• Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
• Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
• Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
• Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
• Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
• Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
•
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
SHQIP 5