Electrolux ESL46010 Používateľská príručka

  • Dobrý deň! Prečítal som si používateľskú príručku pre umývačku riadu Electrolux ESL 46010 a som pripravený odpovedať na vaše otázky. Príručka obsahuje informácie o rôznych programoch umývania, funkciách, ako je napríklad funkcia Multitab, a tiež pokyny pre inštaláciu a údržbu. Neváhajte sa opýtať na čokoľvek, čo vás zaujíma!
  • Ako nastavím zmäkčovač vody v umývačke riadu?
    Čo mám robiť, ak sa umývačka riadu nezapne?
    Ako často mám čistiť filtre v umývačke?
    Ako používam funkciu Multitab?
udhëzimet për përdorim
Ръководство за употреба
návod k použití
návod na používanie
Enëlarëse
Съдомиялна машина
Myčka nádobí
Umývačka riadu
ESL 46010
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 3
Paneli I kontrollit 4
Përpara përdorimit të parë 6
Vendosja e zbutësit të ujit 6
Përdorimi I kripës në enëlarëse 7
Përdorimi I lëndës shpëlarëse 8
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
9
Përdorimi I detergjentit 11
Funksioni I shumëfishtë 12
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
13
Programet e larjes 14
Kujdesi dhe pastrimi 15
Si të veprojmë nëse… 16
Të dhëna teknike 18
Instalimi 18
Lidhja e ujit 18
Lidhja elektrike 19
Probleme që lidhen me mjedisin 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për
të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
me pajisjen kur ajo zhvendoset ose
shitet. Të gjithë personat që përdorin
pajisjen duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
Përdorimi i saktë
Pajisja është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët
shtëpiake të përshatshme për larjen në
enëlarëse.
Mos fusni tretës në enëlarëse. Rrezik
shpërthimi.
Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me
majat e drejtuara poshtë. Përndryshe
vendosini horizontalisht në koshin e
sipërm.
Përdorni vetëm produkte origjinale për
enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
punë e sipër, që andej mund të dalë avull
i nxehtë. Rrezik djegieje për lëkurën.
Mos i nxirrni enët nga enëlarësja përpara
përfundimit të programit të larjes.
Kur programi i larjes ka përfunduar,
shkëputeni spinën nga priza dhe mbyllni
rubinetin e ujit.
Vetëm një inxhinier shërbimi i autorizuar
mund të riparojë pajisjen. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur
plagosje apo dëmtim të pajisjes.
Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të
Shërbimit.
Siguria e përgjithshme
Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me
aftësi ndjesore fizike dhe mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata
duhet të kenë mbikëqyrje ose udhëzime
për përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Detergjentet e larëses së enëve mund të
shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën
dhe fytin. Mund të jetë e rrezikshme për
jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të
prodhuesit të detergjentit për larëset e
enëve.
Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet e
detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë
gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni
pajisjen. Kjo ju ndihmon të parandaloni
dëmtimin dhe pengimin mbi derën e
hapur.
2 electrolux
Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e
hapur.
Siguria për fëmijët
Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për
të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët.
Ka rrezik mbytjeje.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të
sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera
është e hapur.
Instalimi
Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga
transporti. Mos lidhni një pajisje të
dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse
është e domosdoshme.
Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të
parë.
Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të
bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të
kësaj pajisje.
Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni
specifikimet ose modifikoni këtë produkt.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje
dhe dëmtimi të pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen:
nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë
të dëmtuara,
nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose
bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të
tillë që brendësia e pajisjes është
lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes për të parandaluar dëmtim të
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
Paralajmërim Ndiqni me kujdes
udhëzimet e dhëna në paragrafët e
specifikuar për lidhjet elektrike dhe ato të
ujit.
Përshkrim i produktit
1 Koshi i sipërm
2 Rregulluesi i fortësisë së ujit
3 Kutia e kripës
4 Foleja e detergjentit
electrolux 3
5 Foleja e shpëlarësit
6 Pllakëza e parametrave
7 Filtrat
8 Krahu i poshtëm spërkatës
9 Krahu i sipërm spërkatës
Sinjali optik
Mbas fillimit të programit larës, një sinjal optik
shfaqet në dysheme poshtë derës së
pajisjes.
Nëse pajisja është e instaluar më lart me një
derë mobilie kuzhine të plotë, sinjali optik nuk
do të jetë i dukshëm.
Sinjali optik
Drita e
kuqe
është e
ndezur.
Tregimi i fillimit të programit larës.
Drita e kuqe rri ndezur gjatë
programit të larjes.
Drita e
kuqe
pulson.
Tregim i një keqfunksionimi.
Drita e
kuqe fiket.
Tregim i mbarimit të një programi
larës.
Paneli I kontrollit
1 Butoni On/off
2 Ekrani dixhital
3
Butoni i shtyrjes së programit
4 Butoni i përzgjedhjes së programit
5 Dritat treguese
6 Butonat e funksionit
Dritat treguese
Kripa
1)
Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të
mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit
'Përdorimi i kripës së enëlarëses.
Edhe pasi të keni mbushur folenë, drita treguese
e kripës mund të vazhdojë të qëndrojë e ndezur
për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në
procesin e punës së pajisjes.
Shpëlarësi
1)
Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të
shtoni shpëlarësin. Referojuni kapitullit 'Përdorimi
i shpëlarësit.
4 electrolux
Dritat treguese
Multitab Drita treguese tregon aktivizimin/çaktivizimin e
funksionit multitab. Referojuni kapitullit "Funksioni
Multitab.
1) Kur foleja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizet gjatë
procesit të programit të larjes.
Ekrani dixhital
Në ekran shfaqet:
Niveli i rregulluar të zbutësit të ujit.
Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit
(vetëm me funksionin multitab të
aktivizuar).
Koha e mbetur deri në përfundim të
programit.
Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
Numri i orëve në shtyrjen e programit.
Kodet e defektit.
Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akutsike.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të zgjidhni
programin e larjes. Shtypni një buton
programi, drita treguese përkatëse do të
ndizet. Referojuni kapitullit 'Programet e
larjes' për hollësi të mëtejshme lidhur me
programet e larjes.
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të
vonuar fillimin e programit të larjes me një
interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni
'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto
veprime:
Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni
kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet
e dëgjueshme'.
Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
shpëlarësit, kur funksioni multitab është i
aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni
multitab'.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes
kur të gjitha dritat treguese të programeve
janë të ndezura.
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
Për të vendosur një program larjeje.
Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike.
Për të çaktivizuar/aktivizuar folenë e
shpëlarësit.
Pajisja nuk është në modalitetin e
përzgjedhjes ndërsa është ndezur vetëm një
dritë treguesi programi. Anuloni programin
për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i
një programi larjeje.
Sinjalet e dëgjueshëm
Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
Në përfundim të programit të larjes.
Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset
në fabrikë.
Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
treguese të butonave të funksioneve A, B
dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit A dhe B.
5. Shtypni butonin e funksionit C.
Dritat treguese për butonat e funksionit
A dhe B fiken.
Drita treguese për butonin e funksionin
C pulson.
Në ekranin dixhital do të shfaqet
përzgjedhja.
Sinjalet akustike të
çaktivizuara
Sinjalet akustike të
aktivizuara
Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen.
6. Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
Ekrani dixhital do të tregojë
përzgjedhjen e re.
electrolux 5
Sinjalet akustike të çaktivizuara.
7. Fikni pajisjen për të ruajtur procesin.
Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e
dëgjueshme:
1. Bëni procedurën e mësipërme derisa
ekrani dixhital të shfaqë cilësimin e duhur.
Përpara përdorimit të parë
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për
çdo hap të procedurës:
1. Kontrolloni nëse niveli i zbutësit të ujit
përshtatet sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj. Nëse është e nevojshme, vendosni
zbutësin e ujit.
2. Mbusheni kutinë e kripës me kripë të
posaçme për enëlarëse.
3. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
4. Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
5. Vendosni programin e saktë të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe ndotjes.
6. Mbusheni folenë e detergjentit me sasinë
e duhur të detergjentit.
7. Startoni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjente të
kombinuara (3 në 1, 4 në 1, 5 në 1, etj.),
referojuni kapitullin 'funksioni Multitab'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të
kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes.
Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
Sistemi gjerman (dH°).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (millimol për litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Clarke.
Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe
përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal
i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në
zonën tuaj.
Fortësia e ujit Përzgjedhja e fortësisë së ujit
°dH °TH mmol/l Clarke manualisht elektronikisht
51 - 70 91 - 125 9,1 - 12,5 64 - 88 2 10
43 - 50 76 - 90 7,6 - 9,0 53 - 63 2 9
37 - 42 65 - 75 6,5 - 7,5 46 - 52 2 8
29 - 36 51 - 64 5,1 - 6,4 36 - 45 2 7
23 - 28 40 - 50 4,0 - 5,0 28 - 35 2 6
19 - 22 33 - 39 3,3 - 3,9 23 - 27 2 5
15 - 18 26 - 32 2,6 - 3,2 18 - 22 1 4
11 - 14 19 - 25 1,9 - 2,5 13 - 17 1 3
4 - 10 7 - 18 0,7 - 1,8 5 - 12 1 2
< 4 < 7 < 0,7 < 5
1
1)
1
1)
1) Nuk kërkohet përdorimi i kripës.
Duhet të vendosni zbutësin e ujit
manualisht dhe elektronikisht.
Rregullimi manual (me dorë)
Pajisja është paravendosur që në fabrikë
në pozicionin 2.
1. Hapni derën.
2. Nxirrni koshin e poshtëm.
3. Rrotullojeni rregulluesin e fortësisë së ujit
në pozicionin 1 ose 2 (referojuni tabelës).
4. Futni brenda koshin e poshtëm.
6 electrolux
5. Mbyllni derën.
Rregullimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur nga
fabrika në nivelin 5.
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe
C derisa dritat treguese të butonave të
funksionit A , B, dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit A.
Dritat treguese për butonat e funksionit
B dhe C fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
A vazhdon të pulsojë.
Në ekranin dixhital shfaqet niveli aktual.
Mund të dëgjoni një sinjal akustik.
Shembull: në ekranin dixhital shfaqen
/ 5 sinjale akustike me ndërprerje =
niveli 5.
6. Shtypni butonin e funksionit A një herë
për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me nga
një hap.
7. Shtypni butonin On/Off për të ruajtur
procesin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Kripërat që nuk janë të
posaçme për enëlarëse dëmtojnë
zbutësin e ujit.
Kujdes Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur
në fund të pajisjes mund të shkaktojnë
gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë
përpara së të startoni një program larjeje
për të shmangur gërryerjen.
Ndiqni këta hapa për të mbushur kutinë
e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim kundër-
orar për të hapur kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë procesit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur shtoni në të kripën.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron
e ndezur.
electrolux 7
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës
origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me
produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues
për enëlarësen, detergjent të lëngshëm).
kjo mund të shkaktojë dëmtime në
pajisje.
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa
shenja e njolla.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë
fazës së fundit të shpëlarjes.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
shpëlarësit:
1. Shtypni dhe lëshoni butonin (A) për të
hapur folenë e shpëlarësit.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës. Shenja 'max.' tregon nivelin
maksimal
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë
thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit pasardhës të
larjes.
4. Mbyllni folenë e shpëlarësit.
Rregulloni dozimin e shpëlarësit
Shpëlarësi është paravendosur nga fabrikë
në pozicionin 4.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 6 (dozimi më i lartë).
1. Rrotullojeni çelësin e shpëlarësit për të
rritur ose ulur dozën.
Rriteni dozën nëse në enë kanë mbetur
pika uji apo njolla rrëkeje.
Ulni dozën nëse ka rrëke, njolla të
bardha ose shtresëzime kaltëroshe
nëpër enë.
8 electrolux
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
Kujdes Përdoreni pajisjen vetëm për
enë shtëpiake që janë të përshtatshme
për larjen në enëlarëse.
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që
thithin ujë (sfungjerë, plaçka, etj.).
Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni
këta hapa:
Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e
ushqimit.
Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në
tiganë.
Ndërsa futni takëme dhe enë, ndiqni këta
hapa:
Futni enët e zgavruar (p.sh.filxhanët,
gotat dhe tavat) me zgavrën nga poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në një bazament të thellë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
futen tek njëra-tjetra.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat
e tjera.
Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
Enët plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme kundër ngjitjes, mund të mbajnë
pikat e ujit. Enët plastike nuk thahen aq
mirë sa enët prej porcelani dhe çeliku.
Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm.
Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
Kujdes Sigurohuni që krahët spërkatës
të mund të lëvizin lirisht përpara se të
startoni një program larjeje.
Paralajmërim Gjithmonë mbyllni derën
pasi të keni futur apo nxjerrë enët nga
pajisja. Dera e hapur mund të përbëjë
rrezik.
Shporta e poshtme
Vendosini tiganët, kapakët, pjatat, tasat e
sallatës dhe takëmet në koshin e poshtëm.
Vendosni pjatat e servisit dhe kapakët e
mëdhenj përreth skajeve të koshit.
Rradhët e dhëmbëzimeve në koshin e
poshtëm mund të ulen që të mund të
vendosni tenxhere, tava dhe tasa.
electrolux 9
Koshi i takëmeve
Paralajmërim Mos vendosni thika me
teh të gjatë në pozicion vertikal.
Vendosini takëmet e gjata dhe të
mprehta horizontalisht në koshin e
sipërm. Bëni kujdes me takëmet e
mprehta.
Pirunët dhe lugët vendosini me bisht poshtë.
Vendosini thikat me doreza nga sipër.
Nëse majat e thikave dalin nga pjesa e
poshtme e koshit, do të bllokojnë krahun e
poshtëm spërkatës. Vendosini thikat me
doreza nga poshtë.
Bashkojini lugët me takëme të tjera që të mos
futen te njëra-tjetrën.
Ulni dorezën e mbajtëses së takëmeve për të
futur takëme në kosh.
Përdorni rrjetën e takëmeve. Nëse përmasat
e takëmeve nuk lejojnë përdorimin e rrjetës
së takëmeve, mund ta fshihni atë lehtësisht.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatat (me diametër
maksimal 24 cm), tiganë, tasa sallate,
filxhanë, gota, tenxhere dhe kapakë.
Vendosini enët në mënyrë të tillë që të lini ujin
të prekë gjithë sipërfaqet.
Vendosini gotat me bisht të gjatë në varëset
e filxhanëve me bishtat nga lart. Për enët më
të gjata, palosini varëset e filxhanëve.
10 electrolux
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse vendosni pjata të mëdha në koshin e
poshtëm, lëvizni fillimisht koshin e sipërm në
pozicionin më sipër.
Lartësia maksimale e enëve
koshi i sipërm
koshi i
poshtëm
Pozicioni i
sipërm
20 cm 31 cm
Pozicioni i
poshtëm
24 cm 27 cm
Ndiqni këta hapa për të lëvizur koshin e
sipërm në pozicionin më sipër:
1. Tërhiqeni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrijeni me kujdes lart nga dy anët derisa
mekanizmi të mbërthehet dhe koshi të
mos lëvizë.
Ndiqini këta hapa për të lëvizur koshin e
sipërm në pozicionin më poshtë:
1. Tërhiqeni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrijeni me kujdes lart nga dy anët.
3. Mbajeni mekanizmin dhe lëshojeni sërish
poshtë ngadalë.
Kujdes
Mos e ngrini ose mos e ulni koshin
vetëm nga njëra anë.
Nëse koshi është në pozicionin e
sipërm, mos vendosni filxhanë në
varëset e filxhanëve.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent (pudër, lëng
ose tableta) që përdoren për larëset e
enëve.
Ndiqni të dhënat në paketim:
dozimi i rekomanduar nga prodhuesi.
rekomandimet e ruajtjes.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Kjo ndihmon në
uljen e ndotjes.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
detergjentit:
1. Hapni kapakun e folesë së detergjentit.
electrolux 11
2. Mbusheni folenë e detergjentit ( A) me
detergjent. Shenja tregon dozimin:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent.
3. Nëse përdorni një program larjeje me
fazën e paralarjes, hidhni më shumë
detergjent në folenë e detergjentit për
paralarjen ( B).
A
B
4. Nëse përdorni tableta detergjente,
vendoseni tabletën detergjente në folenë
e detergjentit ( A).
5. Mbyllni kapakun e folesë së detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Marka të ndryshme detergjentesh treten
në kohë të ndryshme. Disa tableta
detergjentesh nuk japin rezultatet më të
mira të pastrimit gjatë programeve të
shkurtra të larjes. Përdorni programet e
gjata të larjes kur përdorni tableta
detergjentesh. Kjo ju ndihmon që të hiqni
plotësisht detergjentin.
Funksioni I shumëfishtë
Funksioni multitab është i përshtatshëm për
tabletat e kombinuara detergjente.
Këto tableta përmbajnë agjentë të tillë si
detergjent, shpëlarës dhe kripë për
enëlarëse. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta janë të
përshtatshme për fortësinë e ujit në zonën
tuaj. Referojuni udhëzimeve të prodhuesit.
Kur vendosni funksionin multitab, ky qëndron
i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju.
Funksioni multitab ndalon automatikisht
rrjedhjen e shpëlarësit dhe kripës. Drita
treguese e shpëlarësit dhe drita treguese e
kripës janë të çaktivizuara.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse
përdorni funksionin multitab.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin
multitab përpara fillimit të një programi
larjeje.
Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni
funksionin multitab gjatë procesit të një
programi. Anuloni programin e larjes,
pas rivendosni programin.
Për të aktivizuar funksionin multitab:
Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin multitab:
Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab fiket.
Ndiqni këta hapa nëse rezultatet e
tharjes nuk janë të kënaqshme:
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Aktivizoni folenë e shpëlarësit.
3. Vendoseni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni
folenë e shpëlarësit aktivizuar/
çaktivizuar folenë e shpëlarësit kur
funksioni multitab është aktiv.
12 electrolux
Për të aktivizuar/çaktivizuar mbajtësen e
shpëlarësit:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C.
Dritat treguese për butonat e
funksioneve A, B dhe C vazhdojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit B.
Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe C fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
Në ekranin dixhital do të shfaqet
përzgjedhja.
Foleja e shpëlarësit e
çaktivizuar
Foleja e shpëlarësit e
aktivizuar
6. Shtypni përsëri butonin e funksionit B.
Ekrani dixhital do të tregojë
përzgjedhjen e re.
7. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
Për të përdorur sërish detergjent normal:
1. Çaktivizoni funksionin multitab.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe folenë
e shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë
së ujit në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larjeje pa enë
brenda.
5. Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të
ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
6. Rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
pak të hapur. Programi i larjes starton
vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe
startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
Drita treguese e programit do të ndizet.
Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e
programit.
4. Mbyllni derën.
Programi i larjes fillon.
Ndërsa programi i larjes është në
proces, nuk mund ta ndryshoni
programin. Anuloni programin e larjes.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni
një program larjeje vetëm nëse është e
nevojshme.
Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që
andej mund të dalë avull i nxehtë.
Ndërprisni një program të larjes
Hapni derën.
Programi ndalon.
Mbyllni derën.
Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i një programi larjeje.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
2. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C për
të anuluar programin e larjes.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
Mbushi folenë e detergjentit me detergjent
përpara së të vendosni një program të ri
larjeje.
Vendosja dhe startimi i një programi
larjeje me shtyrje të programit
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Vendosni një program larjeje.
4. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
derisa në ekranin dixhital të shfaqet
shtyrja e nevojshme e programi të larjes.
electrolux 13
Drita treguese e shtyrjes së programit
ndizet.
5. Mbyllni derën.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së
programit fillon.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së
programit ulet me hapa prej 1 ore.
Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar,
programi i larjes starton automatikisht.
Mos e hapni derën gjatë numërimit
mbrapsht, për të parandaluar
ndërprerjen e numërimit mbrapsht. Kur
mbyllni sërish derën, numërimi mbrapsht
vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i shtyrjes së programit
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
Kur anuloni shtyrjen e programit,
anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program të ri larjeje.
Përfundimi i një programi larjeje
Pajisja ndalon automatikisht.
Dëgjohet sinjali akustik për përfundimin e
programit.
Sistemi i tharjes ka një ventilator
kondenson avujt e ujit nga dollapi. Ky
sistem jep një rezultat optimal të tharjes
dhe nuk e lejon avullin e mbetur të
kondensohet sërish mbi enë në formën
e pikave të ujit.
Nëse hapni derën gjatë fazës së tharjes,
do të çaktivizoni mekanizmin.
1. Hapni derën.
Në ekranin dixhital shfaqet 0.
Drita treguese për përfundimin e
programit qëndron e ndezur.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni
derën pak të hapur për disa minuta
përpara se të nxirrni enët.
Lërini enët të ftohen përpara se t'i nxirrni ato
nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të
dëmtueshme.
Heqja e ngarkesës
Si fillim hiqni artikujt nga koshi i poshtëm,
pastaj nga koshi i sipërm.
Mund të ketë ujë në anët e derës së
pajisjes. Çeliku i pandryshkshëm ftohet më
shpejt sesa enët.
Programet e larjes
Programet e larjes
Programi Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit
Intensive Ndotje e madhe Enë argjile, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 70°C
2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Automatike
1)
Çdo lloj Enë argjile, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 45°C ose
70°C
1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
E shpejtë
2)
Ndotje normale
ose e lehtë
Enë argjile dhe takëme Larja kryesore deri në 60°C
Shpëlarja përfundimtare
Ekonomik
3)
Ndotje normale Enë argjile dhe takëme Paralarja
Larja kryesore deri në 50°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
14 electrolux
Programi Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit
Gota Ndotje normale
ose e lehtë
Enë argjile dhe
qelqurina delikate
Larja kryesore deri në 45°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
1) Gjatë programit Automatik, niveli i ndotjes së enëve përcaktohet nga turbullira e ujit. Kohëzgjatja e
programit dhe nivelet e konsumit mund të ndryshojnë. Kjo varet nëse pajisja është mbushur plot ose
jo si dhe nga niveli i ndotjes së enëve. Pajisja e rregullon automatikisht temperaturën e ujit gjatë larjes
kryesore.
2) Ky është programi i përkryer ditor për larjen e një ngarkese jo të plotë. Ideal për një familje me 4 persona
që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e takëmet e mëngjesit dhe drekës dhe darkës.
3) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni broshurës së bashkëngjitur, për të dhënat
e provës.
Vlerat e konsumit
Programi Kohëzgjatja (në minuta)
1)
Energjia (në kWh) Uji (në litra)
Intensive - 1,6 - 1,8 19 - 21
Automatike - 0,8 - 1,3 10 - 19
E shpejtë - 0,8 8
Ekonomike - 0,8 - 0,9 12 - 13
Gota
- 0,6 - 0,7 11 - 12
1) Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit,
ndryshimet e ushqimit me energji
elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara
mund t'i ndryshojnë këto vlera.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Vendoseni pajisjen
pozicionin fikur para se të pastroni
ndonjë pjesë të saj.
Pastrimi i filtrave
Kujdes Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave të jetë i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre do të sjellë
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrat.
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e
larjes.
Enëlarësja ka tre filtra:
1. filtrin e ashpër (A)
2. mikrofiltrin (B)
3. filtrin e sheshtë (C)
A
B
C
Ndiqni këta hapa për të pastruar filtrat:
electrolux 15
1. Hapni derën.
2. Nxirrni koshin e poshtëm.
3. Për të zbërthyer sistemin e filtrave,
rrotulloni doresën tek mikrofiltri (B) afro
1/4 në drejtim kundër-orar.
4. Nxirrni sistemin e filtrit.
5. Kapeni filtrin e ashpër (A) nga doreza me
vrimë.
6. Nxirrni filtrin e ashpër (A) nga mikrofiltri
(B).
7. Nxirrni filtrin e sheshtë (C) nga bazamenti
i pajisjes.
8. Pastrojini filtrat nën ujë të rrjedhshëm.
9. Vendoseni filtrin e sheshtë (C) në
bazamentin e pajisjes.
10. Vendoseni filtrin e trashë (A) në mikrofiltër
(B) dhe shtypini të dy filtrat bashkë.
11. Vendoseni sistemin e filtrave në vend.
12. Për të mbërthyer sistemin e filtrave,
rrotulloni dorezën mbi mikrofiltër (B) në
drejtim orar derisa të mbërthehet në
vend.
13. Montoni koshin e poshtëm.
14. Mbyllni derën.
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një kruajtëse
dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një copë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutral.
Mos përdorni produkte gërryes, lecka
pastrimi me fërkim ose zbutës (aceton,
trikloroetilenë, etj...).
Masat paraprake nga ngrirja
Kujdes Mos e instaloni pajisjen në
vende ku temperatura është poshtë 0
°C. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Nëse kjo nuk është e mundur, zbrazeni
pajisjen dhe mbylleni derën. Shkëputni tubin
e futjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Si të veprojmë nëse…
Pajisja nuk fillon punë ose ndalon në mes të
procesit.
Nëse ka një defekt, provoni fillimisht të gjeni
vetë një zgjidhje për problemin. Nëse nuk e
gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin
tuaj ose Qendrën e Shërbimit.
Kujdes Fikeni pajisjen përpara se të
kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara
më poshtë.
16 electrolux
Kodi i defektit dhe
keqfunksionimi
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
sinjal i dëgjueshëm i ndërprerë
ekrani dixhital shfaq
Larësja e enëve nuk mbushet me ujë
Rubineti i ujit është bllokuar ose mbushur me mbeturina.
Pastroni rubinetin e ujit.
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
Filtri te tubi i futjes së ujit është i bllokuar.
Pastroni filtrin.
Lidhja e tubit të futjes së ujit nuk është bërë si duhet. Tubi
mund të jetë i përdredhur ose i shtypur.
Sigurohuni që lidhja të jetë si duhet.
sinjal i dëgjueshëm i ndërprerë
ekrani dixhital shfaq
Larësja e enëve nuk thahet
Ka një bllokim në tapën e lavapjatës.
Pastroni tapën e lavapjatës.
Lidhja e tubit të kullimit të ujit nuk është bërë si duhet. Tubi
mund të jetë i përdredhur ose i shtypur.
Sigurohuni që lidhja të jetë si duhet.
sinjal i dëgjueshëm i ndërprerë
ekrani dixhital shfaq
Pajisja e kundër-përmbytjes punon
Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
Programi nuk fillon Dera e furrës nuk mbyllur.
Mbyllni derën.
Spina e ushqimit elektrik nuk është e lidhur.
Lidhni ushqimin elektrik.
Siguresa është djegur në automatin kryesor të shtëpisë.
Riaktivizoni siguresën.
Fillimi me vonesë nuk është vendosur.
Anuloni fillimin me vonesë për të filluar menjëherë programin.
Mbas kontrollit, ndizni pajisjen. Programi
vazhdon nga pika ku u ndërpre. Nëse
keqfunksionimi shfaqet përsëri, kontaktoni
Qendrën tuaj të Shërbimit.
Këto të dhëna janë të domosdoshme për t'ju
ndihmuar shpejt dhe me saktësi:
Modeli (Mod.)
Numri i produktit (PNC)
Numri serial (S.N.)
Për këto të dhëna, referojuni etiketës së
karakteristikave.
Shkruajini të dhënat e domosdoshme këtu:
Përshkrimi i modelit : ..........
Numri i produktit : ..........
Numri serial : ..........
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme
Enët nuk janë të pastra Programi i zgjedhur i larjes nuk është i aplikueshëm për llojin e
ngarkesës dhe ndotjes.
Koshat janë mbushur në mënyrë të pasaktë duke mos lënë ujin të
arrijë gjithë sipërfaqet.
Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së
pasaktë të enëve.
Filtrat janë të ndotur ose jo të instaluar saktë.
Sasia e detergjentit është e vogël ose mungon.
Mbetjet e gëlqeres mbi enë Kutia e kripës është bosh.
Zbutësi i ujit është vendosur në nivel të gabuar.
Kapaku i kutisë së kripës nuk është mbyllur mirë.
Enët janë të njoma dhe të
turbullta
Nuk është përdorur shpëlarës.
Foleja e shpëlarësit është bosh.
Në gota dhe enë ka rrëke,
njolla të bardha ose veshje
turbullire
Pakësoni dozimin e shpëlarësit.
electrolux 17
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme
Thani shenjat e pikave të ujit
mbi gota dhe enë
Shtoni dozimin e shpëlarësit.
Detergjenti mund të jetë shkaku.
Të dhëna teknike
Përmasat Gjerësia cm 44,6
Lartësia cm 81,8 - 87,8
Thellësia cm 55
Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia
e përgjithshme - Siguresa
Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e parametrave
në anën e brendshme të derës së enëlarëses.
Presioni i furnizimit me ujë Minimumi 0,5 bar (0,05 MPa)
Maksimumi 0,8 MPa (8 bar)
Kapaciteti Përzgjedhjet e vendit 9
Instalimi
Paralajmërim Sigurohuni që spina
elektrike të jetë e shkëputur nga priza
elektrike gjatë instalimit.
E rëndësishme Binduni udhëzimeve në
modelin e bashkëngjitur:
Montimi i pajisjes.
Instaloni panelin e mobilieve.
Lidhni furnizimin dhe kullimin e ujit.
Instaloni pajisjen nën një banak (plan kuzhine
apo lavapjatës).
Nëse ka nevojë për riparim, pajisja duhet të
jetë lehtësisht e arritshme për inxhinierin.
Vendoseni pajisjen ngjitur me rubinetin e ujit
dhe një tubi kullimi.
Për ajrosjen e larëses së enëve vetëm vrimat
e mbushjes me ujë, kullimit të ujit dhe
furnizimit me energji elektrike janë të
domosdoshme.
Larësja e enëve ka këmbë të rregullueshme
për të lejuar përshtatjen e lartësisë.
Sigurohuni që tubi i futjes së ujit, tubi i kullimit
dhe kablloja e furnizimit të mos jenë
përdredhur ose shtypur, kur futni pajisjen.
Bashkëngjitja e pajisjes te njësitë ngjitur
Sigurohuni që banaku poshtë të cilit ju
bashkëlidhni pajisjen të jetë prej një strukture
të sigurt (njësi kuzhine ngjitur, kabinete, mur).
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe
mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është
e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga
anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet
saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Lidheni pajisjen me një furnizim uji të nxehtë
(max. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative
energjie që janë më të padëmshme për
ambientin (p.sh. panele diellore ose
fotovoltaike dhe aeolian), përdorni një
furnizues uji të nxehtë për të ulur konsumin e
energjisë.
Lidhni zorrën në një rubinet uji me një fileto të
jashtme prej 3/4".
Kujdes Mos përdorni zorra nga një
pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve
(referojuni "Specifikimet Teknike. Sigurohuni
që autoritetet lokale të ujësjellësit t'ju
18 electrolux
informojnë mbi presionin mesatar në zonën
tuaj.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos
ketë përdredhje dhe të mos jetë e shkelur
apo e përthyer.
Mbërthejeni mirë dadon mbërthyese për të
shmangur rrjedhje të ujit.
Kujdes Mos e lidhni pajisjen me tuba të
rinj apo tuba të papërdorur për një kohë
të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa
minuta, më pas lidhni zorrën.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy pjesë dhe
ka një kabllo të brendshëm dhe një valvul
sigurie. Zorra e hyrjes së ujit është nën
presion vetëm ndërkohë që rrjedh ujë në të.
Nëse ka një rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit,
valvuli i sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së ujit:
Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose
valvulin e sigurisë.
Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvuli i
sigurisë është dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
Lini vetëm Qendrën e Shërbimit të
zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me
valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i rrezikshëm
Zorra e kullimit
1. Lidhni zorrën e kullimit të ujit me rubinetin
dhe mbërthejeni në sipërfaqen e punës.
Kjo parandalon që uji i ndotur i lavamanit
të kthehet në pajisje.
2. Lidheni zorrën e kullimit të ujit në një gyp
të qëndrueshëm me vrimë për ventilim
(diametri i brendshëm minimal 4 cm).
max 85 cm
min 40 cm
max 400 cm
Sigurohuni që zorra e kullimit të mos jetë
përthyer ose shtypur për të parandaluar që
uji të kullojë në mënyrë të pasaktë.
Hiqni tapën e rubinetit kur pajisja kullon ujin,
për të parandaluar që uji të kthehet mbrapsht
në pajisje.
Zgjatuesi i zorrës së kullimit nuk duhet të jetë
më i gjatë se 2 m. Diametri i brendshëm nuk
duhet të jetë më i vogël se diametri i vetë
zorrës.
Nëse e lidhni zorrën e kullimit të ujit në një
rubinet nën lavaman, hiqni membranën
plastike (A). Nëse nuk e hiqni membranën,
mbetjet e ushqimit mund të shkaktojnë një
bllokim në zorrën e kullimit
Pajisja ka një mekanizëm sigurie për të
parandaluar që uji i ndotur të kthehet
mbrapsht në pajisje. Nëse rubineti i
lavapjatës ka një 'valvul mos-kthimi', ky
mund të bëjë që pajisja të mos kullojë siç
duhet. Hiqni valvulin e mos-kthimit.
Kujdes Sigurohuni që dadot bashkuese
të ujit të jenë shtrënguar fort për të
shmangur rrjedhje të ujit.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi nëse nuk ndiqni këto masa
sigurie.
Montojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
electrolux 19
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e parametrave të jetë
në përputhje me tensionin dhe fuqinë e
vendit tuaj.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
konektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos i zëvendësoni vetë kabllot e
ushqimit. Kontaktoni Qendrën e
Shërbimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti.
Tërhiqeni gjithmonë nga spina.
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese janë të padëmshme
për ambientin dhe mund të riciklohen.
Elementët plastikë identifikohen nga shenjat,
p.sh. >PE<, >PS<, etj. Mënjanoni materialet
paketues në vendgrumbullimin e plehrave të
lagjes tuaj.
Paralajmërim Për të hedhur një pajisje,
ndizni këtë procedurë:
Hiqni spinën nga priza.
Priteni kabllon e ushqimit dhe spinën
dhe hidhini ato.
Çmontoni mbërtheckën e derës. Kjo
shmang që fëmijët të mbyllen brenda
pajisjes dhe të rrezikojnë jetën e tyre.
20 electrolux
/