Zanussi ZGO62414BA Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka
Udhëzimet për përdorim 2
Упатство за ракување 15
Návod na používanie 29
SQ
MK
SK
ZGO62414
Vatër gatimi
Плоча за готвење
Varný panel
SK MK AL
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzimet për sigurinë 3
Përshkrim i produktit 6
Përdorimi i përditshëm 6
Udhëzime dhe këshilla 7
Kujdesi dhe pastrimi 8
Zgjidhja e problemeve 9
Instalimi 10
Të dhëna teknike 13
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme janë të
nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ne
rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë gjatë
përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
2 www.zanussi.com
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në
zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Në rastin e thyerjes së vatrës prej xhami:
fikni menjëherë të gjitha vatrat dhe çdo element elektrik
ngrohjeje dhe izolojeni pajisjen nga rryma elektrike,
mos e prekni sipërfaqen e pajisjes,
mos e përdorni pajisjen.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin, nevojitet një
çelës izolues për të gjitha polet me një hapësirë kontakti.
Duhet të garantohet shkëputja e plotë në përputhje me
kushtet e specifikuara në kategorinë III të tensionit të tepërt.
Kablloja e tokëzimit përjashtohet nga kjo.
Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja të
mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull nëpërmjet
veshjeve izoluese) me pjesët që mund të arrijnë temperatura
prej 50°C mbi temperaturën e dhomës.
Udhëzimet për sigurinë
Kjo pajisje është e përshtatshme për tregjet e
mëposhtme : SK MK AL
www.zanussi.com 3
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë
fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen
e pjesës së poshtme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të
shërbimit ose me një elektriçist për
ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Lidhja me gazin
Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer nga një
person i kualifikuar.
Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni i
gazit) dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme.
Sigurohuni që rreth pajisjes të qarkullojë
ajër.
Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një pajisje
që nxjerr tymrat e djegies. Sigurohuni që të
lidhni pajisjen sipas rregulloreve
ekzistuese për instalimin. Kushtojini
vëmendje kërkesave në lidhje me ajrosjen
e mjaftueshme.
4 www.zanussi.com
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Mos vendosni takëme ose kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë,
ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi vatrën e nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Enët e gatimit prej gize, alumini ose enët
me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin
xhamin/qeramikën prej xhami. Gjithmonë
ngrijini këto objekte kur duhet t'i vendosni
në sipërfaqen e gatimit.
Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe me
diametër më të madh se dimensionet e
vatrave.
Sigurohuni që enët e gatimit të vendosen
në qendër të vatrave.
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
Mos instaloni një difuzor flake mbi vatër.
Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz
gjeneron nxehtësi dhe lagështi. Dhoma ku
instalohet pajisja duhet të ketë ajrosje të
mirë.
Përdorimi intensiv dhe për një kohë të
gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën për
më shumë ajrim, si për shembull për të
hapur një dritare ose për një ajrim më
efikas, siç mund të jetë rritja e nivelit të
ajrimit mekanik nëse është e mundur.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
Mos lejoni që lëngje acide të tilla si uthulla,
lëngu i limonit ose kimikate për heqjen e
bigorrit të prekin vatrën. Kjo mund të
shkaktojë njolla pa shkëlqim.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen
nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Mos i pastroni vatrat në enëlarëse.
www.zanussi.com 5
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për
t'u informuar mbi mënyrën e duhur të
hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Shtypni tubat e jashtëm të gazit.
Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Përshkrim i produktit
Pamja e sipërfaqes së gatimit
2
1 3
4
1
Vatra e shpejtë
2
Vatra gjysmë e shpejtë
3
Vatra ndihmëse
4
Çelësat e kontrollit
Çelësi i kontrollit
Simboli Përshkrimi
nuk ka furnizim gazi / pozi‐
cioni fikur
Simboli Përshkrimi
pozicioni i ndezjes / furnizim
me gaz në maksimum
furnizim me gaz në minimum
Përdorimi i përditshëm
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
6 www.zanussi.com
Pamje e përgjithshme e vatrës së
gatimit
A
B
D
C
A) Kapaku i vatrës së gatimit
B) Kurora e vatrës së gatimit
C) Kandela e ndezjes
D) Termoçifti
Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën përpara se të
vendosni enët mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur përdorni
zjarre në mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit për poshtë dhe
kthejeni atë në drejtim kundër orar në
pozicionin e çlirimit të gazit në maksimum
( ).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur për
rreth 10 ose më pak sekonda. Kjo
mundëson ngrohjen e termoçiftit. Nëse jo,
furnizimi me gaz ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh vatra
nuk ndizet, kontrolloni nëse kurora
dhe kapaku i saj janë vendosur
mirë.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin e kontrollit të
shtypur për më shumë se 15
sekonda. Nëse vatra nuk ndizet
pas 15 sekondash, lirojeni çelësin
e kontrollit, rrotullojeni atë në
pozicionin "off" (fikur) dhe prisni të
paktën 1 minutë përpara se të
provoni të ndizni vatrën sërish.
KUJDES!
Kur nuk ka rrymë elektrike, mund
ta ndizni vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë rast
afrojini vatrës një flakë, ktheni
çelësin e kontrollit në drejtim
kundërorar në pozicionin e çlirimit
të gazit në maksimum dhe shtyjeni
për poshtë. Mbajeni dorezën e
kontrollit të shtypur për 10 ose më
pak sekonda që ta lini termoçiftin
të ngrohet.
Nëse vatra fiket aksidentalisht,
rrotullojeni çelësin e kontrollit në
pozicionin e fikjes dhe riprovoni të
ndizni vatrën sërish pas të paktën
1 minute.
Krijuesi i shkëndijave mund të
ndizet automatikisht kur riktheni
rrymën elektrike, pas instalimit ose
pas një ndërprerjeje të rrymës.
Është normale.
Fikja e vatrës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
pozicionin e fikjes .
PARALAJMËRIM!
Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë
përpara se të hiqni enët nga vatra.
Udhëzime dhe këshilla
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
www.zanussi.com 7
Enët e gatimit
KUJDES!
Mos përdorni tiganë prej gize, enë
balte, pllaka skare ose pllakat
thekëse.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni mbi vatra tenxhere
që nuk qëndrojnë mirë ose janë të
dëmtuara për të parandaluar
derdhjen dhe lëndimet.
KUJDES!
Sigurohuni që fundi i tenxhereve të
mos qëndrojë mbi çelësat e
kontrollit, në të kundërt flaka do të
nxehë çelësat e kontrollit.
KUJDES!
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi
pjesën e përparme të sipërfaqes
së vatrës.
KUJDES!
Sigurohuni që tenxheret të jenë
vendosur në qendër mbi vatrat, për
të përfituar stabilitet maksimal dhe
konsumin më të ulët të gazit.
KUJDES!
Lëngjet e derdhura gjatë gatimit
mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit.
Kursimi i energjisë
Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë
kapakët mbi enët e gatimit.
Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën sa për
të zier pak ujin.
Diametrat e enëve të gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri i të
cilave korrespondon me përmasat
e vatrave.
Vatra Diametri i enës
së gatimit
(mm)
Rapid (E shpejtë) 180 - 260
Gjysmë e shpejtë 120 - 220
Ndihmëse 80 - 180
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Informacione të përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që mund
të përdoret për sipërfaqen e vatrës.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thikë, kruajtëse ose
instrumente të ngjashme për të
pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave
dhe skeletit (nëse ka).
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Skarat mbështetëse të tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë rezistente
ndaj larjes në enëlarëse. Ato duhet
të lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë vatrën, hiqni
skarat mbështetëse të tenxhereve.
8 www.zanussi.com
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse,
për të mos e dëmtuar rrafshin
e gatimit.
2. Veshja prej smalti ndonjëherë mund të
ketë cepa të fortë, kështu që bëni kujdes
kur të lani me dorë mbështetëset e
tenxhereve dhe kur t'i thani. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta me një
pastrues në trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave mbështetëse të
tenxhereve, sigurohuni që ato të
vendosen në pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatrat të funksionojnë mirë,
sigurohuni që krahët e skarës
mbështetëse të puthiten me qendrën e
vatrës.
Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan dhe ushqime me sheqer. Nëse nuk
e bëni, vatra mund të dëmtohet nga
papastërtia.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni vatrën me
një leckë të njomë dhe me pak detergjent.
Pas pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara, bekun
dhe kurorën, lajini ato me ujë të ngrohtë
dhe sapun dhe thajini me kujdes përpara
se t'i vendosni në vend.
Pastrimi i kandelës së ndezjes
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini të
pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e kurorës
së vatrës të mos jenë të bllokuara.
Mirëmbajtja periodike
Flisni vazhdimisht me qendrën tuaj lokale të
autorizuar të shërbimit që të kontrollojnë
gjendjen e tubit të gazit dhe rregulluesin e
presionit, nëse është i pranishëm.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk ka shkëndijë kur mundohe‐
ni të aktivizoni ndezësin e
shkëndijës.
Vatra nuk është e lidhur me rrje‐
tin elektrik ose nuk është lidhur
saktë.
Kontrolloni nëse vatra është lid‐
hur siç duhet me rrjetin elektrik.
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mos‐
funksionimit është siguresa.
Nëse siguresa lirohet vazhdi‐
misht, kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.
Kapaku dhe kurora e gatimit
janë vendosur të paniveluara.
Vendoseni mirë kapakun dhe
kurorën e vatrës.
Flaka fiket menjëherë pas
ndezjes.
Termoçifti nuk është nxehur sa
duhet.
Pasi të keni ndezur flakën,
mbajeni çelësin të shtypur për
10 ose më pak sekonda.
www.zanussi.com 9
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Unaza e flakës nuk është e ni‐
veluar.
Kurora e vatrës është e bllokuar
nga mbetjet ushqimore.
Sigurohuni që injektori të mos
jetë bllokuar si dhe që kurora e
vatrës të jetë e pastër.
Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër
shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga
pllaka e specifikimeve. Sigurohuni që ta
përdorni vatrën saktë. Nëse jo, servisi nga
tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë
falas, edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe
kushtet e garancisë janë në broshurën e
garancisë.
Etiketat që merren me çantën e
aksesorëve
Ngjisni etiketat adezive siç tregohet më
poshtë:
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MOD.
PROD.NO.
SER.NO
DATA
MOD.
PROD.NO.
SER.NO.
03 IT
MADE IN ITALY
TYPE
IP20
0049
A B C
A) Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
dërgoni këtë pjesë (nëse zbatohet).
B) Ngjiteni mbi letrën e garancisë dhe
mbajeni këtë pjesë (nëse zbatohet).
C) Ngjiteni mbi librin e udhëzimeve.
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të vatrës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
10 www.zanussi.com
Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme lidhur me
instalimin dhe mirëmbajtjen duhet
të kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje me
standardet dhe rregullat vendore
në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të mos
bien në kontakt me pjesët e lëvizshme ose që
të mos shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur
vatra të vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i furnizimit
me gaz të pajisjes përputhet me
vlerat e rekomanduara. Rakordi tip
bërryl lidhet me linjën e ushqimit
me gaz nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët pa
ushtruar forcë, rregullojeni lidhjen e
gazit në drejtimin e duhur dhe
shtrëngoni çdo gjë.
A B C
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit për
gazin e lëngshëm. Përdorni gjithmonë
guarnicionin. Më pas vazhdoni me lidhjen e
gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
nuk ka ngushtime;
nuk është tërhequr ose përdredhur;
nuk është në kontakt me pjesë të mprehta
ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
të mos tregojë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja skajet si dhe në të gjithë
gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar,
por të ketë elasticitetin e duhur;
mbërthyeset mbajtëse të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali,
mos u përpiqni ta ndreqni tubin por thjesht
zëvendësojeni atë.
PARALAJMËRIM!
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicioni i çdo
lidhje tubi të jetë i saktë. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni tabelën
në kapitullin "Të dhënat teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshme për
llojin e gazit. Mund ta gjeni këtë etiketë në
ambalazhin që keni marrë bashkë me
pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni i
nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit te tubi i furnizimit me
gaz.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1. Ndizni vatrën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës anashkaluese (A).
www.zanussi.com 11
A
5. Nëse ndryshoni:
Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20
20 mbar në gaz të lëngët, shtrëngoni
plotësisht vidën anashkaluese deri në
fund.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyror G20 20 mbar, zhvidhoseni
vidën anashkaluese me rreth 1/4
rrotullim .
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur
e rrotulloni çelësin shpejt nga
pozicioni maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj elektrik lokal.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike. Ajo duhet të pajisjet me spinën e
duhur, e cila përballon ngarkesën e
shënuar në etiketën e specifikimeve.
Sigurohuni që të instaloni spinën në një
prizë të saktë.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
instalimit.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Ka rrezik zjarri kur pajisja lidhet me kabllo
zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta. Sigurohuni që tokëzimi të jetë
në përputhje me standardet dhe
rregulloret.
Mos lejoni që kablloja e rrymës të nxehet
në një temperaturë më të lartë se 90°C.
Sigurohuni që të lidhni telin blu të
nulit me terminalin e shënuar me
germën "N". Lidheni telin kaf (ose
të zi) të fazës me terminalin e
shënuar me germën "L". Mbajeni
telin e fazës të lidhur në çdo kohë.
Kablloja e lidhjes
Për ta ndërruar kabllon bashkuese, përdorni
vetëm kabllo speciale ose ekuivalente të saj.
Lloji i kabllos është: H05V2V2-F T90.
Sigurohuni që seksioni i kabllos të jetë i
përshtatshëm për tensionin dhe temperaturën
e punës. Teli i tokëzimit me ngjyrë të verdhë/
jeshile duhet të jetë afërsisht 2 cm më i gjatë
se teli i fazës kaf (ose i zi).
Montimi
min. 55 mm
min. 650 mm
550 mm
min. 450 mm
30 mm
470 mm
A
B
A) guarnicioni i dhënë
B) kllapat e dhëna
KUJDES!
Pajisjen instalojeni vetëm në një
sipërfaqe pune të sheshtë.
Mundësitë e montimit në mobilie
Paneli i montuar nën vatër duhet të jetë
lehtësisht i lëvizshëm dhe të lejojë lehtësisht
ndërhyrjet teknike në rast nevoje.
12 www.zanussi.com
Njësi kuzhine me derë
min 20 mm
(max 150 mm)
30 mm
60 mm
B
A
A) Paneli i çmontueshëm
B) Hapësira për lidhjet
Njësi kuzhine me furrë të integruar
Lidhja elektrike e vatrës së gatimit dhe e
furrës duhen instaluar të ndara për arsye
sigurie dhe për ta lëvizur me lehtësi furrën
nga mobilia.
Të dhëna teknike
Përmasat e vatrës së gatimit
Gjerësia 580 mm
Thellësia 510 mm
Diametrat e shuntit
VATRA Ø SHUNTI 1/100 mm
Rapid (E shpejtë) 42
Gjysmë e shpejtë 32
Ndihmëse 28
Të dhëna teknike të tjera
FUQIA TOTALE:
Gaz origjinal: G20 (2H) 20 mbar = 7,7 kW
Zëvendësimi i gazit: G30/G31 (3B/P) 30/30 mbar = 545 g/h
Furnizimi elektrik: 230 V ~ 50 Hz
Kategoria e pajisjes: II2H3B/P
Lidhja e gazit: G 1/2"
Kategoria e pajisjes: 3
www.zanussi.com 13
Vatra gazi vetëm për GAZ NATYROR G20 20 mbar
VATRA FUQIA NORMALE kW FUQIA MINIMALE kW SHENJA E INJEK‐
TORIT 1/100 mm
Rapid (E shpejtë) 2,9 0,75 119
Gjysmë e shpejtë 1,9 0,45 96
Ndihmëse 1,0 0,33 70
Vatra gazi për LPG G30/G31 30/30 mbar
VATRA FUQIA NOR‐
MALE kW
FUQIA MINI‐
MALE kW
SHENJA E IN‐
JEKTORIT
1/100 mm
QARKULLIMI NOM‐
INAL I GAZIT në g/h
Rapid (E
shpejtë)
2,7 0,75 86 196
Gjysmë e
shpejtë
1,9 0,45 71 138
Ndihmëse 1,0 0,33 50 73
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin e mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit
ose kontaktoni me zyrën komunale.
14 www.zanussi.com
Содржина
Безбедносни информации 15
Инструкции за безбедност 17
Опис на производот 19
Секојдневна употреба 20
Помош и совети 21
Нега и чистење 22
Решавање на проблеми 22
Монтажа 24
Технички информации 27
Можноста за промени е задржана.
Безбедносни информации
Пред монтажата и употребата на овој апарат, внимателно
прочитајте ги приложените упатства. Производителот не е
одговорен ако неправилната монтажа и употреба
предизвикаат повреди и оштетувања. Секогаш чувајте го
упатството со апаратот за идна употреба.
Безбедност на деца и ранливи лица
Овој апарат можат да го користат деца над 8 години и
лица со намалени физички, сетилни или ментални
способности или лица без искуство и знаење доколку тоа
го прават под надзор или им биле дадени упатства како
безбедно да го употребуваат апаратот и ги разбираат
опасностите поврзани со него.
Не дозволувајте им на децата да играат со апаратот.
Чувајте го пакувањето настрана од дофат на деца.
Држете ги децата и миленичињата подалеку од апаратот
кога тој работи или кога се лади. Деловите кои се
достапни се жешки.
Доколку апаратот има уред за безбедност на деца, ви
препорачуваме да го активирате.
Чистењето и одржувањето од страна на корисникот не
треба да го прават деца без надзор.
Апаратот не смее да биде во дофат на деца помали од 3
години освен ако не се под постојан надзор.
Општа безбедност
Апаратот и неговите достапни делови се вжештуваат за
време на употребата. Не допирајте ги грејните елементи.
www.zanussi.com 15
Не управувајте со апаратот со надворешен тајмер или со
посебен систем за далечинско управување.
Готвењето на површина за готвење со маст или масло
без надзор може да биде опасно и да доведе до пожар.
Никогаш не гаснете оган со вода, туку исклучете го
апаратот, а потоа покријте го пламенот, на пр. со капак
или со специјално противпожарно кебе.
Не чувајте предмети на површините за готвење.
Металните предмети, какви што се ножеви, виљушки,
лажици и капаци, не треба да се оставаат на површината
за готвење бидејќи може да се вжештат.
Не користете чистач на пареа за чистење на апаратот.
Ако стакло-керамичката / стаклената површина е
напукната, исклучете го апаратот за да ја избегнете
можноста од струен удар.
Во случај на кршење на стаклото на жешката рингла:
веднаш исклучете ги сите пламеници и грејниот
елемент и изолирајте го апаратот од довод на
електрична енергија,
не ја допирајте површината на апаратот,
не користете го апаратот.
Доколку кабелот за напојување се оштети, треба да се
замени од страна на производителот, овластен сервисен
претставник или слично квалификувани лица за да се
избегне опасност.
Кога апаратот е директно приклучен на електрично
напојување, има потреба од четири-полен изолиран
прекинувач со спојница. Комплетно исклучување во
согласност со условите наведени во категоријата за
прекумерна волтажа III мора да биде загарантирано.
Кабелот за заземјување не подлежи на ова.
Кога ќе го поврзувате кабелот внимавајте кабелот да не
доаѓа во директен контакт (на пример користење на
заштитна изолација) со делови кои достигнуваат
температури поголеми за 50°C од собната температура.
16 www.zanussi.com
Инструкции за безбедност
Овој апарат е погоден за следниве пазари:
SK MK AL
Монтажа
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Апаратот мора да го монтира
само квалификувано лице.
Извадете ја целата амбалажа
Немојте да монтирате ниту да користите
оштетен апарат.
Придржувајте се до упатството за
монтажа приложено со апаратот.
Одржувајте минимална оддалеченост
од другите апарати и делови.
Секогаш внимавајте кога го
преместувате апаратот затоа што е
тежок. Секогаш носете заштитни
ракавици.
Зачепете ги засечените површини со
заптивач за да спречите влагата да
предизвика надигнување.
Заштитете го дното на апаратот од
пареа и влага.
Не го монтирајте апаратот во близина
на врата или под прозорец. На овој
начин ќе спречите некој жежок сад за
готвење да падне од апаратот кога
вратата или прозорецот се отворени.
Ако апаратот е монтиран над фиоки,
внимавајте просторот помеѓу дното на
апаратот и горната фиока да е доволен
за циркулација на воздух
Дното на апаратот може да стане
жешко. Уверете се дека сте монтирале
незапалива плоча за одделување под
апаратот за да спречите пристап до
дното.
Поврзување со струја
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Ризик од пожар и струен удар.
Секое поврзување со струја треба да
биде направено од квалификуван
електричар.
Апаратот мора да биде заземјен.
Пред да се изведуваат какви било
работи, проверете дали апаратот е
исклучен од струја.
Проверете дали информацијата за
напојување со струја на плочката со
спецификации се совпаѓа со
напојувањето со струја. Доколку не се
совпаѓа, контактирајте со електричар.
Проверете дали апаратот е правилно
монтиран. Лабав и несоодветен кабел
за струја или приклучок (ако е
применливо) може да предизвика
прегревање на терминалот.
Користете соодветен кабел за струја.
Не оставајте ги каблите да се
заплеткаат.
Проверете дали е монтирана заштитата
од струен удар.
Користете клема за да го ослободите
кабелот од напон.
Проверете дали кабелот за струја или
приклучокот (ако е применливо) го
допира топлиот апарат или топлите
садови за готвење кога го поврзувате
апаратот со штекери во близина
Не користете адаптери со повеќе
приклучоци и продолжени кабли.
Потрудете се да не го оштетите
приклучокот за струја (ако е
применливо) или кабелот за струја.
Контактирајте го нашиот Овластен
сервисен центар или електричар за да
го смените оштетениот кабел.
Заштитата од електричен удар на
активните и изолираните делови мора
да се поврзе на таков начин што нема
да може да се извади без алатки.
Поврзете го приклучокот за струја со
штекерот на крајот од монтажата.
Проверете дали приклучокот за струја е
пристапен по монтирањето.
Доколку штекерот е лабав, не
приклучувајте го приклучокот за струја.
Не повлекувајте го кабелот за струја за
да го исклучите апаратот. Секогаш
повлекувајте го приклучокот.
Користете само соодветни уреди за
изолација: заштитни прекинувачи на
линија, осигурувачи (осигурувачи на
вртење извадени од држачот),
заземјување и контактори.
Електричната инсталација мора да има
изолациски уред кој што ви овозможува
да го исклучите апаратот од
приклучокот за струја од сите полови.
Изолацискиот уред мора да има
контактен отвор со ширина од најмалку
3 mm.
www.zanussi.com 17
Поврзување на гас
Секое поврзување на гас треба да биде
направено од квалификувано лице.
Пред монтирањето, уверете се дека
локалните комунални услуги (видот на
гасот и притисокот) одговараат на
барањата за приклучување на апаратот.
Овозможете кружење на воздух околу
апаратот.
Информациите за доводот на гас се на
плочката со податоци.
Овој апарат не смее да се поврзува со
уред кој служи за евакуација на
запаливи производи. Овозможете
поврзување на апаратот според
тековните прописи за монтажа.
Внимавајте на условите кои се дадени
за соодветната вентилација.
Употреба
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Постои опасност од повреда,
изгореници или струен удар.
Отстранете ја целата амбалажа,
етикетата и заштината фолија (ако е
применливо) пред првата употреба.
Овој апарат користете го само во
домашни услови.
Не менувајте ги спецификациите на овој
апарат.
Погрижете се отворите за вентилација
да не бидат блокирани.
Не оставајте го апаратот без надзор
додека работи.
Поставувајте ја ринглата на
„исклучено“ („off“) по секоја употреба.
Не ставајте прибор за јадење или
капаци од тенџериња на ринглите. Тие
може да станат жешки.
Не ракувајте со апаратот со влажни
раце или кога тој има контакт со вода.
Не употребувајте го апаратот како
работна површина или како простор за
складирање.
Кога ставате храна во жешко масло,
може да прска.
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Опасност од пожар и изгореници
При загревање, маснотиите и маслото
можат да испуштаат запаливи пареи.
Држете го огнот или загреаните
предмети подалеку од маснотиите и
маслата кога готвите со нив.
Пареата што ја испушта маслото
коешто е многу жешко може да
предизвика спонтано запалување.
Искористеното масло кое може да
содржи остатоци од храна, може да
предизвика пожар на пониска
температура од маслото што се користи
за прв пат.
Не ставајте запаливи производи или
предмети натопени со запаливи
средства во, блиску до, или на
апаратот.
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Опасност од оштетување на
апаратот.
Не чувајте жешки садови за готвење на
контролната табла.
Не оставајте ги садовите за готвење да
вријат на суво.
Внимавајте предметите или садовите за
готвење да не паднат на апаратот.
Може да се оштети површината.
Не вклучувајте ги ринглите со празни
садови за готвење или без садови за
готвење.
Не ставајте алуминиумска фолија на
апаратот.
Садовите за готвење направени од
лиено железо, алуминиум или со
оштетено дно може да предизвикаат
гребнатини на стаклото / стакло-
керамиката. Овие предмети секогаш
кревајте ги кога треба да ги
преместувате на површината за
готвење.
Користете само стабилни садови за
готвење со правилен облик и дијаметар
не поголем од димензиите на
пламениците.
Осигурете се дека садот за готвење е
централно позициониран на
пламениците.
Потрудете се пламенот да не се изгасне
кога брзо ќе го свртите копчето од
максималната во минималната
положба.
Користете го само дополнителниот
прибор испорачан заедно со апаратот.
Не монтирајте дифузер за пламен на
пламениците.
Употребата на апарат за готвење на гас
произведува топлина и влага.
18 www.zanussi.com
Обезбедете добра вентилација во
собата каде е монтиран апаратот.
Продолженото интензивно користење
на апаратот може да бара
дополнителна вентилација, на пример,
отворање прозорец или поефикасна
вентилација, односно зголемување на
јачината на механичката вентилација,
онаму каде што ја има.
Овој апарат е наменет само за готвење.
Не смее да се користи за други намени,
на пример за загревање на простории.
Не дозволувајте кисели течности, како
што е оцетот, лимоновиот сок или
средствата за отстранување бигор да
допрат до плочата за готвење. Тоа
може да ја оштети глазурата и сјајот.
Нега и чистење
Редовно чистете го апаратот за да
спречите оштетување на материјалот
на површината.
Исклучете го апаратот и оставете го да
се излади пред да го чистите.
Исклучете го апаратот на напојувањето
со струја пред оддржувањето.
Не користете воден спреј и пареа за
чистење на апаратот.
Чистете го апаратот со мека, влажна
крпа. Користете само неутрални
детергенти. Не користете абразивни
производи, абразивни сунѓери за
чистење, растворувачи или метални
предмети.
Немојте да ги чистите пламениците во
машината за миење садови.
Расходување
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Ризик од повреда или
задушување.
Контактирајте со општинската власт за
да добиете информации за правилно
расходување на апаратот.
Исклучете го апаратот од приклучокот
за струја.
Отсечете го кабелот за струја и фрлете
го.
Отворете ги надворешните цевки за гас.
Сервисирање
За да го поправите апаратот
контактирајте го Овластениот сервисен
центар.
Користете само оригинални резервни
делови.
Опис на производот
Распоред на површината за готвење
2
1 3
4
1
Брз пламеник
2
Полубрз пламеник
3
Помошен пламеник
4
Контролни копчиња
www.zanussi.com 19
Контролно копче
Знак Опис
затворен довод на гас /
исклучена положба
Знак Опис
положба за палење /
максимален довод на гас
минимален довод на гас
Секојдневна употреба
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Видете во поглавјата за заштита
и сигурност.
Преглед на пламеник
A
B
D
C
A) Капак на пламеникот
B) Круна на пламеникот
C) Свеќичка за палење
D) Термоeлемент
Палење на пламеникот
Секогаш прво палете го
пламеникот пред да ставите сад
за готвење.
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Бидете многу внимателни кога
користите отворен оган во
кујната. Производителот одбива
секаква одговорност во случај на
злоупотреба на пламенот.
1. Притиснете го контролното копче
надолу и завртете го налево до
положба за максимален довод на гас
( ).
2. Држете го контролното копче
притиснато околу 10 секунди или
помалку. Ова ќе овозможи загревање
на термоелементот. Ако не, доводот на
гас ќе се прекине.
3. Регулирајте го пламенот откако ќе се
стабилизира.
Ако не можете да го запалите
пламеникот и по неколку обиди,
проверете дали круната и
капачето се правилно
наместени.
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Не држете го копчето притиснато
подолго од 15 секунди. Ако
пламеникот не се запали по 15
секунди, отпуштете го
контролното копче, свртете го во
исклучена положба и обидете се
повторно да го запалите
пламеникот по минимум 1
минута.
ВНИМАНИЕ!
Ако нема струја, пламеникот
можете да го запалите без
електричен уред; во ваков
случај, приближете пламен до
пламеникот, свртете го
контролното копче налево на
положба за максимален проток
на гас. Држете го притиснато
контролното копче најмногу 10
секунди за да се загрее
термоелементот.
20 www.zanussi.com
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44

Zanussi ZGO62414BA Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka