11.3 Detergjentet dhe produktet
suplementare
• Përdorni vetëm detergjente dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
– detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
– detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40 °C maksimumi)
dhe të leshtat,
– detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
• Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
• Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
• Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
• Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
• Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë (jepet nga
prodhuesi i detergjentit).
11.4 Këshilla ekologjike
• Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
• Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të lejuar të
rrobave.
• Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
• Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni
paragrafit "Fortësia e ujit".
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
12.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje
mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:
• Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
www.electrolux.com20