Dritat treguese
Multitab Drita treguese tregon aktivizimin/çaktivizimin e
funksionit multitab. Referojuni kapitullit "Funksioni
Multitab.
1) Kur foleja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizet gjatë
procesit të programit të larjes.
Ekrani dixhital
Në ekran shfaqet:
• Niveli i rregulluar të zbutësit të ujit.
• Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit
(vetëm me funksionin multitab të
aktivizuar).
• Koha e mbetur deri në përfundim të
programit.
• Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
• Numri i orëve në shtyrjen e programit.
• Kodet e defektit.
• Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akutsike.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Me anë të këtyre butonave mund të zgjidhni
programin e larjes. Shtypni një buton
programi, drita treguese përkatëse do të
ndizet. Referojuni kapitullit 'Programet e
larjes' për hollësi të mëtejshme lidhur me
programet e larjes.
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të
vonuar fillimin e programit të larjes me një
interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni
'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto
veprime:
• Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni
kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet
e dëgjueshme'.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
shpëlarësit, kur funksioni multitab është i
aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni
multitab'.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes
kur të gjitha dritat treguese të programeve
janë të ndezura.
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
– Për të vendosur një program larjeje.
– Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
– Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike.
– Për të çaktivizuar/aktivizuar folenë e
shpëlarësit.
Pajisja nuk është në modalitetin e
përzgjedhjes ndërsa është ndezur vetëm një
dritë treguesi programi. Anuloni programin
për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i
një programi larjeje.
Sinjalet e dëgjueshëm
Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
• Në përfundim të programit të larjes.
• Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
• Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset
në fabrikë.
Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
treguese të butonave të funksioneve A, B
dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit A dhe B.
5. Shtypni butonin e funksionit C.
– Dritat treguese për butonat e funksionit
A dhe B fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionin
C pulson.
– Në ekranin dixhital do të shfaqet
përzgjedhja.
Sinjalet akustike të
çaktivizuara
Sinjalet akustike të
aktivizuara
Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen.
6. Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
– Ekrani dixhital do të tregojë
përzgjedhjen e re.
electrolux 5