Electrolux EOB53202X Používateľská príručka

  • Prečítal som si používateľskú príručku pre elektrickú rúru Electrolux EOB53202. Som pripravený odpovedať na vaše otázky týkajúce sa funkcií, nastavení, čistenia a riešenia problémov. Príručka obsahuje informácie o rôznych režimoch pečenia, používaní teleskopických vodiacich líšt a ďalších užitočných funkciách.
  • Ako nastavím časovač na rúre?
    Ako vyčistím rúru?
    Čo mám robiť, ak sa rúra nezohrieva?
udhëzimet për përdorim
upute za uporabu
návod k použití
navodila za uporabo
Furrë
Pećnica
Trouba
Pečica
EOB53202
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Përpara përdorimit të parë 5
Përdorimi I përditshëm 6
Funksionet e orës 7
Përdorimi i aksesorëve 8
Funksionet shtesë 9
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
Kujdesi dhe pastrimi 14
Si të veprojmë nëse… 17
Të dhëna teknike 18
Instalimi 18
Probleme që lidhen me mjedisin 19
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me
pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe
kafshët larg pajisjes, gjatë kohës që dera
e saj është e hapur ose pajisja është në
funksionim, sepse ajo nxehet. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët
ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun
e dëmtimeve në strukturë ose lëndimet
fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
2 electrolux
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral
dhe kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e
përshtatshme të zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen me pjesën e saj të
pasme dhe me një anë afër pajisjes me
lartësi më të madhe. Ana tjetër duhet të
vendoset pranë pajisjeve që kanë të
njëjtën lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi n
bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e
gatimit të integruara janë të pajisur me
sistem lidhjesh të posaçëm. Për të
parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes,
kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose
shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është
e zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
Mos vendosni produkte ose sende
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi
ose zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Mos i prekni elementët e nxehtë
në pajisje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën ndërsa pajisja është në
punë. Mund të dalë avull i nxehtë. Ka
rrezik djegieje të lëkurës.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
electrolux 3
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në
kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen
me duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që
pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë,
objekte të mprehta, pastrues abrazivë,
sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin
njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
Mos vendosni produkte ose sende
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje
janë llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për
ndriçim të plotë ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i
llambushkës, përdorni një tjetër të së
njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas për
pajisjet elektro-shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të
zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet
për të mos lejuar që fëmijët ose kafshët
e vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
4 electrolux
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Pamje e përgjithshme
7
8
9
11
1
10
12
2 3 4 5 6
1 Paneli i kontrollit
2 Çelësi i temperaturës
3 Treguesi i temperaturës
4 Ekrani
5 Treguesi i fuqisë
6 Çelësi i funksioneve të furrës
7 Zgavrat e ajrimit për ventilatorin ftohës
8 Grili
9 Llamba e furrës
10 Ventilatori
11 Shinat teleskopike të rafteve
12 Etiketa e parametrave
Aksesorët e furrës
Rafti i furrës
Për enë gatimi, forma keku, tava pjekjeje.
Tava e sheshtë e pjekjes
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur
yndyrën.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastrimi paraprak
Hiqini të gjitha pjesët nga pajisja.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes! Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen. Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe Pastrimi".
Regjistrimi i orës
Furra punon vetëm pasi është
regjistruar ora.
Kur lidhni pajisjen me ushqimin elektrik ose
në rast të ikjes së korrentit, treguesi i
funksionit të KOHËS pulson automatikisht.
Për të regjistruar orën aktuale, përdorni
butonin " + " or " - ".
Pas afro 5 sekondash pulsimi ndalon dhe
ekrani shfaq orën aktuale të regjistruar.
electrolux 5
Për të ndryshuar orën nuk duhet
vendosni një funksion automatik
(Kohëzgjatja
ose Përfundimi )
njëkohësisht.
Nxehja paraprake
1.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
2. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 1 orë.
3.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
4. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
5.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
6. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
Kjo duhet për të djegur mbetjet në pajisje.
Pajisjet ndihmëse mund të nxehen më
shumë se zakonisht. Kur e paranxehni
pajisjen për herë të parë, pajisja mund të
lëshojë erë të keqe dhe tym. Kjo pritet që të
ndodhë. Sigurohuni që të ketë ajrim të
mjaftueshëm.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Për të përdorur pajisjen, shtypni çelësin e
kontrollit. Çelësi i kontrollit del jashtë.
Aktivizimi dhe çaktivizimi i pajisjes
1. Çojeni çelësin e funksioneve të furrës te
funksioni i dëshiruar.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës te
temperatura e përzgjedhur.
Kur pajisja është në funksionim,
treguesi i fuqisë qëndron i ndezur.
Treguesi i temperaturës ndizet kur
temperatura e pajisjes rritet.
3. Për ta çaktivizuar pajisjen, rrotullojeni
çelësin e kontrollit të funksioneve
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin e fikjes.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Zbatimi
Pozicioni Off Pajisja është e fikur.
Llamba e furrës Ndizet pa ndonjë funksion gatimi të aktivizuar.
Gatimi konvencional
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm. Për
të pjekur në një nivel.
Gatimi me ventilim të
detyruar
Për të gatuar gatesa të ndryshme njëkohësisht. Për të gatuar shurup
të bërë vetë me fruta si dhe për tharjen e kërpudhave apo frutave.
Elementi i ngrohjes
së poshtme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e poshtme e furrës Për pjekjen e kekëve
me bazë krokante ose të thekur.
Grili i brendshëm
Për të pjekur ushqimet e sheshta në sasi të vogla në nivelin e mesit.
Për të bërë toste.
Grili i plotë
Elementi i grilit të plotë është i ndezur. Për të pjekur në gril ushqime të
sheshta në sasi të mëdha. Për të bërë toste.
Grili termik
Elementi i grilit dhe ventilatori i furrës punojnë në mënyrë të alternuar,
duke e qarkulluar ajrin e nxehtë rreth e qark ushqimit. Për gatimin e
copave të mëdha të mishit. Temperatura maksimale për këtë
funksion është 200 °C.
6 electrolux
Funksioni i furrës Zbatimi
Gatimi me ventilim
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një nivel të furrës, pa
përzierjen e erërave.
Pica
Elementi i poshtëm mundëson nxehje të drejtpërdrejtë të bazamentit
të picave, byreçkave apo strudelave, ndërsa ventilatori siguron
qarkullimin e ajrit për gatimin e asortimenteve të sipërme ose
mbushjes së byreçkave.
Ekrani
1 2 3
456
1 Treguesit e funksionit
2 Treguesi i orës
3 Treguesit e funksionit
4 Butoni "+"
5 Butoni i përzgjedhësit
6 Butoni "-"
FUNKSIONET E ORËS
Funksioni i orës Përdorimi
Ora Tregon orën. Për të cilësuar, ndryshuar ose kontrolluar orën.
Treguesi i minutave Për të cilësuar një kohëvonesë.
Kur të ketë përfunduar kohëvonesa, do të dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës.
Kohëzgjatja Për të caktuar sa kohë do të punojë furra.
Fund Për të cilësuar kur do të fiket një funksion i furrës.
Kohëzgjatja dhe Përfundimi
mund të përdoren njëkohësisht, nëse
furra duhet ndezur dhe fikur më vonë
automatikisht. Në këtë rast, vendosni
fillimisht Kohëzgjatjen
, më pas
Përfundimin
.
Rregullimi i funksioneve të orës
1. Vendosni një funksion të furrës dhe
temperaturën (nuk nevojitet për
Kujtuesin e Minutave).
2. Shtypni butonin e përzgjedhjes
vazhdimisht, derisa treguesi i funksionit
të nevojitur të orës të pulsojë.
electrolux 7
3. Për të vendosur kohën për treguesin e
minutave
, Kohëzgjatjen ose
Përfundimin
, shtypni butonin "+"
ose "-".
Treguesi i funksionit përkatës të kohës
do të ndizet.
Kur koha përfundon, treguesi i
funksionit të kohës pulson dhe për 2
minuta tingëllon një sinjal akustik.
Me funksionet Kohëzgjatja dhe
Përfundimi
pajisja ndalon
automatikisht.
4. Shtypni çfarëdolloj butoni për ta ndalur
sinjalin.
5. Rrotulloni çelësin e funksioneve të
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin fikur.
Anulimi i funksioneve të orës
1. Shtypni butonin e përzgjedhjes
vazhdimisht, derisa treguesi i funksionit
të dëshiruar të fillojë pulsimin.
2. Shtypeni dhe mbajeni shtypur "- ".
Pas pak sekondash funksioni i orës
fiket.
PËRDORIMI I AKSESORËVE
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Mbështetëset teleskopike të raftit
Në nivelet 2 dhe 4 janë montuar shina
rrëshqitëse për të mbajtur raftet. Me shinat
rrëshqitëse të rafteve mund t'i fusni e nxirrni
këto të fundit me lehtësi.
1. Tërhiqni jashtë shinat rrëshqitëse
krahut të djathtë dhe atij të majtë.
°C
2. Vendoseni raftin mbi shinat rrëshqitëse
e më pas shtyjini ato me kujdes brenda
furrës.
°C
Paralajmërim Mos u përpiqni të
mbyllni derën e furrës, nëse mbajtëset
e raftit rrëshqitës nuk janë futur
plotësisht brenda në furrë. Kjo mund të
dëmtojë smaltin dhe xhamin e derës.
8 electrolux
Paralajmërim Shinat rrëshqitëse të
rafteve dhe aksesorët e tjerë mund të
nxehen shumë gjatë përdorimit të
pajisjes. Përdorni dorashka kuzhine ose
të ngjashme.
FUNKSIONET SHTESË
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës
ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa
të ftohet pajisja.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili
ndërpret energjinë elektrike. Furra ndizet
përsëri automatikisht, kur bie temperatura.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Pajisja ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve duke nisur nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem mund të gatuani
në një ambient me avull dhe t'i mbani
ushqimet të buta brenda dhe të pjekura
mirë nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe
konsumin e energjisë në minimum.
Në pajisje ose në dyert prej xhami mund
të kondensohet lagështi. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
kjo është duke funksionuar. Për të
pakësuar kondensimin, vëreni pajisjen në
punë për 10 minuta para gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi
dyshemenë e pajisjes dhe mos i mbuloni
pjesët e furrës me letër varaku (alumini)
gjatë gatimit. Kjo mund të ndryshojë
rezultatet e pjekjes dhe mund të dëmtojë
veshjen prej smalti.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta
para pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të
vogla se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla
shkakton tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të
njomë nga brenda mishin e kuq,
vendosni një temperaturë prej 200
°C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të mos
ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se
ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
Për të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave. Për të shmangur
kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë
pas herë pasi ai të avullojë.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
electrolux 9
Tabela e pjekjes dhe e skuqjes
KEKËT
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
Gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p [°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Recetat me
qull të rrahur
2 170 2 (1
dhe
3)
160 2 (1
dhe
3)
165 45-60 Në tavën e kekut
Brumë i
shkrifët për
ëmbëlsirë
2 170 2 (1
dhe
3)
160 2 (1
dhe
3)
160 24-34 Në tavën e kekut
Kek me
gjalpë
qumështi e
krem bulmeti
1 170 2 160 2 165 60-80 Në tavën e kekut 26
cm
Kek me
mollë
(Ëmbëlsirë
me mollë)
1 170 2 (1
dhe
3)
160 2 (1
dhe
3)
160 100-120 2 tava keku prej 20
cm në raftin e furrës
Strudel 2 175 2 150 2 150 60-80 tavën e pjekjes
Ëmbëlsirë
me reçel
2 170 2 160 2 (1
dhe
3)
160 30-40 Në tavën e kekut 26
cm
Kek me fruta 2 170 2 155 2 155 60-70 Në tavën e kekut 26
cm
Pandispanjë
(Pandispanjë
pa yndyrë)
2 170 2 160 2 160 35-45 Në tavën e kekut 26
cm
Kek
krishtlindjesh
/Kek i pasur
me fruta
2 170 2 160 2 160 50-60 Në tavën e kekut 20
cm
Kek me
kumbulla
2 170 2 160 2 165 50-60
Në tavën e bukës
1)
Kekë të
vegjël
3 170 3 (1
dhe
3)
160 3 (1
dhe
3)
165 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Biskota 3 150 3 150 3 (1
dhe
3)
140 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Mafishe 3 100 3 100 3 115 90-120 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Simite 3 190 3 180 3 180 15-20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Pufka me
krem
3 190 3 180 3 (1
dhe
3)
180 25-35 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
10 electrolux
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
Gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p [°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Torta të
sheshta
3 180 2 170 2 170 45-70 Në tavën e kekut 20
cm
Kek
"Viktoria"
1 ose
2
180 2 170 2 170 40-55 Majtas + djathtas në
tavën e kekut 20 cm
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
BUKË DHE PICA
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
Gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p [°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Bukë e
bardhë
1 190 1 190 1 195 60-70 1-2 copë, 500 g një
copë
1)
Bukë thekre 1 190 1 180 1 190 30-45 Në tavën e bukës
Simite 2 190 2 (1
dhe
3)
180 2 (1
dhe
3)
180 25-40 6-8 simite në tavën e
sheshtë të pjekjes
1)
Pica 1 190 1 190 1 190 20-30 Në tavën e thellë të
pjekjes
1)
Gurabije 3 200 2 190 2 190 10~20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
KREM I PJEKUR
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p
[°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Bazë brumi 2 180 2 180 2 180 40-50
Pite me
perime
2 200 2 175 2 200 45-60 Në tavë
Kish 1 190 1 190 1 190 40-50 Në tavë
Lazanja 2 200 2 200 2 200 25-40 Në tavë
Kaneloni 2 200 2 190 2 200 25-40 Në tavë
Petulla
"Yorkshire"
2 220 2 210 2 210 20-30
6 kupa pjekje
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
electrolux 11
MISH
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
Gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p
[°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Mish lope 2 200 2 190 2 190 50-70 Në raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Mish derri 2 180 2 180 2 180 90-120 Në raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Mish viçi 2 190 2 175 2 175 90-120 raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur pak)
2 210 2 200 2 200 44-50 Në raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur
mesatarisht)
2 210 2 200 2 200 51-55 Në raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur mirë)
2 210 2 200 2 200 55-60 Në raftin e furrës dhe
në tavën e thellë të
pjekjes
Shpatull
derri
2 180 2 170 2 170 120-150 Në tavën e thellë të
pjekjes
Kërci derri 2 180 2 160 2 160 100-120 2 copë në tavën e
thellë të pjekjes
Mish qengji 2 190 2 190 2 190 110-130 Kofshë
Pulë 2 200 2 200 2 200 70-85 I gjithi në tavën e
thellë të pjekjes
Gjel deti 1 180 1 160 1 160 210-240 I gjithi në tavën e
thellë të pjekjes
Rosë 2 175 2 160 2 160 120-150 I gjithi në tavën e
thellë të pjekjes
Patë 1 175 1 160 1 160 150-200 I gjithi në tavën e
thellë të pjekjes
Lepur 2 190 2 175 2 175 60-80 I prerë në copa
Lepur i egër 2 190 2 175 2 175 150-200 I prerë në copa
Fazan 2 190 2 175 2 175 90-120 I gjithi në tavën e
thellë të pjekjes
12 electrolux
PESHK
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ajrim
Gatimi me
ajrim me
forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Tem
p
[°C]
Nivel
i
Tem
p [°C]
Niveli
Tem
p
[°C]
Troftë / Krap
deti
2 190 2 (1
dhe
3)
175 2 (1
dhe
3)
175 40-55 3-4 peshq
Peshk ton/
Salmon
2 190 2 (1
dhe
3)
175 2 (1
dhe
3)
175 35-60 4-6 fileto
Pjekja në grilë
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Biftek fileto 4 800 3 250 12-15 12-14
Biftek 4 600 3 250 10-12 6-8
Salsiçe 8 / 3 250 12-15 10-12
Kotëleta derri 4 600 3 250 12-16 12-14
Pulë (e ndarë në 2
pjesë)
2 1000 3 250 30-35 25-30
Qebapë 4 / 3 250 10-15 10-12
Gjoks pule 4 400 3 250 12-15 12-14
Hamburger 6 600 3 250 20-30
Fileto Peshku 4 400 3 250 12-14 10-12
Sanduiçe tost 4-6 / 3 250 5-7 /
Bukë e thekur 4-6 / 3 250 2-4 2-3
Grili termik
Paralajmërim Përdoreni këtë funksion
me një temperaturë maksimale prej
200°C.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Role mishi (gjel deti) 1 1000 3 200 30-40 20-30
Pulë (e ndarë më
dysh)
2 1000 3 200 25-30 20-30
Kofshë pule 6 - 3 200 15-20 15-18
electrolux 13
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Shkurtë 4 500 3 200 25-30 20-25
Tavë me perime - - 3 200 20-25 -
copa. Skallopë - - 3 200 15-20 -
Skumbri 2-4 - 3 200 15-20 10-15
Feta peshku 4-6 800 3 200 12-15 8-10
Pica
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
LLOJI I
GATESËS
Funksioni për pica
Koha e gatimit në
minuta
SHËNIME
Niveli temp. °C
Picë, e madhe 1 200 15~25
në tavën e sheshtë
të pjekjes
Picë, e vogël 1 200 10~20
në tavën e sheshtë
të pjekjes ose në
raftin e furrës
Simite 1 200 15~25
në tavën e sheshtë
të pjekjes
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë dhe me ujë të
ngrohtë e me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm
pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një
pastrues të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë
ose enëlarëse. Këto mund të prishin
veshjen e sipërme që nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e
derës. Guarnicioni i derës është vendosur
përgjatë kornizës së derës së furrës. Mos
e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i
derës është dëmtuar. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm rreth
pastrimit.
Llambushka e furrës
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Përpara se të zëvendësoni
llambushkën e furrës:
Fikni pajisjen.
14 electrolux
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave
ose çaktivizoni çelësin stakues.
Vendosni një cohë në fund të furrës për
të mbrojtur dritën e furrës dhe kapakun
prej xhami.
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Shinat mbajtëse të rafteve
Ju mund të hiqni shinat rrëshqitëse të
rafteve për të pastruar muret anësore.
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinave jashtë
furrës.
2. Tërhiqni shinat rrëshqitëse nga pjesa e
pasme e mureve anësore për t'i nxjerrë
jashtë pajisjes.
2
1
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
E rëndësishme Sigurohuni që thumbat
mbajtës në shinat rrëshqitëse të rafteve
jenë të jenë në ballore.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës është e përbërë nga dy
panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës
dhe panelin e brendshëm prej xhami për ta
pastruar.
Çmontimi i derës së furrës dhe panelit
prej xhami
1. Hapni plotësisht derën dhe gjeni
menteshën në të majtë të derës.
2. Shtyni lehtë pjesën shtrënguese derisa
të shtyhet pas.
electrolux 15
3. Mbajeni pjesën e shtyrë me një dorë
dhe përdorni një kaçavidë me dorën
tjetër për të hequr anën e majtë të
derës nga foleja.
4. Gjeni menteshën në të djathtë të derës.
5. Ngrini dhe rrotulloni levën mbi
menteshë.
6. Mbyllni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes (përgjysmë). Pastaj
tërhiqeni atë përpara dhe hiqeni derën
nga foleja.
7. Vendoseni derën mbi një cohë të butë
në një sipërfaqe të qëndrueshme.
8. Hiqni sistemin bllokues për të hequr
panelet e brendshme prej xhami.
16 electrolux
9. Rrotullojini dy mbërthyeset 90° dhe
nxirrini ato nga foletë e tyre.
10. Ngrini me kujdes (hapi 1) dhe hiqni
(hapi 2) panelin prej xhami.
Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe
sapun. Fshijini panelin prej xhami me
kujdes.
Montimi i derës dhe panelit të xhamit
Kur të ketë përfunduar procedura e
pastrimit, montoni panelet prej xhami dhe
derën e furrës. Kryejini hapat e mësipërm
sipas rendit të kundërt.
Kur ta montoni këtë panel, sigurohuni që
ana me kornizë dekorative të duket në anën
e brendshme të derës. Sigurohuni që pas
instalimit sipërfaqja e kornizës së panelit
prej xhami në ana e printuar të mos jetë e
ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që ta instaloni panelin e
brendshëm prej xhami në udhëzuesit e
duhur (referojuni figurës).
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm me një
sfungjer të njomë. Thajeni atë me një
leckë të butë.
Mos përdorni lesh teli, acide ose
materiale gërryese pasi mund të
dëmtojnë sipërfaqen. Pastroni panelin e
kontrollit të furrës në të njëjtën mënyrë
SI TË VEPROJMË NËSE…
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Furra nuk nxehet Furra nuk është e ndezur Ndizeni furrën
Furra nuk nxehet Nuk është vendosur ora Vendosni orën
Furra nuk nxehet Nuk janë vendosur cilësimet e
nevojshme
Kontrolloni cilësimet
Furra nuk nxehet Ka rënë siguresa në kutinë e
siguresave
Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresa bie më shumë se një
herë, lidhuni me një elektricist
të kualifikuar.
Llamba e furrës nuk punon Llamba e furrës është me
defekt
Zëvendësoni llambën e furrës
electrolux 17
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Mbi ushqim dhe në brendësi të
furrës formohet avull dhe
kondensim
I keni lënë ushqimet në furrë
për shumë kohë
Mos i lini ushqimet në furrë për
më shumë se 15-20 minuta
pas përfundimit të procesit të
gatimit
Në ekran shfaqet “12.00” Ndërprerje e energjisë Rivendosni orën
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose Qendrën e
Shërbimit
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në etiketën e
parametrave. Etiketa e parametrave është
në kornizën ballore të hapësirës së furrës.
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) .........................................
Numri i produktit (PNC) .........................................
Numri serial (S.N.) .........................................
TË DHËNA TEKNIKE
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
INSTALIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
594
2
20
570
590
540
560
50
580
550 min
560÷570
18 electrolux
550 min
593
560-570
80÷100
A
B
Instalimi elektrik
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar dhe kompetent duhet të
kryejë instalimin elektrik.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse
nuk i ndiqni masat e sigurisë
përshkruara në kapitullin "Siguria".
Kjo pajisje ofrohet pa prizë dhe kabllo
kryesore.
Kabulli
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim: H07 RN-F, H05
RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F
(T90), H05 BB-F.
Për pjesën e kabullit shikoni fuqinë totale
(tek pllakëza e parametrave) dhe tek tabela:
Fuqia totale Pjesa e kabullit
maksimum 1380 W 3 x 0,75 mm²
maksimum 2300 W 3 x 1 mm²
maksimum 3680 W 3 x 1,5 mm²
Telat (jeshil/të verdhë) duhet të jenë 2 cm
më të gjatë se telat e fazës dhe të tokëzimit
(blu dhe kafe).
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Materiali paketues
Materiali i ambalazhimit nuk është i
dëmshëm për mjedisin dhe është i ri-
përdorshëm Pjesët plastike janë
shënuar me shkurtime ndërkombëtare
të tilla si PE, PS, etj. Materialet e
ambalazhimit hidhini në koshat e ofruar
për këtë qëllim në vendin e caktuar
lokal për këtë qëllim.
electrolux 19
Electrolux. Thinking of you.
Podijelite s nama i druge misli na www.electrolux.com
SADRŽAJ
Informacije o sigurnosti 20
Opis proizvoda 23
Prije prve uporabe 23
Svakodnevna uporaba 24
Funkcije sata 25
Korištenje pribora 26
Dodatne funkcije 26
Korisni savjeti i preporuke 27
Čćenje i održavanje 32
Rješavanje problema 35
Tehnički podaci 35
Postavljanje 36
Briga za okoliš 37
Zadržava se pravo na izmjene
INFORMACIJE O SIGURNOSTI
Prije postavljanja i korištenja uređaja,
pažljivo pročitajte ove upute:
radi vaše osobne sigurnosti i sigurnosti
vaše imovine,
radi zaštite okoliša,
radi pravilnog rada uređaja.
Isto tako, uvijek priložite ove upute uz ure-
đaj ako ga premještate ili prodajete.
Proizvođač nije odgovoran za oštećenja uz-
rokovana neispravnim postavljanjem i kori-
štenjem uređaja.
Sigurnost djece i slabijih osoba
•Ovaj uređaj mogu koristiti djeca od 8 go-
dina pa na više i osobe smanjenih
tjelesnih, osjetilnih ili mentalnih mogućno-
sti ili osobe koje ne raspolažu iskustvom
ili znanjem ako su pod nadzorom osobe
odgovorne za njihovu sigurnost i rade po
uputama koje se odnose na sigurno kori-
štenje uređaja te razumiju uključene
opasnosti. Djeca se ne smiju igrati s ure-
đajem.
Držite sva pakiranja dalje od dohvata
djece. Postoji opasnost od gušenja ili fi-
zičke ozljede.
UPOZORENJE: Držite djecu i životinje
dalje od uređaja dok su vrata otvorena ili
uređaj radi jer se uređaj grije. Postoji
opasnost od ozljeda ili drugih trajnih ošte-
ćenja.
•Ako uređaj ima funkciju Roditeljske
blokade ili Blokade tipki, koristite ih.
Sprječava djecu i životinje od slučajnog
pokretanja uređaja.
Opća sigurnost
Ne mijenjajte specifikacije ovog uređaja.
Postoji opasnost od ozljeda i oštećenja
uređaja.
Nemojte ostavljati uređaj bez nadzora
dok radi.
Nakon svake uporabe isključite uređaj.
Postavljanje
Samo ovlašteni električar može postaviti i
priključiti uređ
aj. Obratite se ovlaštenom
servisnom centru. Ovo je kako bi se
spriječila opasnost od strukturnog ošte-
ćenja ili fizičkih ozljeda.
Uvjerite se da je uređaj neoštećen nakon
transporta. Nemojte priključivati oštećeni
uređaj. Ako je potrebno, obratite se do-
bavljaču.
Uklonite svu ambalažu, naljepnice i
prevlake iz uređaja prije prvog korištenja.
Ne skidajte nazivnu pločicu. To može
jamstvo učiniti nevažećim.
U potpunosti se pridržavajte zakona,
odredbi, smjernica i normi na snazi u
zemlji u kojoj koristite uređaj (sigurnosnih
propisa, pravila o recikliranju, pravila o
električnoj ili plinskoj sigurnosti, itd.).
Provjerite da li je uređaj isključen iz
električne mreže tijekom postavljanja.
Pazite prilikom pomicanja uređaja. Uređaj
je vrlo težak. Uvijek koristite zaštitne
rukavice. Nemojte povlačiti uređaj za
ručku.
•Električna instalacija mora imati izolacijski
uređaj koji vam omogućava iskapčanje
uređaja iz električne mreže na svim
polovima. Izolacijski uređaj mora imati
20 electrolux
/