Electrolux ESF4500LOW Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka
ESF4500LOW
ENËLARËSE
NÕUDEPESUMASIN
МАШИНА ЗА МИЕЊЕ САДОВИ
UMÝVAČKA
SQ
ET
MK
SK
UDHËZIMET PËR PËRDORIM 2
KASUTUSJUHEND 21
УПАТСТВО ЗА РАКУВАЊЕ 39
NÁVOD NA POUŽÍVANIE 59
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT .................................................................................... 6
5. PROGRAMET.....................................................................................................7
6. CILËSIMET.........................................................................................................9
7. OPSIONET....................................................................................................... 11
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................12
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................13
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 14
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 16
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 18
13. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 19
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Presioni i ujit në punë (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (Mpa)
Ruani numrin maksimal prej 9 cilësimeve të pozicionit.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Vendosini thikat dhe takëmet me maja të mprehta në
koshin e takëmeve, të drejtuara me majat poshtë ose
në pozicion horizontal.
Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse nuk e
mbikëqyrni, për të parandaluar rrëzimin mbi të.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
SHQIP 3
1.2 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
2.3 Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.
www.electrolux.com4
PARALAJMËRIM!
Tension i rrezikshëm.
Tubi i hyrjes së ujit ka një
mbështjellëse të jashtme
transparente. Nëse tubi është i
dëmtuar, uji në tub errësohet.
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
hiqni menjëherë spinën nga priza
elektrike. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e tubit të hyrjes së ujit.
2.4 Përdorimi
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në punë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
2.5 Shërbimi
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për të riparuar pajisjen.
Rekomandojmë përdorimin vetëm të
pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur të kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që
t'i keni informacionet e mëposhtme të
disponueshme në pllakën e
specifikimeve.
Modeli:
PNC:
Numri i serisë:
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
SHQIP 5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4
3
7
9
8
10
56
11
1
2
1
Krahu spërkatës i sipërm
2
Krahu spërkatës i poshtëm
3
Filtrat
4
Pllaka e specifikimeve
5
Kutia e kripës
6
Tubi i ajrit
7
Kutia e shpëlarësit
8
Kutia e detergjentit
9
Koshi i takëmeve
10
Koshi i poshtëm
11
Koshi i sipërm
4. PANELI I KONTROLLIT
Program
Delay
Start
Option
1
2
3 5
78 6
4
www.electrolux.com6
1
Butoni ndezje/fikje
2
Butoni Program
3
Treguesit e programit
4
Ekrani
5
Butoni Delay
6
Butoni Start
7
Treguesit
8
Butoni Option
4.1 Treguesit
Treguesi Përshkrimi
Faza e larjes. Ndizet kur faza e larjes është në funksionim.
Faza e tharjes. Ndizet kur faza e tharjes është në funksionim.
Treguesi Multitab.
Treguesi i kripës. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi
është në funksionim.
Treguesi i shpëlarësit. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi
është në funksionim.
Treguesi EnergySaver.
5. PROGRAMET
Programi Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat e programit Opsionet
1)
Ndotje normale
Enë prej fajance
dhe takëme
Paralarje
Larje (50°C)
Shpëlarje
Tharje
EnergySaver
Multitab
2)
Të gjitha
Enë prej fajance,
takëme, tenx‐
here dhe tiganë
Paralarje
Larje nga 45°C
deri në 70°C
Shpëlarje
Tharje
EnergySaver
Multitab
Ndotje e madhe
Enë prej fajance,
takëme, tenx‐
here dhe tiganë
Paralarje
Larje (70°C)
Shpëlarje
Tharje
EnergySaver
Multitab
Ndotje normale
ose e lehtë
Enë prej fajance
dhe qelqurina
delikate
Larje (45°C)
Shpëlarje
Tharje
EnergySaver
Multitab
SHQIP 7
Programi Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat e programit Opsionet
3)
Ndotje e sapo
bërë
Enë prej fajance
dhe takëme
Larje me 60°C
ose 65°C
Shpëlarje
Multitab
4)
Të gjitha Paralarje
1)
Me këtë program ofrohet përdorimi më efikas i konsumit të ujit dhe të energjisë për
takëme dhe enë prej fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet
e testimit).
2)
Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e rregullon automa‐
tikisht temperaturën dhe sasinë e ujit, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
3)
Me këtë program mund të lani ngarkesë të sapo ndotur. Ai jep rezultate të mira larjeje në
një kohë të shkurtër.
4)
Me këtë program mund t'i shpëlani enët shpejt për të parandaluar ngjitjen e mbetjeve të
ushqimit te enët dhe krijimin e erës së keqe në pajisje. Mos përdorni detergjent me këtë pro‐
gram.
5.1 Vlerat e konsumit
Programi
1)
Uji
(l)
Energjia
(kWh)
Kohëzgjatja
(min)
9.5 0.889 225
6 - 11 0.5 - 1.2 40 - 140
11 - 13 1.0 - 1.2 130 - 150
11 - 12 0.6 - 0.9 70 - 80
8 0.8 30
4 0.1 14
1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet
dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
5.2 Informacion për institutet
testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për
kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
Shkruani numrin e produktit (PNC) që
ndodhet te etiketa e specifikimeve.
www.electrolux.com8
6. CILËSIMET
6.1 Regjimi i përzgjedhjes së
programit dhe regjimi i
përdoruesit
Kur pajisja është në regjimin e
përzgjedhjes së programit, është e
mundur të caktoni një program dhe të
hyni te regjimi i përdoruesit.
Në regjimin e përdoruesit, mund të
ndryshohen cilësimet e mëposhtme:
Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë
së ujit.
Aktivizimi ose çaktivizimi i sinjalit
akustik për përfundimin e programit.
Çaktivizimi i kutisë së shpëlarësit kur
dëshironi të përdorni opsionin Multitab
pa shpëlarës.
Këto cilësime do të ruhen derisa t'i
ndryshoni përsëri.
Si të caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit
Pajisja është në modalitetin e
përzgjedhjes së programit kur treguesi
është i ndezur dhe ekrani shfaq
kohëzgjatjen e programit.
Kur aktivizoni pajisjen, zakonisht ndodhet
në modalitetin e përzgjedhjes së
programit. Sidoqoftë, nëse nuk ndodh
kështu, mund ta caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit në mënyrën e
mëposhtme:
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
Program dhe Option derisa pajisja të
jetë në modalitetin e përzgjedhjes së
programit.
6.2 Zbutësi i ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji i
furnizuar, të cilat do të kishin një efekt
shkatërrues në rezultatet e larjes dhe në
pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallë
ekuivalente.
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të
rregullohet sipas fortësisë së ujit në
zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit për të garantuar
rezultate të mira larjeje.
Fortësia e ujit
Sistemi gjer‐
man (°dH)
Sistemi fran‐
cez (°fH)
mmol/l Gradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
47 -50 84 - 90 8.4 - 9.0 58 - 63 10
43 - 46 76 - 83 7.6 - 8.3 53 - 57 9
37 - 42 65 - 75 6.5 - 7.5 46 - 52 8
29 - 36 51 - 64 5.1 - 6.4 36 - 45 7
23 - 28 40 - 50 4.0 - 5.0 28 - 35 6
19 - 22 33 - 39 3.3 - 3.9 23 - 27
5
1)
15 - 18 26 - 32 2.6 - 3.2 18 - 22 4
11 - 14 19 - 25 1.9 - 2.5 13 - 17 3
4 - 10 7 - 18 0.7 - 1.8 5 - 12 2
SHQIP 9
Sistemi gjer‐
man (°dH)
Sistemi fran‐
cez (°fH)
mmol/l Gradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
<4 <7 <0.7 < 5
1
2)
1)
Cilësimi i paracaktuar nga fabrika.
2)
Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Caktimi i nivelit të zbutësit të ujit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht Delay dhe Start
derisa treguesit ,
dhe fillojnë të pulsojnë dhe ekrani
të jetë i bardhë.
2. Shtypni Program.
Treguesit
dhe
fiken.
Treguesi vazhdon të
pulsojë.
Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
p.sh. = niveli 5.
3. Shtypni Program vazhdimisht për të
ndryshuar cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.3 Kutia e shpëlarësit
Shpëlarësi ndihmon në tharjen e enëve
pa shenja dhe njolla.
Shpëlarësi lëshohet automatikisht gjatë
fazës së shpëlarjes me ujë të nxehtë.
Përdorimi i shpëlarësit dhe
tabletave të shumëfishta
Kur aktivizoni opsionin Multitab, kutia e
shpëlarësit vazhdon të nxjerrë shpëlarës.
Megjithatë, mund ta çaktivizoni kutinë e
shpëlarësit. Në këtë rast, rezultatet e
tharjes mund të mos jenë të kënaqshme.
Me kutinë e shpëlarësit të çaktivizuar,
treguesi i shpëlarësit është gjithmonë i
çaktivizuar.
Aktivizimi i kutisë së shpëlarësit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në regjimin e përdoruesit,
shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht Delay dhe Start derisa
treguesit , dhe
të fillojnë të pulsojnë dhe ekrani të
jetë bosh.
2. Shtypni Option.
Treguesit dhe fiken.
Treguesi
vazhdon të
pulsojë.
Në ekran shfaqet cilësimi aktual.
= kutia e shpëlarësit
është aktivizuar.
= kutia e shpëlarësit
është çaktivizuar.
3. Shtypni Option për të ndryshuar
cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.4 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien kur ndodh një
keqfunksionim në pajisje. Këto sinjale
akustike nuk mund të çaktivizohen.
Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që
bie kur përfundon programi. Sipas
paracaktimit, ky sinjal akustik është i
çaktivizuar, por ai mund të aktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit akustik për
përfundimin e programit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht Delay dhe Start
www.electrolux.com10
derisa treguesit ,
dhe fillojnë të pulsojnë dhe ekrani
të jetë i bardhë.
2. Shtypni Delay
Treguesit dhe
fiken.
Treguesi
vazhdon të pulsojë.
Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
= Sinjali akustik joaktiv.
= Sinjali akustik aktiv.
3. Shtypni Delay për të ndryshuar
cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.5 MyFavourite
Me këtë opsion mund të caktoni dhe të
ruani programin që përdorni më shpesh.
Mund të ruani vetëm 1 program. Një
cilësim i ri anulon të mëparshmin.
Ruajtja e programit
MyFavourite
1. Caktoni programin që dëshironi të
ruani
Ju mund të caktoni gjithashtu opsionet e
disponueshme së bashku me programin.
2. Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht Program dhe Delay
derisa treguesit e programit dhe
opsionet të pulsojnë për disa
sekonda.
Si të caktoni programin
MyFavourite
Shtypni dhe mbani shtypur Program
derisa të ndizen treguesit që lidhen me
programin dhe opsionet MyFavourite.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi. Nuk
mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht njërin
ose më shumë prej tyre.
Vetëm treguesit e opsioneve
ende aktive qëndrojnë ndezur.
7.1 Multitab
Aktivizoni këtë opsion kur përdorni
tableta të shumëfishta që integrojnë
funksionet e kripës, ndihmësit të
shpëlarjes dhe detergjentit. Ato mund të
përmbajnë edhe agjentë pastrimi ose
shpëlarjeje.
Ky opsion çaktivizon çlirimin e kripës.
Treguesi i kripës nuk ndizet.
Me përdorimin e këtij opsioni,
kohëzgjatja e programit zgjatet për të
përmirësuar rezultatet e pastrimit dhe të
tharjes, me përdorimin e tabletave të
shumëfishta.
Multitab nuk është opsion i përhershëm
dhe duhet të zgjidhet në çdo cikël.
7.2 EnergySaver
Ky opsion ul temperaturën e fazës së
fundit të shpëlarjes dhe si rrjedhojë edhe
konsumin e energjisë (rreth -25%).
Enët mund të jenë ende të lagura pasi të
ketë mbaruar programi.
Kohëzgjatja e programit do të jetë më e
shkurtër.
Aktivizimi i EnergySaver
Shtypni Option derisa treguesi
ndizet.
Nëse opsioni nuk përdoret me
programin, treguesi përkatës nuk ndizet
ose pulson shpejt për disa sekonda dhe
më pas fiket.
SHQIP 11
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë specifike
për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim kundërorar dhe
hiqeni atë.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
4. Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
kripës.
5. Rrotulloni kutinë e kripës në drejtim
kundërorar për të mbyllur kutinë e
kripës.
Uji dhe kripa mund të derdhen
nga kutia e kripës kur e
mbushni. Rrezik gërryerjeje.
Për ta parandaluar këtë, nisni
një program pasi të mbushni
kutinë e kripës.
8.2 Mbushja e shpërndarësit të
shpëlarësit
A
B
D
C
www.electrolux.com12
M
A
X
1
2
3
4
+
-
A
B
D
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (D) për të
hapur kapakun (C).
2. Hidhni shpëlarësin në kutinë e
shpëlarësit (A) derisa lëngu të arrijë
nivelin "maks" të mbushjes.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
Mund ta rrotulloni zgjedhësin
e sasisë së lëshuar (B) midis
pozicionit 1 (sasia më e ulët)
dhe pozicionit 4 ose 6 (sasia
më e lartë).
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes së programit.
Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni kutinë e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin. Nëse përdorni
disa tableta, aktivizoni opsionin
Multitab.
5. Caktoni dhe nisni programin e duhur
sipas llojit të ngarkesës dhe të nivelit
të ndotjes.
9.1 Përdorimi i detergjentit
30
20
A BD
C
20
30
B
A D
C
1. Shtypni butonin e lëshimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (A).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në dhomëzën (D).
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
9.2 Vendosja dhe startimi i një
programi
Funksioni Auto Off
Ky funksion ul konsumin e energjisë
duke e çaktivizuar automatikisht pajisjen
kur ajo nuk është në punë.
Funksioni hyn në përdorim:
5 minuta pas përfundimit të programit.
SHQIP 13
Pas 5 minutave nëse programi nuk ka
filluar.
Nisja e një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
2. Mbyllni derën e pajisjes.
3. Shtypni Program vazhdimisht derisa
të ndizet treguesi i programit që doni
të përzgjidhni.
Nëse zgjidhni programin
MyFavourite, shtypni dhe mbani
shtypur Program derisa cilësimi
MyFavourite të ndizet.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Caktoni opsionet e përdorshme.
5. Shtypni Start për ta nisur programin.
Ndizet treguesi i fazës së larjes.
Kohëzgjatja e programit fillon të
ulet me intervale kohe prej 1
minute.
Nisja e një programi me shtyrje
programi
1. Caktoni një program.
2. Shtypni Delay vazhdimisht derisa
ekrani të tregojë kohën e shtyrjes së
programit që doni të caktoni (nga 1
deri në 24 orë).
Treguesi i programit të përzgjedhur
pulson.
3. Shtypni Start.
4. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
numërimin mbrapsht.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon dhe ndizet treguesi i fazës
së larjes.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën ndërkohë që
programi është në punë, pajisja ndalon.
Kur e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
Nëse dera rri hapur për më
shumë se 30 sekonda gjatë
fazës së tharjes, programi që
po kryhet do të përfundojë.
Anulimi i shtyrjes së programit
gjatë numërimit mbrapsht
Kur anuloni shtyrjen e programit, duhet
të rikonfiguroni programin dhe opsionet.
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
Program dhe Option derisa pajisja të
jetë në modalitetin e përzgjedhjes së
programit.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
Program dhe Option derisa pajisja të
jetë në modalitetin e përzgjedhjes së
programit.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Fundi i programit
Kur programi të ketë përfunduar ekrani
tregon 0:00. Treguesit e fazës janë fikur.
Të gjithë butonat janë të çaktivizuar
përveç butonit të ndezjes/fikjes.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose
pritni që funksioni Auto Off ta
çaktivizojë automatikisht pajisjen.
Nëse e hapni derën përpara aktivizimit të
Auto Off, pajisja çaktivizohet
automatikisht.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
www.electrolux.com14
Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim. Tabletat e
shumëfishta janë zakonisht të
përshtatshme në zona me fortësi uji
deri në 21° dH. Në zonat që e
tejkalojnë këtë kufi, duhet të përdoren
edhe shpëlarësi dhe kripa. Nëse
përdorni tabletat e shumëfishta, mund
të zgjidhni opsionin Multitab (nëse
disponohet). Ky opsion rrit rezultatet e
pastrimit dhe të tharjes me përdorimin
e tabletave të shumëfishta.
Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
10.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
10.3 Si të veproni nëse
dëshironi të ndaloni përdorimin
e tabletave të shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
fazë shpëlarjeje. Mos shtoni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
10.4 Ngarkimi i koshave
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
Hidhini mbetjet e mëdha të
ushqimeve nga enët në koshin e
plehrave.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në koshin e takëmeve.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Sigurohuni që krahu spërkatës mund
të lëvizë lirisht përpara se të nisni një
program.
SHQIP 15
10.5 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
10.6 Heqja e enëve nga koshat
1. Lërini takëmet të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta
mund të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit, në
anë dhe te dera e pajisjes
mund të mbetet ujë.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara mirëmbajtjes,
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqni
spinën nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe,
nëse është e nevojshme,
pastrojini ato.
11.1 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
C
B
A
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.
2. Hiqeni filtrin (C) jashtë filtrit (B).
3. Hiqeni filtrin e sheshtë (A).
4. Lajini filtrat.
www.electrolux.com16
5. Sigurohuni që nuk ka mbetje
ushqimesh ose dheu brenda ose
përreth pjesëve anësore të
dekantuesit.
6. Kthejeni filtrin e rrafshët në vend (A).
Sigurohuni që të vendoset në mënyrë
të saktë sipas 2 udhëzuesve.
7. Rimontoni filtrat (B) dhe (C).
8. Vendoseni përsëri filtrin (B) në filtrin
e sheshtë (A). Rrotullojeni në drejtim
orar derisa të ngecë.
KUJDES!
Pozicionimi i pasaktë i filtrave
mund të sjellë rezultate të
këqija larjeje dhe dëmtim të
pajisjes.
11.2 Pastrimi i krahëve
spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse
vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt
të hollë me maj.
11.3 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.4 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të lagur, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto lënë
depozita yndyre dhe çmërsi brenda
pajisjes. Për ta parandaluar këtë,
rekomandojmë të përdorni programe
me kohëzgjatje të gjatë të paktën 2
herë në muaj.
SHQIP 17
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës. Përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit.
Problemi dhe kodi i alar‐
mit
Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pa‐
jisjen.
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë
siguresë të prishur.
Programi nuk fillon. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Shtypni Start.
Nëse është caktuar shtyrja e programit, anuloni cilë‐
simin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e solu‐
cionit brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e proce‐
durës është afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me
ujë.
Ekrani shfaq .
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autori‐
tetet vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllo‐
kuar.
Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose
i përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
Ekrani shfaq .
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdred‐
hur ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja
kundër përmbytjes.
Ekrani shfaq .
Mbylleni rubinetin e ujit dhe lidhuni me qendrën e au‐
torizuar të shërbimit.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, kontaktoni
me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk janë të
përshkruar në tabelë, kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
www.electrolux.com18
12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Zgjidhja e mundshme
Ka vija të bardha ose shtre‐
sa me ngjyrë blu mbi gota
dhe enë.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni përzgjedhësin e shpëlarësit në një po‐
zicion më të ulët.
Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaf‐
tueshme. Rregullojeni përzgjedhësin e shpëlarësit
në një pozicion më të lartë.
Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Enët janë të lagura. Programi nuk ka fazë tharjeje ose ka fazë tharjeje
me temperaturë të ulët.
Kutia e shpëlarësit është bosh.
Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia e tabletave të shumë‐
fishta. Provoni një markë tjetër ose aktivizoni kutinë
e shpëlarësit dhe përdoreni shpëlarësin bashkë me
tabletat e shumëfishta.
Referojuni pjesës "Udhëzime
dhe këshilla" për shkaqe të
tjera të mundshme.
13. TË DHËNA TEKNIKE
Dimensionet Gjerësia / Lartësia / Thel‐
lësia (mm)
446/850/615
Lidhja elektrike
1)
Tensioni (V) 220-240
Frekuenca (Hz) 50
Presioni i furnizimit me ujë Min. / maks. bar (MPa) 0.5 (0.05) / 8 (0.8)
Furnizimi me ujë Ujë i ftohtë ose ujë i
ngrohtë
2)
maks. 60°C
Kapaciteti Cilësimet e vendeve 9
Konsumi i energjisë Modaliteti lënë ndezur (W) 0.99
Konsumi i energjisë Modaliteti fikur (W) 0.10
1)
Referojuni pllakës së klasifikimit për vlerat e tjera.
2)
Nëse uji i ngrohtë vjen nga burime alternative energjie (p.sh. panele diellore ose turbina
ere), furnizojeni pajisjen me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
SHQIP 19
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80

Electrolux ESF4500LOW Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka

V iných jazykoch