Electrolux EOC8P39WX, EOC8P39WZ, KOCBP39WX Používateľská príručka

  • Prečítal som si návod na použitie pre rúry Electrolux EOC8P39WX, EOC8P39WZ a KOCBP39WX. Som pripravený odpovedať na vaše otázky týkajúce sa funkcií, nastavení, čistenia a riešenia problémov s týmito rúrami. Návod detailne opisuje rôzne režimy pečenia, používanie parného varenia a pyrolytického čistenia, ako aj nastavenie časovača a ďalších funkcií.
  • Ako používať pyrolytické čistenie?
    Ako sa používa funkcia varenia v pare?
    Ako funguje teplotný senzor?
    Ako sa nastavuje časovač?
EOC8P39WX
EOC8P39WZ
KOCBP39WX
Udhëzimet për përdorim 2
Upute za uporabu 52
Návod k použití 101
Kasutusjuhend 151
Használati útmutató 201
Lietošanas instrukcija 252
Naudojimo instrukcija 302
Упатство за ракување 355
Instrukcja obsługi 407
Manual de utilizare 458
Návod na používanie 508
SQ
HR
CS
ET
HU
LV
LT
MK
PL
RO
SK
Kullanma Kılavuzu 559TR
NE MENDOJMË PËR JU
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete
dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju
pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të
merrni rezultate optimale çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve,
shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të
dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË.......................3
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave
me probleme..........................................4
1.2 Siguria e përgjithshme.....................4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË......................5
2.1 Instalimi............................................5
2.2 Lidhja elektrike.................................6
2.3 Përdorimi......................................... 7
2.4 Kujdesi dhe pastrimi........................ 8
2.5 Pastrimi pirolitik................................8
2.6 Gatimi me avull................................9
2.7 Ndriçimi i brendshëm.......................9
2.8 Shërbimi...........................................9
2.9 Hedhja............................................. 9
3. INSTALIMI..................................................10
3.1 Montimi inkaso...............................10
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet............ 11
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT......................12
4.1 Pamje e përgjithshme....................12
4.2 Aksesorët.......................................12
5. SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN...13
5.1 Paneli i kontrollit.............................13
5.2 Ekrani.............................................13
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË..........15
6.1 Pastrimi fillestar ............................ 15
6.2 Lidhja e parë..................................15
6.3 Lidhja me valë ...............................15
6.4 Licencat e softuerit.........................16
2/608
6.5 Ngrohja paraprake fillestare...........17
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.....................17
7.1 Si ta programoni: Funksionet
e nxehjes............................................. 17
7.2 Mënyra e vendosjes: Funksioni i
ngrohjes me avull.................................18
7.3 Depozita e ujit................................19
7.4 Si ta programoni: Gatim
i asistuar.............................................. 19
7.5 Funksionet e nxehjes.....................20
7.6 Shënime mbi: Pjekje vent.
me lagështirë....................................... 22
8. FUNKSIONET E ORËS..............................23
8.1 Përshkrimi i funksioneve të orës....23
8.2 Si ta programoni: Funksionet
e orës...................................................23
9. MËNYRA E PËRDORIMIT:
AKSESORËT................................................. 25
9.1 Futja e aksesorëve........................ 25
9.2 Sensori i ushqimit.......................... 26
9.3 Aksesorë për gatim me avull......... 28
9.4 Gatimi me avull në enën e pjekjes
dietetike............................................... 29
9.5 Gatimi i drejtpërdrejtë me avull......29
10. FUNKSIONET SHTESË...........................29
10.1 Si ta ruani: Të preferuara.............29
10.2 Bllokimi i funksionit...................... 30
10.3 Fikja automatike...........................30
10.4 Ventilatori i ftohjes....................... 30
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA................... 31
11.1 Rekomandimet e gatimit..............31
11.2 Pjekje vent. me lagështirë............31
11.3 Pjekje vent. me lagështirë -
aksesorët e rekomanduar....................33
11.4 Tabelat e gatimit për institutet e
testimit................................................. 33
12. KUJDESI DHE PASTRIMI....................... 35
12.1 Shënime mbi pastrimin................ 35
12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e
rafteve .................................................36
12.3 Si ta përdorni: Pastrimi pirolitik.... 36
12.4 Si ta pastroni: Depozita e ujit.......37
12.5 Kujtuesi i pastrimit........................38
12.6 Mënyra e heqjes dhe e
instalimit: Dera.....................................38
12.7 Mënyra e ndërrimit: Llamba.........40
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE.................. 41
13.1 Çfarë duhet bërë nëse.................41
13.2 Mënyra e menaxhimit: Kodet e
defekteve............................................. 43
13.3 Të dhënat e shërbimit..................44
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................44
14.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e
informacionit të produktit*.................... 44
14.2 Kursimi i energjisë....................... 45
15. STRUKTURA E MENYSË........................46
15.1 Menyja......................................... 46
15.2 Nënmenyja për: Pastrimi............. 46
15.3 Nënmenuja për: Opsionet............47
15.4 Nënmenyja për: Lidhjet................47
15.5 Nënmenuja për: Konfigurimi........ 48
15.6 Nënmenyja për: Servisi................48
16. ËSHTË E LEHTË!.................................... 48
17. PËRDORNI MENYNË E SHPEJTË!........ 50
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
3/608
INFORMACIONI I SIGURISË
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen dhe pajisjet portative me My Electrolux Kitchen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet.
Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike
është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra
e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
4/608
INFORMACIONI I SIGURISË
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët për furrë.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
Derdhjet e tepërta të ushqimeve duhen hequr përpara
pastrimit pirolitik. Nxirrini të gjitha pjesët nga furra.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie dhe këpucë të mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e
instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e furrës hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
5/608
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë
minimale të suprinës)
590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes 594 mm
Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes 576 mm
Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes 595 mm
Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes 559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm
Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e
vendosur në pjesën e pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja
është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së
pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit
elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës
poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të
tillë që të mos hiqet pa vegla.
6/608
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet
të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga
rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Mbylleni plotësisht derën e pajisjes, përpara se të lidhni spinën e rrymës me prizën e
rrymës.
Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe
tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²)
maksimumi 1380 3 x 0.75
maksimumi 2300 3 x 1
maksimumi 3680 3 x 1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë se kabllot e fazës dhe
nulit (kabllot blu dhe kafe).
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet
avull i nxehtë.
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri.
7/608
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:
mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të
mbesin përgjithmonë.
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull për ngrohje dhome.
Gatuani gjithmonë me derën e furrës të mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje,
banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht
pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre.
çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin.
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.
8/608
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.
Pastrimi pirolitik është një operacion me temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë tymra nga
mbetjet e gatimit dhe materialet e ndërtimit, prandaj konsumatorët këshillohen të veprojnë si
më poshtë:
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik.
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë përdorimit të parë dhe pas tij, në një temperaturë
maksimale pune.
Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht të
ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin gjatë procesit të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.
Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të lokalizuara
të temperaturave në afërsi të furrave pirolitike kur është në punë programi pirolitik i
vetëpastrimit.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë, tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen nga
përdorimi i funksionit të pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha furrat pirolitike
dhe mund të jenë gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të nivelit të ulët.
Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk janë të dëmshme
për njerëzit, duke përfshirë fëmijët ose personat me probleme mjekësore.
2.6 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
Mos e hapni derën e pajisjes gjatë funksionit të gatimit me avull.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes pas funksionit të gatimit me avull.
2.7 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas:
Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh.
temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth
statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifike.
2.8 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
2.9 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
9/608
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda
pajisjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Montimi inkaso
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG/Electrolux
Oven - Column installation
18
594
589
114
21548
595
+-1
min. 550
20
600
min. 560
3
5
60
20
80
520
60
198
523
(*mm)
10/608
INSTALIMI
min. 550
20
595
+-1
18
590
min. 560
594
589
114
21548
3
5
70
60
520
60
20
198
523
(*mm)
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
11/608
INSTALIMI
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pamje e përgjithshme
6
12
10
9
5
4
11
8
5
4
1
2
3
3
2 3
7
1
1
Paneli i kontrollit
2
Programuesi elektronik
3
Sirtari i ujit
4
Priza e sensorit të ushqimit
5
Elementi i ngrohjes
6
Llamba
7
Ventilimi
8
Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
9
Tubi i shkarkimit
10
Valvula e daljes së ujit
11
Poyicioni i raftit
12
Hyrja e avullit
4.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
Tava e pjekjes
Për kekë dhe kuleçë.
Tava e skarës/pjekjes
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës.
Sensori i ushqimit
Për të matur se sa gatuhet ushqimi.
Korridori teleskopik
Me shinat teleskopike mund t'i vendosni dhe hiqni raftet më lehtë.
Enë për pjekje dietike
Për funksionet e gatimit me avull.
12/608
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
5. SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
5.1 Paneli i kontrollit
1 2 3 4
5 6
1
AKTIV / JOAKTIV Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur furrën.
2
Menyja Listë e funksioneve të furrës.
3
Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.
4
Ekrani Tregon cilësimet aktuale të furrës.
5
Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.
6
Nxehje e shpejtë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin: Nxehje e shpejtë.
Shtypni Lëvizni
3s
Shtypni dhe mbani
Prekni sipërfaqen me majën e
gishtit.
Rrëshqisni gishtin mbi
sipërfaqe.
Prekni sipërfaqen për 3
sekonda.
5.2 Ekrani
STARTSTART
12:3012:30
150°C
Pas aktivizimit, ekrani shfaq panelin kryesor
me funksionin e nxehjes dhe temperaturën e
parazgjedhur.
13/608
SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
12
:
34
Nëse nuk e përdorni furrën për 2 minuta, ekrani
kalon në gjendje gatishmërie.
11min
12:3012:30
150°C
STOP
Kur gatuani, ekrani shfaq funksionet e caktuara
dhe opsione të tjera të disponueshme.
150°C
12:30
15min
START
85°C
G F DE
C
A B
Ekrani me numrin maksimal të funksioneve të
vendosura.
A. Wi-Fi
B. Ora Ditore
C. NISJA/STOP
D. Temperaturë
E. Funksionet e nxehjes
F. Kohëmatësi
G. Sensori i ushqimit (vetëm për modele të
zgjedhura)
Treguesit e ekranit
Treguesit bazë - për të naviguar në ekran.
Për të konfirmuar
përzgjedhjen / cilësimin.
Për të shkuar
një nivel pas
në menu.
Për të zhbërë
veprimin e
fundit.
Për të aktivizuar dhe
çaktivizuar opsionet.
Bjeri alarmit treguesit e funksioneve - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali.
Funksioni është i aktivizuar.
Funksioni është i aktivizuar.
Gatimi ndalon automatikisht.
Alarmi i sinjalit është i
fikur.
Treguesit e kohëmatësit
Për të caktuar funksionin: Shtyrja e programit.
Për të anuluar parametrin.
14/608
SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
Wi-Fi treguesi - furra mund të lidhet me Wi-Fi.
lidhja Wi-Fi është e aktivizuar.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Pastrimi fillestar
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund
të hiqen nga furra.
Pastroni furrën dhe aksesorët
me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një detergjent të
butë.
Vendosni në furrë aksesorët
dhe mbajtëset e rafteve që
mund të hiqen.
6.2 Lidhja e parë
Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë.
Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Ora Ditore.
6.3 Lidhja me valë
Për të lidhur furrën, ju nevojitet:
Rrjet me valë me lidhje në internet.
Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë.
Hapi 1 Shkarkoni aplikacionin për celularë My Electrolux Kitchen dhe ndiqni udhëzimet për
hapat e mëtejshëm.
Hapi 2 Ndizni furrën.
Hapi 3
Shtypni: . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet.
Hapi 4
- rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi.
Hapi 5 Moduli me valë i furrës fillon brenda 90 sekondave.
15/608
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përdorni menynë e shpejtë!
Frekuenca 2,4 GHz WLAN 5 GHz WLAN
2400 - 2483,5 MHz 5150 - 5350 MHz
5470 - 5725 MHz
Protokolli IEEE 802.11b DSSS,
802.11g/n OFDM
IEEE 802.11 a/n OFDM
Fuqia maksimale EIRP < 20 dBm (100 mW) EIRP < 23 dBm (200 mW)
Moduli Wi-Fi NIU5-50
Bluetooth-i i frekuencës 2400 - 2483,5 MHz
Protokolli LE: DSSS
Fuqia maksimale EIRP < 4 dBm (2,5 mW)
Shtetet anëtare të BE-së të mbuluara nën klauzolën e direktivës 2014/53/BE: Belgjika Bullgaria,
Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Irlanda, Greqia, Spanja, Franca, Kroacia,
Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia,
Portugalia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e
Bashkuar, Turqia.
6.4 Licencat e softuerit
Softueri në këtë produkt përmban përbërës që bazohen në softuerë falas dhe me burim të hapur.
Electrolux me mirënjohje i pranon kontributet e softuerëve të hapur dhe të komuniteteve të
robotikës në projektin e zhvillimit.
Për të hapur kodin burimor të këtyre përbërësve të softuerëve falas dhe me burim të hapur,
kushtet e licencës së të cilave duhen publikuar, dhe për të parë informacionin e tyre të plotë për të
drejtat e autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës, vizitoni: http://
electrolux.opensoftwarerepository.com (dosja NIU5).
16/608
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
6.5 Ngrohja paraprake fillestare
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara përdorimit të parë.
Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
Hapi 2
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
Hapi 3
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të
jetë e ajrosur mirë.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Si ta programoni: Funksionet e nxehjes
Hapi 1 Ndizni furrën. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 3
Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe shtypni: . Në ekran shfaqet: temperatura.
Hapi 4
Vendosja e: temperaturës. Shtypni: .
Hapi 5
Shtypni: .
Sensori i ushqimit - mund ta fusni sensorin në çdo moment përpara ose gjatë
gatimit.
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin e nxehjes.
Hapi 6 Fikni furrën.
Përdorni menynë e shpejtë!
17/608
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
7.2 Mënyra e vendosjes: Funksioni i ngrohjes me avull
Hapi 1 Ndizni furrën.
Zgjidhni simbolin e funksionit të ngrohjes dhe shtypeni për të hyrë në nënmeny.
Hapi 2 Vendosni funksionin e ngrohjes me avull.
Hapi 3
Shtypni: . Ekrani shfaq parametrat e temperaturës.
Hapi 4 Vendosni temperaturën.
Hapi 5
Shtypni: .
Hapi 6 Shtypni kapakun e sirtarit të ujit për ta hapur.
Hapi 7 Mbushni sirtarin e ujit me ujë të ftohtë deri në nivelin maksimal (rreth 900 ml), derisa
të bjerë sinjali ose ekrani të shfaqë mesazhin. Mos e mbushni sirtarin e ujit mbi
kapacitetin e tij maksimal. Ekziston rreziku i rrjedhjes e derdhjes së ujit dhe dëmtimit
të mobilies.
PARALAJMËRIM!
Përdorni vetëm ujë të ftohtë rubineti. Mos përdorni ujë të filtruar
(demineralizuar) apo të distiluar. Mos përdorni lëngje të tjera. Mos
vendosni lëngje të djegshme ose alkoolike në sirtarin e ujit.
Hapi 8 Shtyjeni sirtarin e ujit në pozicionin e tij fillestar.
Hapi 9
Shtypni: .
Kur furra arrin temperaturën e caktuar, bie sinjali.
Hapi 10 Kur sirtarit të ujit i mbaron uji, bie sinjali. Rimbushni sirtarin e ujit.
Hapi 11 Fikni furrën.
Hapi 12 Zbrazeni sirtarin bosh pas përfundimit të gatimit.
PARALAJMËRIM!
Furra është e nxehtë. Ka rrezik djegieje. Bëni kujdes kur zbrazni
sirtarin e ujit.
Hapi 13 Në brendësi mund të kondensohet uji i mbetur. Pas gatimit, hapni me kujdes derën e
furrës. Kur furra është e ftohtë, thajeni brendësinë me një leckë të butë. Prisni të
paktën 60 minuta pas çdo përdorimi, për të shmangur daljen e ujit të nxehtë nga
valvula e daljes së ujit.
18/608
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Përdorni menynë e shpejtë!
7.3 Depozita e ujit
Treguesi i rezervuarit të ujit
Depozita është plot.
Depozita është gjysmë e mbushur.
Depozita është bosh. Rimbushni depozitën.
Nëse hidhni shumë ujë në depozitë, valvula e sigurisë e derdh ujin e tepërt në fund të hapësirës
së brendshme. Hiqeni ujin me sfungjer.
Zbrazja e depozitës së ujit
Hapi 1
Fikni furrën, lëreni me derë të hapur dhe
prisni derisa furra të jetë e ftohtë.
B
C
A
Hapi 2
Lidhni tubin e kullimit (C) në valvulën e
daljes (A) përmes bashkuesit (B).
Hapi 3
Mbani fundin e tubit nën nivelin e A dhe
shtyni B në mënyrë të përsëritur për të
mbledhur ujin e mbetur.
Hapi 4
Shkëputni C dhe B dhe thajeni furrën me
një sfungjer të butë.
7.4 Si ta programoni: Gatim i asistuar
Çdo gatim në këtë nënmeny ka një funksion dhe temperaturë të rekomanduar. Mund ta
përshtatni kohën dhe temperaturën.
Për disa prej gatime ju mund të gatuani gjithashtu me:
Peshë automatike
Sensori i ushqimit
Niveli i gatimit të një gjelle:
I pjekur pak ose Më pak
I gatuar mesatarisht
I gatuar mirë ose Më shumë
19/608
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Hapi 1 Ndizni furrën.
Hapi 2
Shtypni: .
Hapi 3
Shtypni: Fusni: Gatim i asistuar.
Hapi 4 Zgjidhni një gatim ose lloj ushqimi.
Hapi 5
Shtypni: .
Përdorni menynë e shpejtë!
7.5 Funksionet e nxehjes
STANDARD
Funksionet e
nxehjes
Aplikimi
Skara
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë turbo
Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një
pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar.
Ventilator i plotë
Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë
ushqimin. Vendoseni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim
tradicional.
Ushqime të ngrira
Për të gatuar ushqime të shpejta (p.sh. patate të skuqura, patate me
prerje trekëndore ose kuleç) krokante.
20/608
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
/