Electrolux EWF1276GDW Používateľská príručka

Kategória
Mixér / kuchynský robot príslušenstvo
Typ
Používateľská príručka
EWF 1276GDW
SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2
SK Práčka Návod na používanie 31
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. PROGRAMET.....................................................................................................9
6. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................... 12
7. OPSIONET....................................................................................................... 13
8. CILËSIMET.......................................................................................................15
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................16
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.........................................................................16
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 20
12. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 22
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 25
14. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 28
15. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS RREGULLORES SË
BE-SË 1369/2017.................................................................................................28
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
SHQIP 3
në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi;
në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe
apartamentesh ose në lavanderi.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 7 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të
mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë
tjetër dyshemeje.
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Instalimi duhet të jetë në
përputhje me rregulloret
përkatës kombëtare.
Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat
e transportit duke përfshirë furçën prej
gome dhe distancatorin plastik.
Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
www.electrolux.com4
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë saktësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç
duhet.
Mos e instaloni pajisjen direkt mbi një
piletë në dysheme.
Mos spërkatni ujë mbi pajisje dhe mos
e ekspozoni atë ndaj lagështirës së
tepërt.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Mos vendosni një enë të mbyllur për
të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për t'u
siguruar se cilët aksesorë mund të
përdoren.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse
zorra e furnizimit me ujë është tepër e
shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së
ujit.
Ka mundësi të shihni të derdhet ujë
nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për
shkak të testimit të pajisjes me ujë në
fabrikë.
Ju mund ta zgjasni zorrën e
shkarkimit maksimumi 400 cm.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi
dhe për zgjatues.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
SHQIP 5
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos lani pëlhura që janë të ndotura
shumë me vajra, graso apo substanca
të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë
pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
1 2 3
5
6
7
4
1
Pjesa e sipërme
2
Foleja e detergjentit
3
Paneli i kontrollit
4
Doreza e derës
5
Etiketa e specifikimeve
6
Filtri i pompës së shkarkimit
7
Këmbët për nivelimin e pajisjes
3.2 Mënyra e aktivizimit të
mekanizmit të sigurisë për
fëmijët
Kjo pajisje parandalon mbylljen e
fëmijëve ose të kafshëve shtëpiake
brenda në kazan.
Kthejeni pajisjen në drejtim orar, derisa
kanali të jetë horizontalisht.
Ju nuk mund ta mbyllni derën.
www.electrolux.com6
Për ta mbyllur derën, kthejeni pajisjen në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa kanali të jetë vertikalisht.
3.3 Grupi i pllakës fiksuese
(4055171146)
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.
Nëse e instaloni pajisjen mbi plintë,
sigurojeni në pllakat fiksuese.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
Jeans
Wool/Handwash
Delicates
Synthetics
Cottons
Rinse
On/Off
Cottons Eco
Temperature
Spin
Delay Start
Easy Iron
Extra rinse
Prewash
T
imeManager
Start/Pause
Sports
Refresh
Synthetics
Cottons
Duvet
Spin/Drain
14 Min.
53 4
1011
8
7
9
6
1 2
1
Butoni i ndezjes/fikjes (On/Off)
2
Çelësi i programeve
3
Fusha me prekje e reduktimit të
centrifugimit (Spin)
4
Fusha me prekje e temperaturës
(Temperature)
5
Ekrani
6
Fusha me prekje e paralarjes
(Prewash)
7
Fusha me prekje e shtyrjes së
programit (Delay Start)
8
Fusha me prekje e shpëlarjes shtesë
(Extra Rinse)
9
Fusha me prekje e hekurosjes së
lehtë (Easy Iron)
10
Fusha me prekje Nisja/Pauza
(Start/Pause)
11
Blloqet e prekjes së rregulluesit të
kohës (Time Manager)
SHQIP 7
4.2 Ekrani
A B C D
E
FG
A. Zona e temperaturës:
: Treguesi i temperaturës
: Treguesi i ujit të ftohtë
B. : Treguesi i menaxhuesit të kohës.
C. Zona e kohës:
: kohëzgjatja e programit
: shtyrja e programit
: kodet e alarmit
: mesazhi i defektit
: programi ka përfunduar.
D. : treguesi i bllokimit për fëmijët.
E. Treguesit e larjes:
: faza e larjes
: faza e shpëlarjeve
: faza e centrifugimit
: faza e avullit
: opsioni i përhershëm
Shpëlarje shtesë.
F. Zona e centrifugimit:
: treguesi i shpejtësisë së
centrifugimit
: treguesi i opsionit Pa
centrifugim
: treguesi i ndërprerjes së
shpëlarjes
: treguesi ekstra i heshtur.
G. : treguesi i derës së bllokuar
Treguesi ndezur: dera e pajisjes
është e kyçur. Ju nuk mund ta
hapni derën.
Treguesi pulson: dera e pajisjes
po hapet. Prisni disa minuta
derisa derën të zhbllokohet.
Treguesi fikur: dera e pajisjes
është e zhbllokuar. Ju mund ta
hapni derën.
www.electrolux.com8
5. PROGRAMET
5.1 Tabela e programeve
Programi
Gama e temperaturës
Ngarkesa
maksimal
e
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Cottons
90°C - I ftohtë
7 kg
1200 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.
Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.
Cottons Eco
1)
60°C - 40°C
7 kg
1200 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra që
nuk zbehen. Ndotje normale. Konsumi i
energjisë ulet dhe koha e programit të larjes
zgjatet, duke siguruar rezultate të mira në larje.
Synthetics
60°C - I ftohtë
3,5 kg
1200 rpm
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh
të përziera. Ndotje normale.
Delicates
40°C - I ftohtë
3,5 kg
800 rpm
Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze
dhe tekstile të përziera kërkojnë larje më
delikate. Ndotje normale.
Wool/Handwash
40°C - I ftohtë
1,5 kg
1200 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të
leshta që lahen me dorë dhe tekstile të tjera
me simbolin e kujdesit “larje me dorë”
2)
.
Jeans
60°C - I ftohtë
7 kg
1200 rpm
Xhinse dhe artikuj të leshta. Edhe për artikuj
në ngjyra të errëta.
Rinse
7 kg
1200 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe
tekstileve shumë delikate. Reduktojeni
shpejtësinë e centrifugimit sipas llojit të
rrobave.
Spin/Drain
3)
7 kg
1200 rpm
Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe
tekstileve shumë delikate. Për të centrifuguar
rrobat dhe për të shkarkuar ujin në kazan.
Duvet
60°C - 30°C
2 kg
800 rpm
Program i posaçëm për një batanije sintetike,
jorgan, mbulesë krevati etj.
Sports
30°C
2,5 kg
800 rpm
Artikuj sintetikë dhe delikatë. Artikuj me
ndotje të lehtë ose artikuj për freskim.
SHQIP 9
Programi
Gama e temperaturës
Ngarkesa
maksimal
e
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
14 Min.
30°C
1,5 kg
700 rpm
Pëlhura sintetike dhe të përziera. Artikuj të
ndotur pak e artikuj për të rifreskuar.
Programet me avull
4)
Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm një herë.
Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe mund t'i bëjnë rrobat më
të buta.
Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me larje ose duke
përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.
Programet me avull nuk kryejnë cikël higjienizues.
Mos e vendosni programin me avull me këto lloje artikujsh:
Artikujt që do të lahen në temperaturë më të ulët se 40°C.
Artikujt që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen me
tharëse rrobash me rrotullim.
Të gjithë artikujt me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.
Steam Refresh
1,5 kg Program me avull për të pambuktat dhe
sintetiket. Ky cikël heq aromat nga rrobat
5)
.
Steam Synthetics
1,5 kg Programi i tharjes për artikujt sintetikë. Ky
cikël ndihmon që rrobave t'u hiqen rrudhat.
www.electrolux.com10
Programi
Gama e temperaturës
Ngarkesa
maksimal
e
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Steam Cottons
1,5 kg Program me avull për të pambuktat. Ky cikël
ndihmon që rrobave t'u hiqen rrudhat.
1)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas
rregullores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht “Programi standard i pambukut me
60°C” dhe “Programi standard i pambukut me 40°C”. Ato janë programet më efikase për sa
i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me
ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e
deklaruar për programin e zgjedhur.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
që kazani nuk rrotullohet fare ose nuk rrotullohet mirë, por është normale për këtë program.
3)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
4)
Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat mund të
jenë të njoma. Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të freskët për rreth 10 minuta për
ta tharë lagështinë. Kur programi përfundon, hiqini me shpejtësi rrobat nga kazani. Pas një
cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, por me më pak mundim.
5)
Avulli nuk i heq aromat e kafshëve.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Programi
1)
SHQIP 11
Programi
1)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe ndryshme mund ndryshojnë dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu
kohëzgjatjen e programit larjes mund ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
nisje programit, ekrani tregon kohëzgjatjen e programit për
kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft nëse ngarkesa e rrobave është e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 7 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit do të jetë më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë programit,
ekran pulson një pikë.
Programet Ngarkes
a (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjatj
a e përafërt
e
programit
(minuta)
Lagështira
e mbetur
(%)
1)
Cottons
60°C
7 1.25 70 146 53
Cottons
40°C
7 0.78 70 161 53
Synthetics
40°C
3,5 0.47 50 171 35
Delicates
40°C
3,5 0.53 62 121 35
www.electrolux.com12
Programet Ngarkes
a (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjatj
a e përafërt
e
programit
(minuta)
Lagështira
e mbetur
(%)
1)
Wool/Handwash
2)
30°C
1,5 0.25 45 58 30
Programet standarde të pambukut
Program standard
për pambukun
60°C
7 0.91 48 236 53
Program standard
për pambukun
60°C
3,5 0.67 36 211 53
Program standard
për pambukun
40°C
3,5 0.52 36 205 53
1)
Në fund të fazës së centrifugimit.
2)
Nuk disponohet për disa modele.
Regjimi fikur (W) Regjimi lënë ndezur (W)
0,30 0,30
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën
implementuese 2009/125/EC të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
7. OPSIONET
7.1 Temperature
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi
= ujë i ftohtë.
Në ekran shfaqet temperatura e
vendosur.
7.2 Spin
Me këtë opsion ju mund të ulni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Ekrani tregon treguesin e shpejtësisë së
vendosur.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Pa centrifugim
Caktoni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit.
Vendosni këtë për pëlhura shumë
delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Ekrani shfaq treguesin .
Ndërprerje e shpëlarjes
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
SHQIP 13
Ekrani shfaq treguesin .
Për ta shkarkuar ujin,
referojini kapitullit "Në
përfundim të programit".
Ekstra heshtur
Vendosni këtë opsion për të eliminuar
të gjitha fazat e centrifugimit dhe për
të kryer një larje pa zhurmë.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
Ekrani shfaq treguesin .
Për ta shkarkuar ujin,
referojini kapitullit "Në
përfundim të programit".
7.3 Prewash
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për rroba shumë
të ndotura.
Kur ta vendosni këtë opsion, kohëzgjatja
e programit rritet.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Delay Start
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës.
7.5 Extra Rinse
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
7.6 Easy Iron
Pajisja lan dhe centrifugon rrobat me
kujdes për të parandaluar krijimin e
rrudhave.
Pajisja e ul shpejtësinë e centrifugimit,
përdor më shumë ujë dhe e përshtat
kohëzgjatjen e programit sipas llojit të
rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
7.7 Rregulluesi i kohës
Kur vendos një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur.
Shtypni ose për të ulur ose rritur
kohëzgjatjen e programit.
Opsioni Time Manager është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
Treguesi
Cottons Eco
1) 1)
2)
3)
3)
3)
www.electrolux.com14
Treguesi
Cottons Eco
1) 1)
4)
3)
3)
3)
1)
Nëse disponohet.
2)
Më e shkurtra: për t'i freskuar rrobat.
3)
Kohëzgjatja e parazgjedhur e programit.
4)
Më e gjata: Rritja e kohëzgjatjes së
programit ul gradualisht konsumin e
energjisë. Faza e optimizuar e ngrohjes
kursen energji dhe kohëzgjatja më e gjatë
ruan të njëjtat rezultate larjeje (veçanërisht
për ndotje normale).
8. CILËSIMET
8.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni
dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
Pasi të shtypni : opsionet dhe
çelësi i programit janë të bllokuar.
Para se të shtypni
: pajisja nuk
mund të niset.
8.2 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program të ri.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
8.3 Sinjalet akustike
Dëgjohen sinjalet akustike kur:
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht dhe
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
SHQIP 15
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Gjatë instalimit ose përpara
përdorimit të parë ju mund të
vëreni ujë në pajisje. Ky
është uji i mbetur në pajisje
pas një testimi të plotë
funksional në fabrikë për të
garantuar që pajisja t'u jepet
klientëve në gjendje pune të
përkryer dhe nuk është
arsye për t'u shqetësuar.
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Hapeni rubinetin e ujit.
3. Hidhni 2 litra ujë në kutinë e
detergjentit për fazën e larjes.
Kjo aktivizon sistemin e shkarkimit.
4. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
5. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes
2. Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat
artikujt përpara se t’i vendosni ato
brenda pajisjes.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
4. Mbylleni derën mirë.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos
mbeten rroba ndërmjet
guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes
së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
Larja e njollave tepër të
ndotura me vaj dhe graso
mund të dëmtojë pjesët prej
gome të lavatriçes.
10.2 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet.
3. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
www.electrolux.com16
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente specifikë për lavatriçe.
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Kutia e detergjentit për fazën e paralarjes.
Kutia e detergjentit për fazën e larjes.
Foleja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave,
ngrirësit).
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.
10.4 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
Pozicioni A për detergjentin pluhur
(cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e
lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin
e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent
xhelatinoz ose
detergjente me lëng të
trashë.
Mos vendosni më shumë
se lëng se niveli
maksimal.
Mos e vendosni fazën e
paralarjes.
Mos e vendosni
funksionin e shtyrjes së
programit.
1.
A
2.
SHQIP 17
3.
B
4.
10.5 Aktivizimi i pajisjes
Shtypni butonin për të aktivizuar ose
çaktivizuar pajisjen. Dëgjohet një melodi
kur aktivizohet pajisja.
10.6 Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin:
Treguesi përkatës i programit
ndizet.
Treguesi i
pulson.
Ekrani tregon nivelin e
menaxhuesit të kohës,
kohëzgjatjen e programit dhe
treguesit e fazave të programit.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksionet e disponueshme.
Kur aktivizoni një opsion, treguesi i
opsionit të vendosur ndizet.
Nëse e vendosni diçka në
mënyrë të pasaktë, ekrani
tregon mesazhin .
10.7 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni .
Treguesi i ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Treguesi fillon të pulsojë në
ekran.
Programi fillon, dera bllokohet dhe
ekrani tregon treguesin .
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të shkurtër
kur pajisja mbushet me ujë.
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja rregullon
automatikisht
kohëzgjatjen e programit
në përputhje me
ngarkesën e rrobave.
Në ekran shfaqet vlera e
re.
10.8 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani
të tregojë shtyrjen që dëshironi të
vendosni.
Treguesi përkatës ndizet në ekran.
2. Shtypni :
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Dera kyçet, ekrani shfaq treguesin
.
Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
www.electrolux.com18
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e
shtyrjes së programit
përpara se të shtypni .
Për të anuluar shtyrjen e
programit:
Shtypni për ta
vendosur pajisjen në
pauzë.
Shtypni derisa
ekrani të tregojë
'.
Shtypni përsëri
për ta filluar
programin
menjëherë.
10.9 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni
.
Treguesi pulson.
2. Ndrysho opsionet.
3. Shtypni
përsëri.
Programi vazhdon.
10.10 Anulimi i një programi në
vazhdim
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish këtë buton për të
riaktivizuar pajisjen. Tashmë mund të
vendosni një program të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.11 Hapja e derës kur shtyrja
e programit është në punë
Ndërsa shtyrja e programit është në
punë, dera bllokohet dhe ekrani shfaq
treguesin
.
1. Shtypni për ta vënë pajisjen në
pauzë.
Treguesi
fillon të pulsojë.
2. Prisni rreth 2 minuta derisa treguesi i
bllokimit të derës të ndalojë
pulsimin dhe të fiket.
3. Hapni derën.
4. Mbylleni derën.
5. Shtypni përsëri. Treguesi
shfaqet sërish në ekran.
Shtyrja e programit vazhdon
funksionimin.
10.12 Hapja e derës gjatë
punës së programit
Ndërsa programi është në punë, dera
bllokohet dhe ekrani shfaq treguesin
.
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
larta, ju nuk mund ta hapni
derën.
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
2. Prisni disa minuta dhe më pas hapni
me kujdes derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4. Vendoseni sërish programin.
10.13 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht.
Sinjali akustik funksionon (nëse është
aktiv).
Në ekran ndizet .
Treguesi i fiket.
Treguesi i bllokimit të derës
pulson për pak minuta, më pas fiket.
Ju mund ta hapni derën.
Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
SHQIP 19
Mbyllni rubinetin e ujit.
Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të derës është
ndezur. Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Shtypni
. Pajisja shkarkon ujin
dhe kryen centrifugimin.
2. Për ta bërë pajisjen që vetëm të
shkarkojë, vendosni . Nëse
është e nevojshme, ulni shpejtësinë
e centrifugimit.
3. Kur programi përfundon, treguesi i
bllokimit të derës pulson për pak
minuta. Kur të fiket, mund ta hapni
derën.
4. Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
Funksioni shkarkon ujin dhe
kryen centrifugimin
automatikisht pas afro 18
orësh (përveç programit Të
leshta).
10.14 Opsioni Pritje
AUTOMATIKE
Funksioni Pritje AUTOMATIKE çaktivizon
automatikisht pajisjen për të ulur
konsumimin e energjisë kur:
Nuk e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të shtypni
.
Shtypni butonin për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
5 minuta pas përfundimit të programit
të larjes
Shtypni butonin
për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit
të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni Pritje
AUTOMATIKE nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkuar ujin.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndajini rrobat në: të bardha, me
ngjyra, sintetike, delikate dhe të
leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra mund të zbehen
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që t’i lani ato veçmas herët e para.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Lajini dhe trajtojini paraprakisht njollat
e vështira përpara se t’i vendosni
artikujt në kazan
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60

Electrolux EWF1276GDW Používateľská príručka

Kategória
Mixér / kuchynský robot príslušenstvo
Typ
Používateľská príručka