AEG BSE798380B Používateľská príručka

  • Prečítal som si používateľskú príručku pre rúry AEG BSE798380B, BSE798380M, BSE798380T a BSK798380M. Som pripravený odpovedať na vaše otázky týkajúce sa funkcií rúry, vrátane pečenia s ventilátorom, grilovania, funkcie pary a ďalších. Príručka tiež podrobne popisuje bezpečnostné pokyny a riešenie problémov.
  • Ako naplním zásobník na vodu?
    Ako použijem teplotný senzor?
    Čo robiť, ak sa rúra automaticky vypne?
USER
MANUAL
BSE798380B
BSE798380M
BSE798380T
BSK798380M
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба42
Gebruiksaanwijzing 83
User Manual 123
Benutzerinformation 162
Upute za uporabu 203
Návod k použití 242
Kasutusjuhend 281
Notice d'utilisation 320
Használati útmutató 361
Lietošanas instrukcija 401
SQ
BG
NL
EN
DE
HR
CS
ET
FR
HU
LV
Naudojimo instrukcija 440
Упатство за ракување 480
Instrukcja obsługi 521
Manual de utilizare 561
Упутство за употребу 600
Návod na používanie 641
Navodila za uporabo 680
LT
MK
PL
RO
SR
SK
SL
PËR REZULTATE PERFEKTE
Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt AEG. Ne e kemi krijuar atë për t'ju ofruar
performancë të përsosur për shumë vite, me teknologji novatore që ndihmojnë në
thjeshtimin e jetës - veçori që mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Kushtojini
pak minuta leximit për ta shfrytëzuar sa më mirë.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së
problemeve, shërbimit dhe riparimit
www.aeg.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në
dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................6
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 8
4. PANELI I KONTROLLIT................................................................................ 10
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 11
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 13
7. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................20
8. MËNYRA E PËRDORIMIT: AKSESORËT.................................................... 21
9. FUNKSIONET SHTESË................................................................................23
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................24
11. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................27
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 33
13. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 36
14. STRUKTURA E MENYSË...........................................................................37
15. ËSHTË E LEHTË!....................................................................................... 39
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................41
2 SHQIP
My AEG Kitchen app
SHQIP 3
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen dhe pajisjet portative me My AEG Kitchen .
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
4 SHQIP
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
SHQIP 5
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Njësia e integruar duhet të plotësojë
kërkesat e stabilitetit të DIN 68930.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
578 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
576 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes 567 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 546 mm
Gjerësia me derën të hapur 1027 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
6 SHQIP
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
mos fusni enët e furrës ose objekte të
tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në
fund.
mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
SHQIP 7
2.5 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të dëmtoni pajisjen.
Avulli i çliruar mund të shkaktojë djegie:
Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
kur funksioni është i aktivizuar. Mund
të çlirohet avull.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes pas
funksionit të gatimit me avull.
2.6 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.7 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
2.8 Hedhja
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për
informacion se si ta hidhni pajisjen.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin
brenda pajisjes.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pasqyra e përgjithshme
21
10
9
3
5
4
3
2
1
5
4
6
7
8
Paneli i kontrollit
Ekrani
Sirtari i ujit
Priza e sensorit të ushqimit
Elementi i ngrohjes
Llamba
Ventilimi
Heqja e çmërsit të tubit
Mbështetje e raftit, i lëvizshëm

Poyicioni i raftit
8 SHQIP
3.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë
Për enë gatimi, forma keku, rosto.
Tava e pjekjes
Për kekë dhe kuleçë.
Tava e skarës/pjekjes
Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e
yndyrës.
Sensori i ushqimit
Për të matur temperaturën brenda ushqimit.
Korridori teleskopik
Për të futur dhe nxjerrë më lehtë tabakatë dhe
raftin rrjetë.
Kompleti i avullit
Një enë pa vrima dhe një me vrima për mbajtjen e
ushqimit.
Kompleti i avullit largon ujin e kondensuar nga
ushqimi gjatë gatimit me avull. Përdoreni për të
përgatitur zarzavate, peshk, gjoks pule. Kompleti
nuk është i përshtatshëm për ushqime që kanë
nevojë të zhyten në ujë p.sh. oriz, arapash,
makarona.
SHQIP 9
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përmbledhje e panelit të
kontrollit
1 2 3 4 5 6
1AKTIV / JOAKTIV Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur pajisjen.
2Menyja Liston funksionet e pajisjes.
3Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.
4Ekrani Tregon cilësimet aktuale të pajisjes.
5Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.
6Nxehje e shpejtë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin: Nxehje e shpejtë.
Shtypni Lëvizni
3s
Shtypni dhe mbani
Prekni sipërfaqen me majën e
gishtit. Rrëshqisni gishtin mbi sipërfaqe. Prekni sipërfaqen për 3 sekonda.
4.2 Ekrani
150°C
12:30
15min START
85°C
G F DE C
A B
Cilësimet me funksionet e panelit kryesor.
A. Wi-Fi
B. Ora Ditore
C. NISJA/STOP
D. Temperaturë
E. Funksionet e nxehjes
F. Kohëmatësi
G. Sensori i ushqimit (vetëm për disa modele)
10 SHQIP
Treguesit e ekranit
Treguesit bazë - për të naviguar në ekran.
Për të konfirmuar përzgjedhjen /
cilësimin.
Për të shkuar një
nivel pas në
menu.
Për të zhbërë
veprimin e fundit.
Për të aktivizuar dhe çaktivizuar
opsionet.
Bjeri alarmit treguesit e funksioneve - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali.
Funksioni është i aktivizuar. Funksioni është i aktivizuar.
Gatimi ndalon automatikisht. Alarmi i sinjalit është i fikur.
Treguesit e kohëmatësit
Për të caktuar funksionin: Shtyrja e programit. Për të anuluar parametrin.
Wi-Fi treguesi - pajisja mund të lidhet me Wi-Fi.
Wi-Fi lidhja është e aktivizuar.
Funksionimi në distancë treguesi - pajisja mund të komandohet në distancë.
Funksionimi në distancë është e ndezur.
5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Pastrimi fillestar
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen nga pajisja.
Pastroni pajisjen dhe aksesorët
vetëm me një copë me mikrofibra
me ujë të ngrohtë dhe një detergjent
të butë.
Vendosni në pajisje aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund të
hiqen.
5.2 Lidhja e parë
Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë.
Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Fortësia e ujit, Ora
Ditore.
SHQIP 11
5.3 Lidhja me valë
Për të lidhur pajisjen ju nevojitet:
Rrjet me valë me lidhje në internet.
Pajisje portative e lidhur në të njëjtin rrjet me valë.
Hapi 1 Për të shkarkuar My AEG Kitchen aplikacionin: Skanoni kodin QR në pllakën specifikimeve me
kamerën në pajisjen tuaj celulare për t'u drejtuar te Faqja kryesore e AEG. Pllaka e specifikimeve
është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin
direkt nga dyqani i aplikacioneve.
Hapi 2 Ndiqni udhëzimet për t’u futur tek aplikacioni.
Hapi 3 Ndizni pajisjen.
Hapi 4 Shtypni: . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet.
Hapi 5 - rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi.
Hapi 6 Moduli me valë i pajisjes fillon brenda 90 sekondave.
Frekuenca 2,4 GHz WLAN
2400 - 2483,5 MHz
Protokolli IEEE 802.11b DSSS, 802.11g/n OFDM
Fuqia maksimale EIRP < 20 dBm (100 mW)
Moduli Wi-Fi NIUS-50
5.4 Licencat e softuerit
Softueri në këtë produkt përmban përbërës
që bazohen në softuerë falas dhe me burim
të hapur. AEG me mirënjohje i pranon
kontributet e softuerëve të hapur dhe të
komuniteteve të robotikës në projektin e
zhvillimit.
Për të hapur kodin burimor të këtyre
përbërësve të softuerëve falas dhe me burim
të hapur, kushtet e licencës së të cilave
duhen publikuar, dhe për të parë
informacionin e tyre të plotë për të drejtat e
autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës,
shkoni te: http://
aeg.opensoftwarerepository.com (dosja
NIUS).
5.5 Ngrohja paraprake fillestare
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara
përdorimit të parë.
Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
Hapi 2 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
Hapi 3 Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur
mirë.
12 SHQIP
5.6 Si ta programoni: Fortësia e ujit
Kur lidhni furrën për herë të parë me rrymën
elektrike duhet të vendosni nivelin e fortësisë
së ujit.
Përdorni letrën e testimit që keni marrë me
setin e avullit.
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hapi 4
Futeni letrën e testimit në
ujë për rreth 1 sekondë.
Mos e futni letrën e
testimit në ujë të
rrjedhshëm.
Shkundeni letrën e testimit
për të larguar ujin e tepërt.
Pas 1 minute, kontrolloni
fortësinë e ujit me tabelën
më poshtë.
Vendosni nivelin e fortësisë
së ujit: Menyja / Cilësimet /
Konfigurimi / Fortësia e ujit.
Ngjyrat e letrës së testimit vazhdojnë të ndryshojnë. Mos e kontrolloni fortësinë e ujit më vonë se 1 minutë
pas testit.
Mund të ndryshoni nivelin e fortësisë së ujit në meny: Cilësimet / Konfigurimi / Fortësia e ujit.
Në tabelën e mëposhtme tregohet gama e fortësisë së ujit (dH) me nivelin përkatës të
depozitës së kalciumit dhe klasifikimin e ujit. Rregullojeni nivelin e fortësisë së ujit në përputhje
me tabelën.
Fortësia e ujit Letra e
testimit Depozita e
kalciumit
(mmol/l)
Depozita e
kalciumit
(mmol/l)
Klasifikimi i
ujit
Niveli dH
10 - 7 0 - 1.3 0 - 50 i butë
28 - 14 1.4 - 2.5 51 - 100 relativisht i fortë
315 - 21 2.6 - 3.8 101 - 150 i fortë
4≥22 ≥ 3.9 ≥151 shumë i fortë
Kur niveli i fortësisë së ujit është 4, mbushni
sirtarin e ujit nga uji i pagazuar i paketuar në
shishe.
6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
SHQIP 13
6.1 Mënyra e vendosjes: Funksionet e nxehjes
Hapi 1 Ndizni furrën. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 3 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe shtypni: . Në ekran shfaqet: temperatura.
Hapi 4 Vendosja e: temperaturës. Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: .
Sensori i ushqimit - mund ta fusni sensorin në çdo moment përpara ose gjatë gatimit.
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin e nxehjes.
Hapi 6 Fikni furrën.
6.2 Sirtari i ujit
XAM
A
B
C
F
ED
A. Kapaku
B. Çaktivizuesi i valëve
C. Sirtari
D. Vrima për mbushjen me ujë
E. Niveli
F. Kapaku i përparmë
6.3 Mënyra e përdorimit: Sirtari i ujit
Hapi 1 Shtypni kapakun e përparmë të sirtarit të ujit.
Hapi 2 Mbusheni sirtarin e ujit deri në nivelin maksimal. Këtë mund ta bëni në dy mënyra:
A: Lëreni sirtarin e ujit brenda furrës dhe
derdhni ujin nga një enë. B: Hiqni sirtarin e ujit nga furra dhe mbusheni me
ujë rubineti.
14 SHQIP
Hapi 3 Mbajeni sirtarin e ujit në pozicion horizontal për
të shmangur derdhjen e ujit.
MAX
MAX
Hapi 4 Kur mbushni sirtarin e ujit, futeni në të njëjtin
pozicion. Shtyjeni kapakun e përparmë derisa
sirtari i ujit të futet brenda furrës.
Hapi 5 Zbrazeni sirtarin bosh pas çdo përdorimi.
KUJDES!
Mbajeni sirtarin e ujit larg nga sipërfaqet e nxehta.
6.4 Si të programoni: Steamify - Funksionet e nxehjes me avull
Hapi 1 Ndizni furrën.
Zgjidhni simbolin e funksionit të ngrohjes dhe shtypeni për të hyrë në nënmeny.
Hapi 2 Shtypni . Vendosni funksionin e ngrohjes me avull.
Hapi 3 Shtypni: . Ekrani shfaq parametrat e temperaturës.
Hapi 4 Vendosni temperaturën. Lloji i funksionit të ngrohjes me avull varet nga temperatura e vendosur.
Avull për gatim me avull
50 - 100°C
Për gatimin me avull të perimeve, drithërave, bishtajoreve,
frutave të detit, tavave dhe ëmbëlsirave që hahen me lugë.
Avull për gatim me zierje
105 - 130°C
Për gatimin të ziera apo të fërguara mishi/peshku, buke/
shpezësh, si dhe kekëve me qumështor dhe tavave.
Avull për gatim kërcëllitës
135 - 150°C
Për mish, tava, perime të mbushura, peshk dhe gratina. Falë
kombinimit të avullit dhe nxehtësisë mishi bëhet i lëngshëm
dhe merr një teksturë të butë me një sipërfaqe krokante.
Nëse caktoni kohëmatësin, funksioni i pjekjes aktivizohet
automatikisht në minutat e fundit të procesit të gatimit për t’ju
dhënë një gatesë me pjekje të butë.
Avull për pjekje dhe rosto
155 - 230°C
Për gatime të pjekura mishi, peshku, shpezësh, ëmbëlsirash
me sfoliatë të mbushura, tartave, kek në kupa, gratina, perime
dhe gatime furre.
Nëse caktoni kohëmatësin dhe e fusni ushqimin në nivelin e
parë, funksioni i nxehtësisë së poshtme aktivizohet
automatikisht në minutat e fundit të procesit të gatimit për t’ju
dhënë një gatim me fund krokant.
Hapi 5 Shtypni: .
Hapi 6 Shtypni kapakun e sirtarit të ujit për ta hapur dhe hequr.
SHQIP 15
Hapi 7 Mbusheni sirtarin e ujit me ujë të ftohtë deri në nivelin maksimal (rreth 950 ml). Kjo sasi uji është e
mjaftueshme për rreth 50 minuta.
PARALAJMËRIM!
Përdorni vetëm ujë të ftohtë rubineti. Mos përdorni ujë të filtruar
(demineralizuar) apo të distiluar. Mos përdorni lëngje të tjera. Mos vendosni
lëngje të djegshme ose alkoolike në sirtarin e ujit.
Përdorni peshoren në sirtarin e ujit.
Hapi 8 Fshini pjesën e jashtme të sirtarit të ujit me një leckë të butë, nëse nevojitet. Shtyjeni sirtarin e ujit
në pozicionin e tij fillestar.
Hapi 9 Shtypni: .
Avulli shfaqet pas rreth 2 minutash. Kur furra arrin temperaturën e caktuar, bie sinjali.
Hapi 10 Kur sirtarit të ujit i mbaron uji, bie sinjali. Rimbushni sirtarin e ujit.
Në fund të gatimit me avull, ventilatori i ftohjes lëviz më shpejt për të hequr avullin.
Hapi 11 Fikni furrën.
Hapi 12 Zbrazeni sirtarin bosh pas përfundimit të gatimit.
Hapi 13 Në brendësi mund të kondensohet uji i mbetur. Pas gatimit, hapni me kujdes derën e furrës. Kur
furra është e ftohtë, thajeni brendësinë me një leckë të butë.
6.5 Si ta programoni: Gatim
"SousVide"
Hapi 1 Ndizni furrën.
Zgjidhni simbolin e funksionit të ngrohjes dhe shtypeni për të hyrë në nënmeny.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Shtypni: . Ekrani shfaq parametrat e temperaturës.
Hapi 4 Vendosni temperaturën dhe shtypni: .
Hapi 5 Shtypni . Ekrani shfaq cilësimet e kohëmatësit.
Hapi 6 Vendosni kohëmatësin dhe shtypni: .
Hapi 7 Shtypni: .
Hapi 8 Uji i mbetur mund të akumulohet në qeset me vakum dhe në brendësi të pajisjes. Pas gatimit, hapni
me kujdes derën e furrës. Përdorni një pjatë dhe një peshqir për të nxjerrë qeset me vakum. Kur
furra të jetë e ftohtë, hiqni ujin nga pjesa e poshtme e brendësisë me një sfungjer. Thajeni ujin me
një leckë të butë.
6.6 Si ta programoni: Gatim i asistuar
Çdo gatim në këtë nënmeny ka një funksion dhe temperaturë të rekomanduar. Mund ta
përshtatni kohën dhe temperaturën.
Për disa prej gatime ju mund të gatuani gjithashtu me:
16 SHQIP
Peshë automatike
Sensori i ushqimit
Niveli i gatimit të një gjelle:
I pjekur pak ose Më pak
I gatuar mesatarisht
I gatuar mirë ose Më shumë
Hapi 1 Ndizni furrën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Shtypni: Fusni: Gatim i asistuar.
Hapi 4 Zgjidhni një gatim ose lloj ushqimi.
Hapi 5 Shtypni: .
6.7 Funksionet e nxehjes
STANDARD
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Skara
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë turbo
Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për
të bërë gratina dhe për të karamelizuar.
Ventilator i plotë
Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin.
Vendoseni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim tradicional.
Ushqime të ngrira
Për të gatuar ushqime të shpejta (p.sh. patate të skuqura, patate me prerje
trekëndore ose kuleç) krokante.
Gatim tradicional
Për të pjekur ushqimin në një nivel furre.
Funksioni i picës
Për të pjekur pica. Për karamelizim intensiv dhe një fund kërcitës.
Nxehtësia e poshtme
Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit.
SHQIP 17
SPECIALE
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Konservimi
Për të konservuar perime, (p.sh. turshi).
Tharja
Për të tharë frutat e prera në feta, zarzavatet dhe kërpudhat.
Funksioni për kos
Për të përgatitur kos. Llamba për këtë funksion është e fikur.
Ngrohja e pjatave
Për të ngrohur paraprakisht pjata që do të shërbehen.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga sasia dhe
madhësia e ushqimit të ngrirë.
Au Gratin
Për gatime si lazanja apo gratin me patate. Për të bërë gratina dhe për të
karamelizuar.
Gatim i ngadaltë
Për të përgatitur rosto të buta dhe me lëng.
Mbaj ngrohtë
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë
funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të ndryshojë nga temperatura
e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për
më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi":
Pjekje vent. me lagështirë.
AVULL
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Steamify
Përdorni avull për gatim me avull, zbutje me avull, gatim kërc dhe pjekje.
18 SHQIP
Funksionet e
nxehjes Aplikimi
Gatim "SousVide"
Emri i funksionit i referohet metodës së gatimit në qese plastike të mbyllura me
vakum në temperatura të ulëta. Referojuni paragrafit "Gatim SousVide" më poshtë
dhe kapitullit "Udhëzime dhe këshilla" me tabelat e gatimit për të gjetur më shumë
informacione.
Krijim avulli
Ringrohja e ushqimit me avull parandalon tharjen e sipërfaqes. Nxehtësia
shpërndahet në një mënyrë të butë dhe të njëtrajtshme, që lejon rikuperimin e shijes
dhe aromës së ushqimit njësoj si të ishte i sapogatuar. Ky funksion mund të përdoret
për ta ringrohur ushqimin direkt në një pjatë. Ju mund të ringrohni më shumë se një
pjatë në të njëjtën kohë, duke përdorur pozicione të ndryshme të ndarjeve.
Pjekja e Bukës
Përdoreni këtë funksion për të pjekur bukë dhe simite me rezultate shumë të mira sa i
përket fortësisë, ngjyrës dhe shkëlqimit të kores.
Ardhja e brumit
Për të shpejtuar ardhjen e brumit me maja. Parandalon tharjen e sipërfaqes së brumit
dhe e mban brumin elastik.
Avull i plotë
Për gatimin me avull të perimeve, garniturave, peshkut
Lagështi e lartë
Funksioni është i përshtatshëm për gatimin e enëve delikate si kustardë, puding, tava
balte dhe peshk.
Lagështi e mesme
Funksioni është i përshtatshëm për gatimin e mishit të zier dhe të fërguar, si dhe për
pjekjen e bukës dhe ëmbëlsirave me brumë me maja. Për shkak të kombinimit të
avullit me nxehtësinë, mishi ka përmbajtje të lëngshme e të butë dhe gatimet me
brumë të ardhur kanë sipërfaqe krokante me shkëlqim.
Lagështi e ulët
Funksioni është i përshtatshëm për mish, shpendë, gatime furrë dhe tava. Falë
kombinimit të avullit dhe nxehtësisë mishi ka përmbajtje të butë e të lëngshme me një
sipërfaqe krokante.
6.8 Shënime mbi: Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion ishte përdorur për të qenë në
pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik
dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014
dhe EU 66/2014). Testimet sipas:
IEC/EN 60350-1
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në
mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që
furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë
të mundshëm të energjisë.
Kur përdorni këtë funksion llamba fiket
automatikisht pas 30 sekondash.
Për udhëzimet e gatimit referojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me
lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme
të kursimit të energjisë, referojuni kapitullit
"Efikasiteti i energjisë", Kursimi i energjisë.
SHQIP 19
7. FUNKSIONET E ORËS
7.1 Përshkrimi i funksioneve të orës
Funksioni
i orës Aplikimi
Koha e
gatimit
Për të vendosur kohëzgjatjen e
gatimit. Maksimumi është 23 orë e 59
minuta.
Përfundo
veprimin
Për të vendosur se çfarë ndodh kur
përfundon numërimi i kohëmatësit.
Shtyrja e
programit
Për të shtyrë fillimin dhe/ose
përfundimin e gatimit.
Funksioni
i orës Aplikimi
Kohë shtesë Për të zgjatur kohën e gatimit.
Kujtesë Për vendosjen e një numërimi
mbrapsht. Maksimumi është 23 orë e
59 minuta. Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
Kohëmatësi
me rritje
Monitoron kohëzgjatjen e funksionit.
Kohëmatësi me rritje - mund ta
aktivizoni dhe çaktivizoni.
7.2 Mënyra e vendosjes: Funksionet e orës
Mënyra e regjistrimit të orës
Hapi 1 Shtypni: Ora Ditore.
Hapi 2 Vendosni kohën. Shtypni: .
Si të vendosni kohën e gatimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën. Shtypni: .
Mënyra e zgjedhjes së opsionit të përfundimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën.
Hapi 2 Shtypni: .
Hapi 3 Vendosni kohën e gatimit.
Hapi 4 Shtypni: .
Hapi 5 Shtypni: Përfundo veprimin.
Hapi 6 Zgjidhni të preferuarën: Përfundo veprimin.
Hapi 7 Shtypni: . Përsëriteni veprimin derisa ekrani të shfaqë panelin kryesor.
Si të vonojmë nisjen e gatimit
Hapi 1 Vendosni një funksion ngrohjeje dhe temperaturën.
20 SHQIP
/