Zanussi ZEN6641XBA Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka
Udhëzimet për përdorim 2
Návod na používanie 18
Navodila za uporabo 34
Інструкція 49
SQ
SK
SL
UK
ZEN6641XBA
Vatër gatimi
Varný panel
Kuhalna plošča
Варильна поверхня
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzimet për sigurinë 3
Përshkrim i produktit 5
Përdorimi i përditshëm 7
Udhëzime dhe këshilla 9
Kujdesi dhe pastrimi 11
Zgjidhja e problemeve 11
Instalimi 14
Të dhëna teknike 16
Efikasiteti energjetik 17
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme janë të
nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ne
rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë gjatë
përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
2 www.zanussi.com
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në
zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet e saj
dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë
fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen
e pjesës së poshtme.
Sigurohuni që te hapësira e ventilimit prej
2 mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të, të
qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon
gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga
mungesa e hapësirës së mjaftueshme të
ventilimit.
www.zanussi.com 3
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të
shërbimit ose me një elektriçist për
ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Mos u mbështesni në detektorin e
tiganëve.
Mos vendosni takëme ose kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti
elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar
goditjet elektrike.
Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë,
ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
4 www.zanussi.com
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi vatrën e nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Enët e gatimit prej gize, alumini ose enët
me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin
xhamin/qeramikën prej xhami. Gjithmonë
ngrijini këto objekte kur duhet t'i vendosni
në sipërfaqen e gatimit.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen
nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për
t'u informuar mbi mënyrën e duhur të
hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Përshkrim i produktit
Hapësira e sipërfaqes së gatimit
145 mm
145 mm 120/180
mm
120/180
mm
210 mm
1
1
2 2
3
1
Zonë gatimi me induksion
2
Zona e gatimit
3
Paneli i kontrollit
www.zanussi.com 5
Pamja e panelit të kontrollit
1 2
810 7
4
3 5 6
9
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike
tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha
me
sen‐
sor
Funksioni Komenti
1
NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar vatrën.
2
Bllokimi / Mekanizmi i sigurisë
për fëmijët
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit.
3
- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
4
- Treguesit e kohës në zonat e
gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni ko‐
hën.
5
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
6
- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e
jashtme.
7
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
8
/
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
9
/
- Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
10
Funksioni i fuqisë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
-
Zona e gatimit është në punë.
6 www.zanussi.com
Ekrani Përshkrimi
Funksioni Nxehja automatike është në punë.
Funksioni i fuqisë funksionon.
+ numri
Ka një keqfunksionim.
Një zonë gatimi është ende e nxehtë (nxehtësi e mbetur).
Funksioni Bllokimi /Mekanizmi i sigurisë për fëmijët funksionon.
Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk ka
enë.
Funksioni Fikja automatike është në punë.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga nxehtësia e
mbetur.
Zonat e gatimit me induksion lëshojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.
Qeramika e xhamit nxehet nga nxehtësia e
enës.
Përdorimi i përditshëm
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar ose
për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon vatrën
automatikisht nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
vatrën e gatimit,
derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10 sekonda,
(tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe
vatra e gatimit çaktivizohet. Hiqni objektin
ose pastroni panelin e kontrollit.
vatra nxehet shumë (p.sh. kur mbi vatër
vendoset një tenxhere e zbrazur). Lëreni
zonën e gatimit të ftohet përpara se ta
përdorni vatrën sërish.
po përdorni një enë të pasaktë. Simboli
ndizet dhe zona e gatimit çaktivizohet
automatikisht pas 2 minutash.
nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak
kohe ndizet dhe vatra çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe
kohës pas së cilës çaktivizohet vatra:
Cilësimi i nxehtë‐
sisë
Vatra çaktivizohet
pas
, 1 - 2
6 orësh
3 - 4 5 orësh
5 4 orësh
6 - 9 1,5 orësh
Cilësimi i nxehtësisë
Prekni për të ngritur cilësimin e
nxehtësisë. Prekni për të ulur cilësimin e
nxehtësisë. Prekni dhe njëkohësisht
për ta çaktivizuar zonën e gatimit.
www.zanussi.com 7
Aktivizimi dhe çaktivizimi i unazave të
jashtme
Ju mund të përshtatni sipërfaqen e gatimit
sipas përmasave të enës.
Përdorni fushën e sensorit:
Për të aktivizuar unazën e jashtme: prekni
fushën e sensorit. Treguesi ndizet.
Për të çaktivizuar unazën e jashtme: prekni
fushën e sensorit derisa treguesi të fiket.
Nxehja automatike
Nëse aktivizoni këtë funksion, mund ta arrini
cilësimin e nevojshëm të nxehtësisë në një
kohë më të shkurtër. Funksioni cakton për
pak kohë cilësimin më të lartë të nxehtësisë
dhe më pas zbret te cilësimi i duhur i
nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin, zona e
gatimit duhet të jetë e ftohtë.
Për të aktivizuar funksionin për një zonë
gatimi: prekni ( ndizet). Prekni
menjëherë
( ndizet). Prekni menjëherë
derisa të aktivizohet cilësimi i duhur i
nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni .
Funksioni i fuqisë
Ky funksion vë më shumë fuqi në dispozicion
të zonave të gatimit me induksion. Funksioni
mund të aktivizohet për zonën e gatimit me
induksion vetëm për një periudhë të kufizuar
kohe. Pas kësaj kohe, zona e gatimit me
induksion kthehet automatikisht në cilësimin e
nxehtësisë më të lartë.
Drejtojuni kapitullit "Të dhëna
teknike".
Për të aktivizuar funksionin për një zonë
gatimi: prekni . ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni ose
.
Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim zbritës
Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar
kohëzgjatjen e punës së zonës së gatimit
vetëm për një gatim.
Caktoni fillimisht zonën e gatimit dhe më
pas funksionin. Cilësimin e nxehtësisë mund
ta caktoni para ose pasi të caktoni funksionin.
Për të caktuar zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa treguesi i zonës së
nevojshme të gatimit të ndizet.
Për të aktivizuar funksionin ose për të
ndryshuar orën: prekni
ose e
kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99
minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon
të pulsojë ngadalë, koha fillon të zbresë.
Për të parë kohën e mbetur: caktoni zonën
e gatimit me . Treguesi i zonës së gatimit
fillon të pulsojë shpejt. Në ekran shfaqet koha
e mbetur.
Për të çaktivizuar funksionin: vendosni
zonën e gatimit me dhe prekni . Koha e
mbetur numëron mbrapsht deri në 00.
Treguesi i zonës së gatimit fiket.
Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe pulson 00. Zona e
gatimit çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion si Kujtues
minutash kur vatra aktivizohet dhe zonat e
gatimit nuk funksionojnë (ekrani i caktimit të
nxehtësisë tregon
).
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
Prekni
ose të kohëmatësit për të
vendosur kohën. Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe 00 pulson.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e zonave të gatimit.
Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
8 www.zanussi.com
parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit
të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
ndizet për 4 sekonda.Kohëmatësi mbetet i
ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Do
të aktivizohet cilësimi i mëparshëm i
nxehtësisë.
Kur çaktivizoni vatrën, çaktivizohet
edhe ky funksion.
Mekanizmi i sigurisë për fëmijët
Ky funksion parandalon përdorimin aksidental
të vatrës së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me
. Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni vatrën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni
për 4 sekonda.
ndizeton. Çaktivizoni vatrën me .
Për të anashkaluar funksionin vetëm për
kohë gatimi: aktivizoni vatrën me .
ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni
cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju
mund të përdorni vatrën. Kur e çaktivizoni
vatrën me funksioni punon sërish.
Funksioni Menaxhimi i fuqisë
Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
vatër. Shikoni figurën.
Secila fazë ka ngarkesë maksimale
elektrike prej 3700 W.
Funksioni e ndan fuqinë mes zonave të
gatimit të lidhura me të njëjtën fazë.
Funksioni aktivizohet kur ngarkesa totale
elektrike e zonave të gatimit të lidhura me
një fazë i kalon 3700 W.
Funksioni e ul fuqinë mes zonave në zonat
e tjera të gatimit të lidhura me të njëjtën
fazë.
Afishimi i cilësimit të nxehjes së zonave të
reduktuara alternohet mes dy niveleve.
Udhëzime dhe këshilla
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me induksion,
fusha e fortë elektromagnetike e
krijon shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur, çelik,
çelik i smaltuar, inoks, me fund me shumë
shtresa (e cilësuar si e përshtatshme nga
prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri, tunxhi,
qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një vatër me
induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
www.zanussi.com 9
Fundi i enëve të gatimit duhet të
jetë sa më i trashë dhe më i
rrafshët që të jetë e mundur.
Enët prej çeliku të emaluar dhe me
bazamente alumini ose bakri mund
të shkaktojnë çngjyrosje mbi
sipërfaqen prej qeramike xhami.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht deri diku përmasës së fundit të
enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur me
diametrin e enës së gatimit. Enët me diametër
më të vogël se diametri minimal thithin vetëm
një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e
gatimit.
Drejtojuni kapitullit "Të dhëna
teknike".
Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga
materiale të ndryshme (strukturë sanduiç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sanduiç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
kërcitje: po ndodh një proces shkëmbimi
elektrik.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se
ka keqfunksionim të vatrës.
Shembuj të përdorimeve për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
konsumit të energjisë nga zona e gatimit nuk
është lineare. Kur ju rritni cilësimin e
nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion me
rritjen e konsumit të energjisë së zonës së
gatimit. Kjo do të thotë se zona e gatimit me
cilësim mesatar nxehtësie përdor më pak se
gjysmën e fuqisë së saj.
Të dhënat në tabelë janë vetëm
udhëzuese.
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
- 1
Mbajeni të ngrohtë ushqimin e ga‐
tuar.
sipas ne‐
vojës
Mbulojeni enën e gatimit me ka‐
pak.
1 - 2 Salcë holandeze, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë
të pjekura.
10 - 40 Gatuajini me kapakun të vendo‐
sur.
2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të
gatshme.
25 - 50 Shtoni lëng sa të paktën dyfishi i
sasisë së orizit, trazojini gatesat
me qumësht gjatë gatimit.
3 - 4 Gatim me avull i perimeve, pesh‐
kut, mishit.
20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4 - 5 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për
750 g patate.
4 - 5 Gatim sasish më të mëdha ushqi‐
mi, mishi me lëng dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit.
10 www.zanussi.com
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, mish viçi
me djathë e proshutë, kotëleta,
qofte, salsiçe, mëlçi, salcë, vezë,
palaçinka, petulla.
sipas ne‐
vojës
Kthejini në gjysmën e kohës.
7 - 8 Skuqje e fortë, të thekura, fileto
mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës.
9 Zierje uji, gatim makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të sku‐
qura mirë.
Zierje sasish të mëdha uji. Funksioni i fuqisë aktivizohet.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Informacione të përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që mund
të përdoret për sipërfaqen e vatrës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për xhamin.
Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan dhe ushqime me sheqer. Nëse nuk
e bëni, vatra mund të dëmtohet nga
papastërtia. Vendoseni kruajtësen speciale
mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni vatrën me
një leckë të njomë dhe me pak detergjent.
Pas pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta
vini në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me
rrjetin elektrik ose nuk është lid‐
hur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është
lidhur siç duhet me rrjetin elek‐
trik. Referojuni qarkut të lidhjes.
www.zanussi.com 11
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mos‐
funksionimit është siguresa.
Nëse siguresa lirohet vazhdi‐
misht, kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.
Aktivizojeni pianurën sërish dhe
caktojeni cilësimin e nxehtësisë
në më pak se 10 sekonda.
Keni prekur njëkohësisht 2 ose
më shumë fusha me sensor.
Prekni vetëm një fushë me sen‐
sor.
Mbi panelin e kontrollit ka njolla
uji ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
Bie një sinjal akustik dhe pia‐
nura çaktivizohet.
Bie një sinjal akustik kur pianura
çaktivizohet.
Keni vendosur diçka mbi një
ose më shumë fusha me sen‐
sor.
Hiqni objektin nga fushat me
sensor.
Vatra çaktivizohet. Keni vendosur diçka mbi fushën
me sensor .
Hiqni objektin nga fusha me
sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë, sepse
ka punuar vetëm për pak kohë.
Nëse zona ka qëndruar ndezur
mjaftueshëm për të qenë e
nxehtë, flisni me një qendër të
autorizuar shërbimi.
Nuk punon funksioni Nxehja au‐
tomatike.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën që të ftohet mjaf‐
tueshëm.
Është caktuar cilësimi më i lartë
i nxehtësisë.
Cilësimi më i lartë i nxehtësisë
ka të njëjtën fuqi me funksionin.
Cilësimin e nxehtësisë e keni
zbritur në .
Filloni nga dhe vetëm rrisni
cilësimin e nxehtësisë.
Nuk mund të aktivizoni unazën
e jashtme.
Aktivizoni në fillim unazën e
brendshme.
Në zonën shumë-funksio‐
nale ka një sipërfaqe të zezë.
Është normale që në zonën
shumë-funksionale të ketë një
sipërfaqe të zezë.
Cilësimi i nxehtësisë ndryshon
midis dy niveleve.
Vihet në punë funksioni Menax‐
himi i fuqisë.
Drejtojuni kapitullit "Përdorimi i
përditshëm".
Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e
madhe ose e keni vendosur
shumë afër butonave koman‐
dues.
Nëse është e mundur, vendosi‐
ni enët e mëdha në zonat e
pasme të gatimit.
12 www.zanussi.com
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Ndizet .
Fikja automatike funksionon. Çaktivizojeni pianurën dhe akti‐
vizojeni sërish.
Ndizet .
Vihet në punë funksioni Meka‐
nizmi i sigurisë për fëmijët ose
Bllokimi.
Drejtojuni kapitullit "Përdorimi i
përditshëm".
Ndizet .
Nuk ka enë mbi zonën e gati‐
mit.
Vendosni enë mbi zonën e gati‐
mit.
Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë të përshtatshme.
Drejtojuni kapitullit "Udhëzime
dhe këshilla".
Diametri i bazamentit të enës
është shumë i vogël për zonën
e gatimit.
Përdorni enë gatimi me përma‐
sa të sakta.
Drejtojuni kapitullit "Të dhëna
teknike".
Afishohet dhe një numër.
Ka një gabim në pianurë. Shkëputeni pianurën për pak
kohë nga rrjeti elektrik. Hiqni si‐
guresën nga sistemi elektrik i
shtëpisë. Lidheni atë sërish.
Nëse ndizet sërish, kontak‐
toni me qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Ndizet .
Në pianurë ka një gabim sepse
një enë gatimi është lënë pa
ujë. Fikja automatike dhe
mbrojtja nga mbinxehtësia për
zonat e gatimit vihet në funk‐
sion.
Çaktivizoni pianurën. Hiqeni
enën e nxehtë. Pas afro 30 se‐
kondave, aktivizojeni sërish zo‐
nën e gatimit. Nëse problemi
ishte ena e gatimit, mesazhi i
gabimit fiket. Treguesi i nxehtë‐
sisë së mbetur mund të vazh‐
dojë të rrijë ndezur. Lëreni enën
e gatimit që të ftohet mjaftue‐
shëm. Kontrolloni nëse ena e
gatimit përshtatet me pianurën.
Drejtojuni kapitullit "Udhëzime
dhe këshilla".
Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër
shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga
pllaka e specifikimeve. Jepni gjithashtu kodin
me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet në
qoshe të sipërfaqes prej qelqi) dhe mesazhin
e defektit që ndizet. Sigurohuni që pianurën ta
keni përdorur saktë. Nëse jo, servisi nga
tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë
falas, edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe
kushtet e garancisë janë në broshurën e
garancisë.
www.zanussi.com 13
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të vatrës.
Numri i serisë ...........................
Vatra inkaso
Vatrat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar vatrën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
Kablloja e lidhjes
Vatra është e pajisur me një kabllo lidhëse.
Për të zëvendësuar kabllon e energjisë që
është dëmtuar, përdorni llojin e kabllos së
energjisë në vijim (ose me vlerë më të
lartë): H05BB-F Tmax 90°C. Flisni me
qendrën lokale të shërbimit.
Montimi
min.
50mm
min.
500mm
min.
2mm
14 www.zanussi.com
min. 2 mm
A
B
A
12 mm
28 mm
38 mm
B
57 mm
41 mm
31 mm
min
30 mm
min. 500 mm
< 20 mm
> 20 mm
min. 2 mm
A
B
A
12 mm
28 mm
38 mm
B
57 mm
41 mm
31 mm
min. 500 mm
R 5mm
min.
55mm
560
+1
mm
490
+1
mm
min.
38 mm
min.
2 mm
www.zanussi.com 15
min.
12 mm
min.
2 mm
Të dhëna teknike
Etiketa e specifikimeve
Modeli ZEN6641XBA PNC 949 595 545 01
Lloji 58 GAD DA AU 220 - 240 V 50 - 60 Hz
Induksioni 3.7 kW Prodhuar në Gjermani
Nr. i serisë ................. 6.6 kW
ZANUSSI
Specifikimi i zonave të gatimit
Zona e gatimit Fuqia nominale
(cilësimi maksi‐
mal i nxehtë‐
sisë) [W]
Funksioni i fuq‐
isë [W]
Kohëzgjatja
maksimale
Funksioni i fuq‐
isë [min]
Diametri i enës
së gatimit [mm]
Majtas, përpara 2300 3700 10 180 - 210
Majtas, e pasme 1200 - - 145
Përpara, djathtas 1400 - - 125 - 145
Djathtas, e pasme 700 / 1700 - - 120 / 180
Fuqia e zonave të gatimit mund të jetë pak
më e ndryshme nga të dhënat në tabelë. Ajo
ndryshon në varësi të materialit dhe të
përmasave të enëve të gatimit.
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë
gatimi me diametër jo më të madh se ai i
dhënë në tabelë.
16 www.zanussi.com
Efikasiteti energjetik
Informacioni i produktit sipas EU 66/2014
Identifikimi i modelit ZEN6641XBA
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 4
Teknologjia e nxehjes Ngrohës me in‐
duksion dhe rreza‐
tim
Diametri i zonave rrethore të
gatimit (Ø)
Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Përpara, djathtas
Djathtas, e pasme
21,0 cm
14,5 cm
14,5 cm
18,0 cm
Konsumi i energjisë për zonë
gatimi (EC electric cooking)
Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Përpara, djathtas
Djathtas, e pasme
167,2 Wh/kg
202,3 Wh/kg
189,6 Wh/kg
183,7 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës
(EC electric hob)
185,7 Wh/kg
EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me
energji elektrike - Pjesa 2: Pianurat - Metodat
e matjes së performancës
Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që
ju nevojitet.
Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë
kapakët mbi enët e gatimit.
Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit
përpara se ta aktivizoni.
Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të
njëjtin diametër me zonën e gatimit.
Enët më të vogla vendosini në zonat më të
vogla të gatimit.
Vendosini enët direkt në qendër të zonës
së gatimit.
Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin e mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit
ose kontaktoni me zyrën komunale.
www.zanussi.com 17
Obsah
Bezpečnostné informácie 18
Bezpečnostné pokyny 19
Popis výrobku 21
Každodenné používanie 23
Tipy a rady 25
Ošetrovanie a čistenie 27
Riešenie problémov 27
Inštalácia 29
Technické informácie 31
Energetická účinnosť 32
Vyhradzujeme si právo na zmeny bez predchádzajúceho upozornenia.
Bezpečnostné informácie
Pred inštaláciou a používaním spotrebiča si pozorne prečítajte
priložený návod na používanie. Výrobca nie je zodpovedný za
škody a zranenia spôsobené nesprávnou inštaláciou a
používaním. Návod na používanie uchovávajte vždy v blízkosti
spotrebiča, aby ste doň mohli v budúcnosti nahliadnuť.
Bezpečnosť detí a zraniteľných osôb
Tento spotrebič smú používať deti staršie ako 8 rokov a
osoby so zníženou fyzickou, zmyslovou alebo psychickou
spôsobilosťou alebo nedostatkom skúseností a znalostí, iba
ak sú pod dozorom zodpovednej osoby alebo ak boli
zodpovednou osobou poučené o bezpečnom používaní
spotrebiča a rozumejú prípadným rizikám.
Nedovoľte, aby sa deti hrali so spotrebičom.
Obaly uschovajte mimo dosahu detí.
Nedovoľte deťom ani domácim zvieratám priblížiť sa k
spotrebiču počas prevádzky alebo keď je horúci. Prístupné
časti sú horúce.
Ak má spotrebič detskú poistku, odporúčame, aby ste ju
zapli.
Čistenie a údržbu nesmú vykonávať deti bez dozoru.
Deti do 3 rokoch nesmú mať prístup k spotrebiču, iba ak sú
nepretržite pod dohľadom zodpovednej osoby.
Všeobecné bezpečnostné pokyny
Spotrebič a jeho prístupné časti sa počas používania môžu
značne zahriať. Nedotýkajte sa ohrevných článkov.
18 www.zanussi.com
Spotrebič nepoužívajte prostredníctvom externého časovača
ani samostatného diaľkového ovládania.
Varenie na oleji alebo tuku na varnom paneli bez dohľadu
môže byť nebezpečné a môže spôsobiť požiar.
Nikdy sa nepokúšajte zahasiť oheň vodou, ale vypnite
spotrebič a potom zakryte plameň, napr. pokrievkou alebo
hasiacou prikrývkou.
Na varnom povrchu nenechávajte žiadne predmety.
Kovové predmety, napríklad nože, vidličky, lyžice a
pokrievky by sa nemali klásť na povrch varného panela,
pretože sa môžu zohriať.
Na čistenie spotrebiča nepoužívajte parné čističe.
Varný panel vypínajte po každom použití jeho ovládacími
prvkami. Nespoliehajte sa na funkciu rozpoznávania varnej
nádoby.
Ak je sklokeramický/sklenený povrch prasknutý, vypnite
spotrebič, aby ste vylúčili možnosť úrazu elektrickým
prúdom.
Ak je poškodený elektrický napájací kábel, musíte ho dať
vymeniť u výrobcu, v autorizovanom servise alebo
kvalifikovanej osobe, aby sa predišlo nebezpečenstvu.
Bezpečnostné pokyny
Inštalácia
VAROVANIE!
Tento spotrebič smie nainštalovať
iba kvalifikovaná osoba.
Odstráňte všetok obalový materiál.
Poškodený spotrebič neinštalujte ani
nepoužívajte.
Dodržiavajte pokyny na inštaláciu dodané
so spotrebičom.
Dodržiavajte požadovanú minimálnu
vzdialenosť od iných spotrebičov a
nábytku.
Pri premiestňovaní spotrebiča buďte vždy
opatrní, pretože je ťažký. Vždy používajte
bezpečnostné rukavice.
Plochy výrezu utesnite tesniacim
materiálom, aby ste predišli vydutiu
spôsobenému vlhkosťou.
Spodnú časť spotrebiča chráňte pred
parou a vlhkosťou.
Spotrebič neinštalujte vedľa dverí ani pod
okno. Predídete tak zhodeniu horúceho
kuchynského riadu zo spotrebiča pri
otvorení dverí alebo okna.
Ak je spotrebič nainštalovaný nad
zásuvkami, uistite sa, že je priestor medzi
spodnou časťou spotrebiča a hornou
zásuvkou postačujúci na cirkuláciu
vzduchu.
Spodná časť spotrebiča sa môže zohriať.
Pod spotrebič nainštalujte nehorľavý
oddeľovací panel, ktorý zamedzí prístup k
jeho spodnej časti.
Dbajte na to, aby medzi pracovnou doskou
a prednou časťou spodnej kuchynskej
jednotky zostal voľný priestor s veľkosťou 2
mm na vetranie. Záruka sa nevzťahuje na
poškodenia spôsobené nedostatočným
vetracím priestorom.
www.zanussi.com 19
Zapojenie do elektrickej siete
VAROVANIE!
Hrozí nebezpečenstvo požiaru a
zásahu elektrickým prúdom.
Všetky práce spojené so zapojením do
elektrickej siete smie vykonať výlučne
kvalifikovaný elektrikár.
Spotrebič musí byť uzemnený.
Pred akýmkoľvek zásahom odpojte
spotrebič od elektrickej siete.
Uistite sa, že elektrické údaje uvedené na
typovom štítku spotrebiča zodpovedajú
parametrom elektrickej siete. Ak nie,
kontaktujte elektrikára.
Skontrolujte, či je spotrebič správne
nainštalovaný. Uvoľnený a nesprávny
elektrický sieťový kábel alebo zástrčka (ak
sa používa) môže spôsobiť nadmerné
zohriatie zásuvky.
Použite vhodný elektrický sieťový kábel.
Elektrické sieťové káble sa nesmú
zamotať.
Skontrolujte, či je nainštalovaná ochrana
proti zásahu elektrickým prúdom.
Použite káblovú svorku na odľahčenie
ťahu.
Ak zapojíte nejaký elektrický spotrebič do
elektrickej siete v blízkosti, dbajte na to,
aby sa sieťový kábel alebo zástrčka (ak je
k dispozícii) nedotýkala horúceho varného
spotrebiča alebo horúcej varnej nádoby.
Nepoužívajte adaptéry, rozdvojky ani
predlžovacie prívodné káble.
Uistite sa, že zástrčka (ak sa používa)
alebo prívodný elektrický kábel nie sú
poškodené. Ak treba vymeniť poškodený
sieťový kábel, kontaktujte náš
autorizovaný servis alebo elektrikára.
Zariadenie na ochranu pred dotykom
elektrických častí pod napätím a
izolovaných častí treba namontovať tak,
aby sa nedalo odstrániť bez nástrojov.
Zástrčku zapojte do zásuvky až na konci
inštalácie. Uistite sa, že je napájací
elektrický kábel po inštalácii prístupný.
Ak je sieťová zásuvka uvoľnená,
nezapájajte do nej sieťovú zástrčku.
Pri odpájaní spotrebiča od elektrickej siete
neťahajte za napájací elektrický kábel.
Vždy ťahajte za zástrčku.
Použite iba správne odpájacie zariadenia:
ochranné ističe alebo poistky (skrutkovacie
poistky treba vybrať z držiaka).
Elektrická sieť v domácnosti musí mať
odpájacie zariadenie, ktoré umožní
odpojenie spotrebiča od elektrickej siete
na všetkých póloch. Vzdialenosť kontaktov
odpájacieho zariadenia musí byť
minimálne 3 mm.
Použitie
VAROVANIE!
Hrozí nebezpečenstvo zranenia,
popálenín alebo zásahu
elektrickým prúdom.
Pred prvým použitím odstráňte zo
spotrebiča všetky obaly, značenia a
ochrannú fóliu (ak je použitá).
Tento spotrebič používajte v domácom
prostredí.
Nemeňte technické charakteristiky tohto
spotrebiča.
Zabezpečte, aby boli vetracie otvory voľné.
Počas činnosti nenechávajte spotrebič bez
dozoru.
Po každom použití varnú zónu vypnite.
Nespoliehajte sa na detektor varnej
nádoby.
Na varné zóny neklaďte príbor ani
pokrievky. Môžu sa zohriať.
Spotrebič nepoužívajte, keď máte mokré
ruky, ani keď je v kontakte s vodou.
Nepoužívajte spotrebič ako pracovný
alebo odkladací povrch.
Ak je povrch spotrebiča popraskaný, ihneď
odpojte spotrebič z elektrickej siete.
Predídete tak zásahu elektrickým prúdom.
Keď je spotrebič v prevádzke, používatelia
s kardiostimulátorom musia udržiavať
vzdialenosť od indukčných varných zón
minimálne 30 cm.
Keď vkladáte jedlo do horúceho oleja,
môže olej vyprsknúť.
VAROVANIE!
Riziko požiaru a výbuchu.
Tuky a oleje môžu pri zohriatí uvoľňovať
horľavé výpary. Pri príprave jedla musia
byť plamene alebo horúce predmety v
dostatočnej vzdialenosti od tukov a olejov.
Výpary uvoľňované veľmi horúcim olejom
môžu spôsobiť spontánne vznietenie.
Použitý olej, ktorý môže obsahovať zvyšky
pokrmov, môže spôsobiť požiar pri nižšej
teplote ako nový olej.
20 www.zanussi.com
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68

Zanussi ZEN6641XBA Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka