4
AL
Ky produkt është prodhuar nga ose në emër të
Sony Corporation.
Importues i BE-së: Sony Europe B.V.
Kërkesat ndaj importuesit të BE-së, ose në lidhje
me pajtueshmërinë e produktit në Evropë duhet
të dërgohen tek përfaqësuesit e autorizuar të
prodhuesit, Sony Belgium, bijkantoor van Sony
Europe B.V., Da Vincilaan 7-D1, 1930 Zaventem,
Belgjikë.
Shënim për klientët në Evropë
Sony Corporation deklaron se kjo pajisje është
në përputhje me Direktivën 2014/53/EU.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-
së është i disponueshëm në adresën e
mëposhtme të internetit:
http://www.compliance.sony.de/
Për këtë pajisje radio, kufizimet e mëposhtme
mbi vendosjen në punë ose për kriteret e
autorizimit për përdorim zbatohen në BE, BG,
CZ, DK, DE, EE, IE, EL, ES, FR, HR, IT, CY, LV, LT, LU,
HU, MT, NL, AT, PL, PT, RO, SI, SK, FI, SE, UK, IS, LI,
NO, CH, AL, BA, MK, MD, RS, ME, XK, TR:
brezi i frekuencave 5 150–5 350 MHz kufizohet
vetëm me funksionet në ambient të brendshëm.
PARALAJMËRIME
• Kjo njësi funksionon me 220 V–240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që voltazhi i operimit
të njësisë të jetë i njëjtë me atë të rrymës
kryesore vendase.
• Vendoseni këtë njësi në mënyrë të atillë që
spina të mund të hiqet menjëherë nga priza
në mur në rast të ndonjë defekti.
• Kjo pajisje është testuar, duke përdorur një
kabllo lidhëse më të shkurtër se 3 metra,
dhe ka rezultuar të jetë në përputhje me
limitet e përcaktuara nga Rregullorja EMC.
• Vendoseni aparatin në një vend me ajrosje
të përshtatshme për të parandaluar
akumulimin e nxehtësisë brenda pajisjes.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e
mbuloni hapësirën e ventilimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa, perde etj.
• Mos i mbuloni hapësirat e ventilimit.
Kjo pajisje nuk ka për qëllim të vendoset
mbi sipërfaqe të buta (si mbulesa, batanije
etj.).
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve të
flakëve (për shembull, qirinj të ndezur).
• Mos e vendosni këtë aparat në hapësirë të
mbyllur, si raftet e librave ose orendi të tilla.
• Hapësira e mjaftueshme rreth aparatit
nevojitet për të çliruar nxehtësinë. Në rastet
kur e vendosni pajisjen në një mbajtëse,
lejoni më shumë se 44,45 mm hapësirë mbi
aparatin dhe më shumë se 44,45 mm
hapësirë në të dyja anët. Pjesa e mbajtëses
pas pajisjes duhet të jetë e hapur. Nëse e
vendosni pajisjen me pjesën fundore
përballë murit, lejoni me shumë se 88,9 mm
hapësirë midis aparatit dhe murit.
• Përdorni kompletin e mbajtëses WS-
UBPRE1 (nuk sigurohet me pajisjen) për të
vendosur aparatin.
• Mos e vendosni aparatin pranë burimeve të
nxehtësisë, ose në vende me diell, me
pluhur ose me tronditje mekanike.
• Mos e vendosni aparatin në ambient të
jashtëm, automjete, anije ose në mjete të
tjera.
• Nëse aparati zhvendoset nga një ambient i
ftohtë në një ambient të ngrohtë, ose
vendoset në një dhomë me lagështi, mund
të krijojë kondensim në lentat brenda
aparatit. Nëse ndodh kjo, aparati mund të
mos funksionojë si duhet. Në rast të tillë,
hiqeni diskun dhe lëreni aparatin ndezur
për rreth gjysmë ore derisa lagështia të
avullojë.
• Mos e vendosni aparatin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar për t’u përdorur
në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit ballor. Kjo mund të kufizojë marrjen
e valëve radio.
• Mos e vendosni aparatin në një vend ku
janë në përdorim pajisje mjekësore. Ai
mund t'u shkaktojë avari instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulues kardiak apo
aparate të tjera mjekësore, konsultohuni
me mjekun tuaj ose prodhuesin e pajisjes
mjekësore përpara se të përdorni
funksionin e rrjetit lokal (LAN) me valë.
• Ky aparat duhet të vendoset dhe të
përdoret në një distancë minimale prej
20 cm ose më shumë ndërmjet aparatit dhe
trupit të një personi (me përjashtim të
ekstremiteteve; duart dhe kyçet e tyre,
këmbët dhe kyçet e tyre).
• Mos vendosni mbi aparat objekte të rënda
ose të paqëndrueshme.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç
disqeve në sirtarin e diskut. Kjo mund të
shkaktojë dëmtime të aparatit ose objektit.
• Hiqni çdo disk nga aparati gjatë
zhvendosjes së tij. Nëse nuk e bëni, disku
mund të dëmtohet.