1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike
të reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët,
që ta përdorin këtë pajisje. Këta njerëz
duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos
lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që ajo
është e hapur.
1.2 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
• Mos e montoni apo përdorni pajisjen në
vende me temperaturë nën 0 °C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit, të dhëna
me pajisjen.
Lidhja e ujit
• Sigurohuni që të mos dëmtoni tubat e
ujit.
• Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e
furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet
e dhëna të tubave. Pajisjet e vjetra të
tubave nuk duhet të ripërdoren.
• Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të
rinj ose në tuba që nuk janë përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni ujin të
rrjedhë derisa ai të pastrohet.
• Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë
rrjedhje.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
1.3 Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme,
si p.sh.:
– Zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
–Ferma
– Nga klientët në hotele, motele dhe
ambiente të tjera banimi
– Në ambiente me fjetje dhe mëngjes.
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
SHQIP 3