pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral
dhe kontaktorë.
• Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
• Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e
përshtatshme të zgavrës.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instalojeni pajisjen me pjesën e saj të
pasme dhe me një anë afër pajisjes me
lartësi më të madhe. Ana tjetër duhet të
vendoset pranë pajisjeve që kanë të
njëjtën lartësi.
• Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
• Furrat e integruara dhe sipërfaqet e
gatimit të integruara janë të pajisur me
sistem lidhjesh të posaçëm. Për të
parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes,
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
• Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos dëmtoni ose
shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është
e zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
• Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi
ose zjarri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Mos i prekni elementët e nxehtë
në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
• Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën ndërsa pajisja është në
punë. Mund të dalë avull i nxehtë. Ka
rrezik djegieje të lëkurës.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
• Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
– mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
– mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
electrolux 3