Electrolux EWT1266ELW Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka

Táto príručka je tiež vhodná pre

EWT 1266ELW
SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2
BG Перална машина Ръководство за употреба 26
CS Pračka Návod k použití 51
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................5
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 6
5. TABELA E PROGRAMEVE................................................................................7
6. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................... 10
7. OPSIONET....................................................................................................... 11
8. CILËSIMET.......................................................................................................13
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................13
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.........................................................................14
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 17
12. KUJDESI DHE PASTRIMI..............................................................................18
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 22
14. TË DHËNAT TEKNIKE...................................................................................24
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8
MPa).
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
SHQIP 3
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin dhe bulonat e
transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta
lëvizni pajisjen sërish duhet ta bllokoni
kazanin.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e
ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj
kushteve atmosferike.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe tapetit të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku kapaku i pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
2.2 Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe
Irlandën: Pajisja ka një spinë 13 amp.
Nëse ju duhet ta ndërroni siguresën
www.electrolux.com4
në spinë, përdorni një siguresë 13
amp ASTA (BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit për t'u siguruar
se cilët aksesorë mund të përdoren.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
2
3
1
4
5
6
1
Paneli i kontrollit
2
Kapaku
3
Doreza e kapakut
4
Filtri i pompës së shkarkimit
5
Këmbët për nivelimin e pajisjes
6
Etiketa e specifikimeve
SHQIP 5
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
Start/Pause
Cotton
Cotton Eco
Synthetics
Delicates
Wool/Handwash
Jeans
On/Off
Rinse
Spin/Drain
Curtains
Silk
Duvet
Sports
5 Shirts
Lingerie
Temp.
Spin
Easy Iron
Delay StartPrewash
Extra Rinse
1 2 3 4 5
1011
8
7
9
6
1
Butoni i ndezjes/fikjes (On/Off)
2
Çelësi i programeve
3
Blloku i prekjes për reduktimin e
centrifugimit (Centrifugimi)
4
Blloku i prekjes për temperaturën
(Temperatura)
5
Ekrani
6
Blloku i prekjes për paralarjen
(Paralarje)
7
Blloku i prekjes për shtyrjen e
programit (Shtyrje e programit)
8
Blloku i prekjes për shpëlarje shtesë
(Shpëlarje shtesë)
9
Blloku i prekjes për hekurosje të lehtë
(Hekurosje e lehtë)
10
Blloku i prekjes për nisjen/
ndërprerjen (Nisje/Pauzë)
11
Blloqet e prekjes së menaxhuesit të
kohës (Time Manager)
www.electrolux.com6
4.2 Ekrani
A B C D
E
FG
A) Zona e temperaturës:
: Treguesi i temperaturës
: Treguesi i ujit të ftohtë
B) : Treguesi i menaxhuesit të kohës.
C) Zona e kohës:
: kohëzgjatja e programit
: shtyrja e programit
: kodet e alarmit
: mesazhi i defektit
: programi ka përfunduar.
D) : treguesi i bllokimit për fëmijët.
E) Treguesit e larjes:
: faza e larjes
: faza e shpëlarjeve
: faza e centrifugimit
: opsioni i përhershëm
Shpëlarje shtesë.
F) Zona e centrifugimit:
: treguesi i shpejtësisë së
centrifugimit
: treguesi i opsionit Pa
centrifugim
: treguesi i ndërprerjes së
shpëlarjes
: treguesi ekstra i heshtur.
G)
: treguesi i kapakut të bllokuar
5. TABELA E PROGRAMEVE
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Cotton (Të
pambukta)
90°C - Ujë i
ftohtë
6 kg
1200 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje
normale dhe e lehtë.
SHQIP 7
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Cotton Eco
(Të pambukta
EKO)
1)
60° - 40°C
6 kg
1200 rpm
Të pambukta të bardha dhe të pambukta me
ngjyra që nuk zbehen. Ndotje normale. Konsu‐
mi i energjisë ulet dhe koha e programit të larjes
zgjatet.
Synthetics
(Sintetike)
60° - Ujë i ftohtë
2,5 kg
1200 rpm
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh të
përziera. Ndotje normale.
Delicates
(Delikate)
40° - Ujë i ftohtë
2,5 kg
1200 rpm
Rroba delikate si akrilike, viskoze, poliestër.
Ndotje normale.
Wool/
Handwash (Të
leshta / Larje me
dorë)
40° - Ujë i ftohtë
1 kg
1200 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta
që lahen me dorë dhe pëlhura delikate me
simbolin e kujdesit "larje me dorë".
2)
Jeans
(Xhinse)
60° - Ujë i ftohtë
3 kg
1200 rpm
Xhinse dhe artikuj të leshta. Edhe për artikuj në
ngjyra të errëta.
Rinse
(Shpëlarja)
6 kg
1200 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
gjitha pëlhurat.
Spin/Drain
(Centrifugim/
Shkarkim)
3)
6 kg
1200 rpm
Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar
ujin në kazan. Të gjitha pëlhurat.
Lingerie (Të
brendshme)
40° - Ujë i ftohtë
1 kg
800 rpm
Program i veçantë për rroba shumë delikate, si të
brendshme grash, sytjena dhe mbathje etj.
Silk (Mën‐
dafsh)
30°C
1 kg
800 rpm
Program special për rroba mëndafshi dhe sin‐
tetike të përziera.
Curtains
(Perde)
40° - Ujë i ftohtë
2,5 kg
800 rpm
Program special për perde. Faza e paralarjes ak‐
tivizohet automatikisht.
4)
Duvet (Jor‐
gan)
60° - 30°C
2 kg
800 rpm
Program i posaçëm për një batanije sintetike,
jorgan, mbulesë krevati etj.
www.electrolux.com8
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Sports
(Sportive)
30°C
2,5 kg
800 rpm
Artikuj sintetikë dhe delikatë. Artikuj me ndotje
të lehtë ose artikuj për freskim.
5 Shirts (5
Këmisha)
30°C
1,5 kg
800 rpm
Pëlhura sintetike dhe të përziera. Artikuj të
ndotur pak dhe artikuj për të rifreskuar. Për 5 - 6
këmisha.
1)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas rregul‐
lores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "Programi standard i pambukut me 60°C"
dhe "Programi standard i pambukut me 40°C". Ato janë programet më efikase për sa i për‐
ket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje
normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e de‐
klaruar për programin e zgjedhur.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
që kazani nuk rrotullohet fare ose nuk rrotullohet mirë. Konsiderojeni këtë si funksionim nor‐
mal të pajisjes.
3)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që shpejtësia të përputhet me rrobat.
Nëse caktoni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë shkarkimi.
4)
Mos përdorni asnjë detergjent për fazën e paralarjes, nëse doni ta shpëlani vetëm me
ujë.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Programi
1)
SHQIP 9
Programi
1)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që shpejtësia të përputhet me rrobat.
Nëse caktoni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë shkarkimi.
5.1 Woolmark Apparel Care -
Blu
Cikli i larjes së të leshtave i kësaj makine
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "larje me dorë" nëse
rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna
nga prodhuesi i kësaj makine larëse.
Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe të
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M1145
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
dhënat këtë tabelë janë përafërta. Shkaqe ndryshme mund
ndryshojnë të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave për larje, temperatura e
ujit dhe e ambientit.
momentin e nisjes programit ekrani tregon kohëzgjatjen e progra‐
mit për kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft nëse ngarkesa e rrobave është e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 6 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit është më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë programit,
ekran pulson një pikë.
www.electrolux.com10
Programet Ngarke‐
sa (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjat‐
ja e përa‐
fërt e pro‐
gramit
(minuta)
Lagështia
e mbetur
(%)
1)
Cotton (Të pam‐
bukta) 60 °C
6 1,10 56 180 53
Cotton (Të pam‐
bukta) 40 °C
6 0,60 54 170 53
Synthetics (Sinte‐
tike) 40 °C
2,5 0,45 45 105 35
Delicates (Deli‐
kate) 40 °C
2,5 0,51 46 85 35
Wool/Handwash
(Të leshta / Larje
me dorë) 30 °C
2)
1 0,33 46 55 30
Programet standarde të pambukut
Program standard
për pambukun 60
°C
6 0,83 44 182 53
Program standard
për pambukun 60
°C
3.0 0,55 33 145 53
Program standard
për pambukun 40
°C
3.0 0,42 33 129 53
1)
Në fund të fazës së centrifugimit.
2)
Nuk disponohet për disa modele.
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
0,48 0,48
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implemen‐
tuese 2009/125/KE të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
7. OPSIONET
7.1 Temperatura
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi
= ujë i ftohtë.
Në ekran shfaqet temperatura e
vendosur.
7.2 Centrifugimi
Me këtë opsion ju mund të ulni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Ekrani tregon treguesin e shpejtësisë së
vendosur.
SHQIP 11
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Pa centrifugim
Caktoni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit.
Vendosni këtë për pëlhura shumë
delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Ekrani shfaq treguesin .
Ndërprerje e shpëlarjes
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
Kapaku qëndron i bllokuar. Për të
hapur kapakun duhet të shkarkoni
ujin.
Ekrani shfaq treguesin
.
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
Ekstra i heshtur
Vendosni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit dhe për të
kryer një larje pa zhurmë.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
Kapaku qëndron i bllokuar. Për të
hapur kapakun duhet të shkarkoni
ujin.
Ekrani shfaq treguesin .
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
7.3 Paralarje
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për rroba shumë
të ndotura.
Kur ta vendosni këtë opsion, kohëzgjatja
e programit rritet.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Shtyrje e programit
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës.
7.5 Shpëlarje shtesë
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
7.6 Hekurosje e lehtë
Pajisja lan dhe centrifugon rrobat me
kujdes për të parandaluar krijimin e
rrudhave.
Pajisja e ul shpejtësinë e centrifugimit,
përdor më shumë ujë dhe e përshtat
kohëzgjatjen e programit sipas llojit të
rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
7.7
Menaxhuesi i kohës
Kur vendos një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur.
Shtypni ose për të ulur ose rritur
kohëzgjatjen e programit.
Opsioni Menaxheri i kohës është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
Tre‐
gue‐
si
1) 1)
2)
www.electrolux.com12
Tre‐
gue‐
si
1) 1)
3)
3)
3)
4)
3)
3)
3)
1)
Nëse disponohet.
2)
Më e shkurtra: për t'i freskuar rrobat.
3)
Kohëzgjatja e parazgjedhur e programit.
4)
Më e gjata: Rritja e kohëzgjatjes së pro‐
gramit ul gradualisht konsumin e energjisë.
Faza e optimizuar e ngrohjes kursen energji
dhe kohëzgjatja më e gjatë ruan të njëjtat
rezultate larjeje (veçanërisht për ndotje nor‐
male).
8. CILËSIMET
8.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni
dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
Pasi të shtypni
: opsionet dhe
çelësi i programeve janë të bllokuar.
Para se të shtypni
: pajisja nuk
mund të niset.
8.2 Sinjalet akustike
Dëgjohen sinjalet akustike kur:
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht dhe
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
8.3 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program të ri.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni
dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
2. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
SHQIP 13
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni kapakun e pajisjes.
2. Shtypni butonin A.
Kazani hapet automatikisht.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
4. Shkundini artikujt përpara se t'i
vendosni ato brenda pajisjes.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
5. Mbyllni kazanin dhe kapakun.
A
KUJDES!
Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes,
sigurohuni që ta keni mbyllur
mirë kazanin.
10.2 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe
të zbutësit të rrobave.
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjentë specifikë për makinën larëse.
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Ndarja e detergjentit për fazën e paralarjes.
Shenjat MAX tregojnë nivelet maksimale të sasisë së detergjentit
(pluhur ose lëng).
Ndarja e detergjentit për fazën e larjes.
Shenjat MAX tregojnë nivelet maksimale të sasisë së detergjentit
(pluhur ose lëng).
Ndarja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave,
ngrirësit).
Shenja
M
është niveli maksimal për sasinë e solucioneve të
lëngshme shtesë.
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.
www.electrolux.com14
10.4 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
1.
CLICK
2.
A
3.
CLICK
4.
B
Pozicioni A për detergjentin pluhur (cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
Mos vendosni më shumë se lëng se niveli maksimal.
10.5 Aktivizimi i pajisjes
Shtypni butonin për të aktivizuar ose
çaktivizuar pajisjen. Dëgjohet një melodi
kur aktivizohet pajisja.
10.6 Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin:
Treguesi përkatës i programit
ndizet.
Treguesi i
pulson.
Ekrani tregon nivelin e
menaxhuesit të kohës,
kohëzgjatjen e programit dhe
treguesit e fazave të programit.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksionet e disponueshme.
Kur aktivizoni një opsion, treguesi i
opsionit të vendosur ndizet.
Nëse e vendosni diçka në
mënyrë të pasaktë, ekrani
tregon mesazhin .
10.7 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni .
SHQIP 15
Treguesi i ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Treguesi fillon të pulsojë në
ekran.
Programi fillon, kapaku bllokohet
dhe ekrani tregon treguesin .
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të shkurtër
kur pajisja mbushet me ujë.
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja rregullon
automatikisht
kohëzgjatjen e programit
në përputhje me
ngarkesën e rrobave.
Në ekran shfaqet vlera e
re.
10.8 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani
të tregojë shtyrjen që dëshironi të
vendosni.
Treguesi përkatës ndizet në ekran.
2. Shtypni
:
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Dera kyçet, ekrani shfaq treguesin
.
Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e
shtyrjes së programit
përpara se të shtypni .
Për të anuluar shtyrjen e
programit:
Shtypni për ta
vendosur pajisjen në
pauzë.
Shtypni derisa
ekrani të tregojë
'.
Shtypni përsëri
për ta filluar
programin
menjëherë.
10.9 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni
.
Treguesi pulson.
2. Ndrysho opsionet.
3. Shtypni përsëri.
Programi vazhdon.
10.10 Anulimi i një programi në
vazhdim
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish këtë buton për të
riaktivizuar pajisjen. Tashmë mund të
vendosni një program të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.11 Hapja e kapakut
Kur një program ose shtyrje programi
është në punë, kapaku i pajisjes është i
bllokuar. Ekrani shfaq treguesin
.
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
larta, ju nuk mund ta hapni
kapakun.
Hapeni kapakun kur shtyrja e
programit është në punë:
1. Shtypni për ta ndaluar pajisjen.
2. Prisni derisa treguesi i bllokimit të
kapakut të fiket.
3. Mund ta hapni kapakun.
4. Mbyllni kapakun dhe shtypni
përsëri. Shtyrja e programit vazhdon
të funksionojë.
www.electrolux.com16
Hapni kapakun kur programi të jetë në
punë:
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
2. Prisni disa minuta dhe më pas hapni
kapakun e pajisjes.
3. Mbyllni kapakun dhe vendosni
përsëri programin.
10.12 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht.
Sinjali akustik funksionon (nëse është
aktiv).
Në ekran ndizet
.
Treguesi i fiket.
Treguesi i bllokimit të kapakut
fiket.
Mund ta hapni kapakun.
Nxirrni rrobat nga pajisja. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
Mbajeni kapakun paksa të hapur, për
të parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të kapakut
është ndezur. Kapaku qëndron i
bllokuar.
Për të hapur kapakun duhet të
shkarkoni ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Shtypni
. Pajisja shkarkon ujin
dhe kryen centrifugimin.
2. Për ta vendosur pajisjen që vetëm të
shkarkojë ujin, vendosni .
Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e centrifugimit.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe
treguesi i bllokimit të kapakut
fiket, mund ta hapni kapakun.
4. Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
Pajisja shkarkon ujin dhe
kryen centrifugimin
automatikisht pas rreth 18
orësh (përveç programit Të
leshta).
10.13 Opsioni Pritje
AUTOMATIKE
Funksioni Pritje AUTOMATIKE çaktivizon
automatikisht pajisjen për të ulur
konsumimin e energjisë kur:
Nuk e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të shtypni .
Shtypni butonin
për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
5 minuta pas përfundimit të programit
të larjes
Shtypni butonin për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit
të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni Pritje
AUTOMATIKE nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkuar ujin.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
SHQIP 17
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje rroba pa tegela
ose me prerje. Përdorni një trastë
larjeje për të larë rroba të vogla
dhe/ose delikate (p.sh. sutjena me
tela, rripa, streçe etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe startojeni sërish
fazën e centrifugimit.
11.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
11.3 Detergjentet dhe produktet
suplementare
Përdorni vetëm detergjentë dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40°C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë (jepet nga
prodhuesi i detergjentit).
11.4 Këshilla ekologjike
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të çdo
programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
www.electrolux.com18
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
12.2 Zbutja e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni një larje
mirëmbajtjeje rregullisht. Për të bërë
këtë:
Nxirrni rrobat nga kazani.
Vendoseni programin e të
pambuktave me temperaturën më të
lartë, me një sasi të vogël detergjenti.
12.4 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
1. 2.
3.
SHQIP 19
12.5 Pastrimi i filtrit të shkarkimit
PARALAJMËRIM!
Mos e pastroni filtrin e
shkarkimit nëse uji në pajisje
është i nxehtë.
1. 2.
3. 4.
5.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76

Electrolux EWT1266ELW Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka
Táto príručka je tiež vhodná pre