EOD5H70BX

Electrolux EOD5H70BX Používateľská príručka

  • Prečítal som si návod na použitie pre elektrické rúry Electrolux EOD5H70BX a KOD5H70BX. Môžem vám pomôcť s akýmikoľvek otázkami týkajúcimi sa ich funkcií, používania, čistenia alebo riešenia problémov. Príručka obsahuje podrobné informácie o rôznych režimoch pečenia, vrátane tradičného pečenia a pečenia s ventilátorom, ako aj pokyny na funkciu Aqua Clean pre jednoduché čistenie.
  • Ako vyčistím rúru pomocou funkcie Aqua Clean?
    Ako nastavím časovač?
    Aké sú odporúčané teploty pre pečenie rôznych druhov jedál?
EOD5H70BX
KOD5H70BX
SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë 2
BG Ръководство за употреба | Фурна 23
HR Upute za uporabu | Pećnica 45
CS Návod k použití | Trouba 66
ET Kasutusjuhend | Ahi 87
HU Használati útmutató | Sütő 107
LV Lietošanas instrukcija | Cepeškrāsns 128
LT Naudojimo instrukcija | Orkaitė 149
MK Упатство за ракување | Печка 170
PL Instrukcja obsługi | Piekarnik 192
RO Manual de utilizare | Cuptor 214
RU Инструкция по эксплуатации | Духовой шкаф 236
SR Упутство за употребу | Пећница 260
SK Návod na používanie | Rúra 282
SL Navodila za uporabo | Pečica 303
UK Інструкція | Духова шафа 323
NE MENDOJMË PËR JU
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është
projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të
bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................5
3. INSTALIMI.......................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 8
5. PANELI I KONTROLLIT.................................................................................. 9
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................... 9
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 10
8. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................12
9. PËRDORIMI I AKSESORËVE...................................................................... 13
10. FUNKSIONET SHTESË..............................................................................14
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................14
12. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................17
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 21
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 21
15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................22
2 SHQIP
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
SHQIP 3
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e
shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të
shmangur një rrezik elektrik.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
4 SHQIP
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
580 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
589 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
570 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
558 mm
Thellësia e pajisjes 561 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 540 mm
Gjerësia me derën të hapur 1007 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1100 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
SHQIP 5
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05
V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për pjesën e kabllos, referojuni fuqisë së
përgjithshme në pllakën e
specifikimeve.Gjithashtu mund t’i referoheni
tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit
(mm²)
maksimumi 1380 3x0.75
maksimumi 2300 3x1
maksimumi 3680 3x1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë)
duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe
të fazës dhe blu të nulit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
6 SHQIP
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.7 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Montimi inkaso
589
594
114
19
21540
570
558
min. 550
20
6
600
min. 560
3
6
(*mm)
SHQIP 7
min. 550
20
580
min. 560 589
594
114
19
21540
570
558
9
(*mm)
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pasqyra e përgjithshme
1 43 52 6
7
8
12
9
10
11
4
3
2
1
13
1Paneli i kontrollit
2Llamba e fuqisë / simboli
3Çelësi i funksioneve të ngrohjes
4Ekrani
5Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
6Treguesi / simboli i temperaturës
7Kanalet e ajrit për ventilatorin e ftohjes
8Elementi i ngrohjes
9Llamba
10 Ventilimi
11 Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
12 Zbalcim i brendshëm- Depozita e
pastrimit me ujë
13 Poyicioni i raftit
8 SHQIP
4.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
Tava e pjekjes
Për kekë dhe kuleçë.
Tava e skarës/pjekjes
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për
mbledhjen e yndyrës.
Korridori teleskopik
Me shinat teleskopike mund t'i vendosni
dhe hiqni raftet më lehtë.
5. PANELI I KONTROLLIT
5.1 Dorezat e palosshme
Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin.
Çelësi del jashtë.
5.2 Butonat / fushat e sensorit
Për vendosjen e orës.
Për të vendosur funksionin e orës.
Për vendosjen e orës.
5.3 Ekrani
A B
A. Funksionet e orës
B. Kohëmatësi
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Përpara përdorimit të parë
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të
jetë e ajrosur mirë.
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
SHQIP 9
Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh
1. , - shtypeni për të
caktuar kohën. Pas rreth 5
sekondash, pulsimi do të ndalet
dhe në ekran do të afishohet
ora.
1. Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen nga furra.
2. Pastroni furrën dhe aksesorët
vetëm me një copë me
mikrofibra, me ujë të ngrohtë
dhe një detergjent të butë.
1. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 1 orë.
2. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 15 min.
3. Vendosni temperaturën
maksimale për funksionin: .
Koha: 15 min.
Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Mënyra e vendosjes: Funksioni
e ngrohjes
Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës
për të përzgjedhur një funksion
ngrohjeje.
Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të
zgjedhur temperaturën.
Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat
në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.
7.2 Caktimi i funksionit: Gatimi me ventilator të plotë PLUS
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje dhe dëmtimi të pajisjes.
Hapi 1 Sigurohuni që furra të jetë e ftohtë.
Hapi 2 Mbusheni relievin e hapësirës së
brendshme me ujë rubineti.
Kapaciteti maksimal i relievit të
hapësirës së brendshme është 250 ml.
Mos e rimbushni relievin e hapësirës së
brendshme gjatë gatimit ose kur furra
është e nxehtë.
Hapi 3 Vendosni funksionin: .
Hapi 4 Rrotullojeni çelësin e kontrollit të temperaturës në temperaturën e vendosur.
Hapi 5 Nxehni paraprakisht furrën bosh për 10 minuta për të krijuar lagështirë.
10 SHQIP
Hapi 6 Futni ushqim në furrë.
Shikoni kapitullin "Udhëzime dhe Këshilla".
Mos e hapni derën e furrës gjatë gatimit.
Hapi 7 Kthejeni çelësin e funksioneve të nxehjes në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.
Hapi 8 Pasi përfundon funksioni, hapni me kujdes derën. Lagështira e çliruar mund të shkaktojë djegie.
Hapi 9 Sigurohuni që furra të jetë e ftohtë. Hiqni ujin e mbetur nga relievi i hapësirës së brendshme.
7.3 Funksionet e nxehjes
Funksioni e
ngrohjes Aplikimi
Pozicioni fikur
Furra është e fikur.
Drita
Për të ndezur llambën.
Gatimi me
ventilator të plotë
PLUS / Pastrimi
me ujë
Për të shtuar lagështirë gjatë
gatimit. Për të marrë ngjyrën e
duhur dhe kore kërcitëse gjatë
pjekjes. Për të dhënë më shumë
lëng gjatë ringrohjes.
Shikoni kapitullin "Kujdesi dhe
pastrimi" për më shumë
informacion rreth: Aqua Clean.
Ventilator i plotë
Për të pjekur në dy pozicione të
raftit njëkohësisht dhe për të
tharë ushqimin.
Vendosni temperaturën 20 -
40°C më poshtë se sa për Gatim
tradicional.
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është krijuar për të
kursyer energji gjatë gatimit. Kur
përdorni këtë funksion,
temperatura në hapësirën e
brendshme mund të ndryshojë
nga temperatura e vendosur.
Fuqia e ngrohjes mund të
pakësohet. Për më shumë
informacion referojuni kapitullit
"Përdorimi ditor", Shënime mbi:
Pjekje vent. me lagështirë.
Nxehtësia e
poshtme
Për pjekjen e kekëve me fund
kërcitës dhe për ruajtjen e
ushqimit.
Funksioni e
ngrohjes Aplikimi
Gatim me ajrim
Për pjekjen dhe gatimin e
ushqimeve me të njëjtën
temperaturë gatimi, duke
përdorur më shumë se një raft,
pa përzierjen e aromave.
Pjekje turbo në
skarë
Për të pjekur nyja të mëdha
mishi ose shpendësh me kocka
në një pozicion rafti. Për të bërë
gratina dhe për të karamelizuar.
Gatim tradicional
Për të pjekur ushqimin në një
nivel furre.
Skarë e shpejtë
Për të pjekur në skarë ushqime
të sheshta në sasi të mëdha dhe
për të thekur bukë.
7.4 Shënime mbi:Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion ishte përdorur për të qenë në
pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik
dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014
dhe EU 66/2014). Testimet sipas: IEC/EN
60350-1.
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në
mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që
furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë
të mundshëm të energjisë.
Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me
lagështirë.Për rekomandime të përgjithshme
të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit
"Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.
SHQIP 11
8. FUNKSIONET E ORËS
8.1 Funksionet e orës
Funksioni i orës Aplikimi
Ora
Për të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore.
Kohëzgjatja
Për të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra.
Sinjalizuesi i minutave
Për vendosjen e numërimit mbrapsht. Ky funksion nuk ndikon në punën e
furrës. Ju mund ta vendosni këtë funksion në çdo kohë, edhe kur furra
është e fikur.
8.2 Si ta programoni: Funksionet e orës
Si ta programoni: Ora
- pulson kur lidhni furrën me prizën, nëse ka pasur shkëputje energjie ose kur kohëmatësi nuk është
vendosur.
, - shtypeni për të caktuar kohën.
Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
Mënyra e ndryshimit: Ora
Hapi 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur për të ndryshuar orën ditore. - fillon të pulsojë.
Hapi 2 , - shtypeni për të caktuar kohën.
Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
Si ta programoni: Kohëzgjatja
Hapi 1 Regjistruar një funksion të furrës dhe temperaturën.
Hapi 2 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. - fillon të pulsojë.
Hapi 3 , - shtypeni për të caktuar kohëzgjatjen.
Ekrani shfaq: .
- pulson kur përfundon koha e caktuar. Sinjali bie dhe furra fiket.
Hapi 4 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.
Hapi 5 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.
Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave
Hapi 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur. - fillon të pulsojë.
12 SHQIP
Si ta programoni: Sinjalizuesi i minutave
Hapi 2 , - shtypeni për të caktuar kohën.
Funksioni nis automatikisht pas 5 sekondash.
Kur koha e vendosur përfundon, bie sinjali.
Hapi 3 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.
Hapi 4 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.
Si të anuloni: Funksionet e orës
Hapi 1 - shtypeni në mënyrë të përsëritur derisa simboli i funksionit të orës fillon të pulsojë.
Hapi 2 Shtypni dhe mbani shtypur: .
Funksioni i orës fiket pas pak sekondash.
9. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Futja e aksesorëve
Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme
rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu
pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth
skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti.
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të
mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që këmbët të
jenë me drejtim poshtë.
SHQIP 13
Tava e pjekjes / Tigan i thellë:
Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të
mbajtëses së raftit.
10. FUNKSIONET SHTESË
10.1 Ventilatori i ftohjes
Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes
ndizet automatikisht për t’i mbajtur sipërfaqet
e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
10.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët me
defekt mund të shkaktojnë mbinxehje të
rrezikshme. Për ta parandaluar këtë, furra ka
një termostat sigurie që ndërpret furnizimin
me energji. Furra ndizet aktivizohet përsëri
automatikisht kur bie temperatura.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.1 Rekomandimet e gatimit
Furra ka katër pozicione raftesh.
Numërojini pozicionet e rafteve të furrës nga
poshtë.
Furra juaj mund të pjekë ndryshe nga furra që
keni pasur më parë.
Gatimi i kekëve
Mos e hapni derën e furrës para se të
mbarojnë 3/4 e kohës së caktuar të gatimit.
Nëse përdorni dy tava për pjekje në të njëjtën
kohë, mbani një nivel bosh mes tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Përdorni një tigan të thellë për ushqim shumë
të yndyrshëm për të parandaluar njollat e
furrës që mund të jenë të përhershme.
Lëreni mishin për afërsisht 15 minuta para se
ta prisni në mënyrë që lëngu të mos dalë
jashtë.
Për të parandaluar shumë tym në furrë gjatë
pjekjes, shtoni pak ujë në enën e thellë. Për
të parandaluar kondensimin e tymit, shtoni
ujë çdo herë pasi të thahet.
Koha e gatimit
Koha e gatimit varet nga lloji i ushqimit,
qëndrueshmëria e tij dhe vëllimi.
Fillimisht, monitoroni performancën kur
gatuani. Gjeni cilësimet më të mira (vendosja
e nxehtësisë, koha e gatimit, etj.) për enët
tuaja të gatimit, recetat dhe sasitë kur
përdorni këtë pajisje.
11.2 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar
Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me
ngjyrë të çelur dhe reflektuese.
14 SHQIP
Tavë pice Tavë gatimi Tasa qeramike Tavë për bazë
pandispanje
E errët, joreflektuese
28 cm diametër
E errët, joreflektuese
26 cm diametër
Qeramikë
8 cm diametër, 5
cm lartësi
E errët, joreflektuese
28 cm diametër
11.3 Pjekje vent. me lagështirë
Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e
listuara në tabelën më poshtë.
(°C) (min)
Role të ëmbla, 12
copë
tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 2 35 - 40
Simite, 9 copë tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 2 35 - 40
Picë, e ngrirë, 0,35 kg rafti rrjetë 220 2 35 - 40
Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e
thellë
170 2 30 - 40
Kekë Brownie tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 2 30 - 40
Sufle, 6 copë tasa qeramike në raftin e telit 200 3 30 - 40
Bazë pudingu
pandispanje
tavë baze pandispanje në raft
teli
170 2 20 - 30
Sandviç Viktoria tavë pjekjeje mbi raft me rrjetë 170 2 35 - 45
Peshk i zier, 0,3 kg tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 3 35 - 45
Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 3 35 - 45
Fileta peshku, 0,3 kg tavë pice mbi raft teli 180 3 35 - 45
Mish i zier, 0,25 kg tavë për pjekje ose tavë e
thellë
200 3 40 - 50
Shashlik, 0,5 kg tavë për pjekje ose tavë e
thellë
200 3 25 - 35
Biskota, 16 copë tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 2 20 - 30
SHQIP 15
(°C) (min)
Amareta, 20 copë tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 2 40 - 45
Kek me kupa, 12 copë tavë për pjekje ose tavë e
thellë
170 2 30 - 40
Pasta me kripë, 16
copë
tavë për pjekje ose tavë e
thellë
170 2 35 - 45
Biskota me kore të
shkrifët, 20 copë
tavë për pjekje ose tavë e
thellë
150 2 40 - 50
Tarta të vogla, 8 copë tavë për pjekje ose tavë e
thellë
170 2 20 - 30
Perime, të ziera, 0,4
kg
tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 3 35 - 40
Omëletë vegjetariane tavë pice mbi raft teli 200 3 30 - 45
Perime mesdhetare,
0,7 kg
tavë për pjekje ose tavë e
thellë
180 4 35 - 40
11.4 Informacion për institutet e testimit
Testet sipas IEC 60350-1.
( °C) (min)
Kekë të
vegjël, 16
për tavë
Gatim
tradicional
Tava e
pjekjes
3 170 20 - 35 -
Kekë të
vegjël, 16
për tavë
Ventilator i
plotë
Tava e
pjekjes
3 160 20 - 35 -
Kekë të
vegjël, 16
për tavë
Ventilator i
plotë
Tava e
pjekjes
1 dhe 3 160 20 - 35 -
Ëmbëlsirë
me mollë, 2
tava Ø20 cm
Gatim
tradicional
Rafti me
rrjetë
1 170 70 - 90 -
Ëmbëlsirë
me mollë, 2
tava Ø20 cm
Ventilator i
plotë
Rafti me
rrjetë
2 160 70 - 90 -
Pandispanjë,
formë keku
Ø26 cm
Gatim
tradicional
Rafti me
rrjetë
2 170 35 - 45 -
16 SHQIP
( °C) (min)
Pandispanjë,
formë keku
Ø26 cm
Ventilator i
plotë
Rafti me
rrjetë
2 160 35 - 45 -
Amareta Gatim
tradicional
Tava e
pjekjes
3 150 20 - 35 Ngroheni furrën
paraprakisht për 10
min.
Amareta Ventilator i
plotë
Tava e
pjekjes
3 150 20 - 35 Ngroheni furrën
paraprakisht për 10
min.
Bukë e
thekur
Skarë Rafti me
rrjetë
3 maks. 1 - 5 Ngroheni furrën
paraprakisht për 10
min.
Qofte prej
mish lope, 6
copë, 0.6 kg
Skarë Rafti me
rrjetë dhe
tavë kullimi
3 maks. 20 - 30 Vendosni raftin me
rrjetë në nivelin e tretë
dhe tavën e kullimit në
nivelin e dytë të furrës.
Rrotullojeni ushqimin
pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës së
gatimit.
Ngroheni furrën
paraprakisht për 10
min.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e
pastrimit
Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe
një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së
hapësirës së brendshme.
Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Përdorimi i
përditshëm
Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Në pajisje ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur
kondensimin, lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në
pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas
çdo përdorimi.
SHQIP 17
Aksesorët
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një
leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në
pjatalarëse.
Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë
të mprehtë.
12.2 Si ta pastroni: Zbalcim i
brendshëm
Pastroni relievin e hapësirës së brendshme
për të hequr mbetjet e çmërsit pas gatimit me
avull.
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Hidhni: 250 ml uthull në relievin e
hapësirës së brendshme. Përdorni
maksimumi 6% uthull pa aditivë.
Lëreni uthullën të tresë mbetjet e
çmërsit në temperaturë ambienti për
30 minuta.
Fshijeni pjesën e brendshme me një
leckë të butë.
Për funksionin: Gatimi me ventilator të plotë PLUS pastroni furrën për çdo 5 - 10 cikle gatimi.
12.3 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e
rafteve
Hiqni mbajtëset e rafteve për të pastruar
furrën.
12.4 Si ta përdorni: Pastrimi me ujë
Kjo procedurë pastrimi përdor lagështirë për
heqjen e yndyrës së mbetur dhe pjesëve
ushqimore nga furra.
Hapi 1 Derdhni ujë në relievin e hapësirës së
brendshme: 200 ml.
Hapi 2 Caktoni funksionin: .
Hapi 3 Vendoseni temperaturën në 90°C.
Hapi 4 Lëreni furrën të punojë për 30 minuta.
Hapi 5 Fikni furrën.
Hapi 6 Prisni derisa furra të jetë ftohur. Thajeni
ujin me një leckë të butë.
12.5 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera
Dera e furrës ka dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm prej
xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se të
hiqni panelet prej xhami.
KUJDES!
Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.
18 SHQIP
Hapi 1 Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja
menteshat.
Hapi 2 Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të klikojnë.
Hapi 3 Mbylleni derën e furrës në pozicionin e parë
të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni per ta
hequr derën nga vendi.
Hapi 4 Vendoseni derën mbi një leckë të butë në
një sipërfaqe të qëndrueshme dhe lironi
sistemin bllokues për të hequr panelin e
brendshëm prej xhami.
Hapi 5 Rrotulloni mbërthyeset me 90° dhe hiqini nga
vendi.
90°
SHQIP 19
Hapi 6 Fillimisht ngrijeni me kujdes dhe më pas
hiqni panelin prej xhami.
12
Hapi 7 Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe sapun. Thajini me kujdes panelet prej xhami. Mos i
pastroni panelet prej xhami në pjatalarëse.
Hapi 8 Pas pastrimit, montoni panelin prej xhamit dhe derën e furrës.
Nëse dera është montuar saktë, do të dëgjoni një klikim kur mbyllni shulat.
Kur instalohet saktë korniza e derës kërcet.
Sigurohuni që ta montoni saktë në vend panelin e
brendshëm prej xhami.
A
12.6 Mënyra e ndërrimit: Llamba
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Llamba mund të jetë e nxehtë.
Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës:
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Fikni furrën. Prisni derisa furra të
jetë ftohur.
Shkëputeni furrën nga priza e
korrentit.
Vendosni një pëlhurë në fund të
zgavrës.
Llamba e pasme
Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr.
Hapi 2 Pastroni kapakun prej xhami.
Hapi 3 Ndërroni llambën me një llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C.
Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.
20 SHQIP
/