Aeg-Electrolux S72300DSX0 Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka
S72300DSX0
SQ
FRIGORIFER ME NGRIRJE UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
CS CHLADNIČKA S MRAZNIČKOU NÁVOD K POUŽITÍ 22
IT
FRIGO-CONGELATORE ISTRUZIONI PER L’USO
41
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt
e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për
shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e
bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund
të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi
kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin
prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që
ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e
një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë
aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve
të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri
te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e
shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg.com/shop
2
PËRMBAJTJA
4 Të dhëna për sigurinë
7 Funksionimi
7 Përdorimi i parë
8 Përdorimi I përditshëm
9 Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme
11 Kujdesi dhe pastrimi
13 Si të veprojmë nëse…
15 Të dhëna teknike
15 Instalimi
Në këtë manual përdorimi janë përdorur
simbolet e mëposhtme:
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë tuaj
personale si dhe udhëzime se si të
parandaloni dëmet në pajisje.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Përmbajtja
3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e
pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që
ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit, në pajisje apo në strukturën inkaso.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në
këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e
akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për
sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
4 Të dhëna për sigurinë
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark
të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të
shmangur rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një
prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
për ndriçimin e
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo
mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për
ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet
në murin e pasmë.
3)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
Të dhëna për sigurinë 5
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
4)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet
e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
6 Të dhëna për sigurinë
FUNKSIONIMI
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura
brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
Funksionimi
7
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh
kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo
ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën
"koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen
sipas dëshirës.
8 Përdorimi I përditshëm
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit me
madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të shigjetave
derisa të lirohet, dhe më pas rivendoseni sipas
dëshirës.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose
tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i
natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale.
Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë
se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për
të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që
ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen
në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të
jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në
ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të
plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë
hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,
në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë
sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
10 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë
lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e
kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Kujdesi dhe pastrimi
11
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark
dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një
vend të freskët.
3. Lëreni derën hapur.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht dhe
rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruar brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së
pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
2. nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3. shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj
4. lëreni derën/dyert hapur për të parandaluar erërat e pakëndshme.
12 Kujdesi dhe pastrimi
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet
apo defektet që nuk janë në këtë manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën)
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk
funksionon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
kryesore nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje të ndryshme
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon. Llambushka është në gatishmëri. Mbyllni dhe hapni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës".
Kompresori funksionon
vazhdimisht.
Temperatura nuk është vendosur
si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani derën hapur më
shumë se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Temperatura e ambientit është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e dhomës.
Në pllakën e pasme të
frigoriferit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakën e pasme.
Kjo është normale.
Si të veprojmë nëse… 13
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Tubi i daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në tabakanë avulluese që
ndodhet mbi kompresor.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të
shkrirë me tabakanë avulluese.
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët.
Rregullatori i temperaturës nuk
është vendosur si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Temperatura në pajisje
është shumë e lartë.
Rregullatori i temperaturës nuk
është vendosur si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Keni futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Vendosini produktet në mënyrë të
tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Ka shumë brymë. Ushqimi nuk është paketuar siç
duhet.
Paketojeni ushqimin në mënyrë të
saktë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Rregullatori i temperaturës nuk
është vendosur si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Zëvendësimi i llambushkës
1. Shkëputeni pajisjen nga priza.
2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambës.
3. Hiqni kapakun e llambës (shihni figurën).
4. Zëvendësojeni llambushkën e përdorur me
një llambushkë të re të së njëjtës fuqi dhe
të projektuar enkas për pajisjet elektro-
shtëpiake. (fuqia maksimale tregohet në
kapakun e llambushkës).
5. Montoni kapakun e llambës.
6. Shtrëngoni vidhën te kapaku i llambës.
7. Futeni në prizë pajisjen.
8. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.
14 Si të veprojmë nëse…
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Lartësia 1404 mm
Gjerësia 545 mm
Thellësia 604 mm
Koha në rritje 19 h
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Kjo pajisje mund të instalohet në një ambient të mbyllur, të thatë e të ajrosur mirë (garazh
ose qilar), por për rendiment optimal instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e
ambientit i korrespondon klasit të klimës të shënuar në etiketën e parametrave të pajisjes:
Klasi i klimës Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Ndarësit e pasmë
Në çantën e dokumenteve, do të gjeni dy ndarës që duhet të montohen siç tregohet
figurë.
Të dhëna teknike
15
1. Vendosini ndarësit në vrimat përkatëse.
Sigurohuni që shigjeta (A) është vendosur
siç tregohet në figurë.
2. Rrotullojini ndarësit në drejtim
kundërorar me 45° derisa të mbërthehen
në vend.
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë e niveluar. Kjo mund të arrihet nëpërmjet
dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore.
45˚
A
16 Instalimi
Vendosja
Pajisja duhet të vendoset në një distancë të
konsiderueshme nga burimet e nxehtësisë, si p.sh.
radiatorët, boilerët, drita e drejtpërdrejtë e diellit
etj. Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë lirisht
pas kasës së pajisjes. Për të siguruar performancën
më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një
pajisjeje të varur në mur, distanca minimale mes
pjesës së sipërme të kasës dhe njësisë në mur
duhet të jetë të paktën 100 mm. Në një rast ideal,
do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej poshtë
njësive që varen në mur. Nivelimi i kujdesshëm
arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme që ndodhen nën dollap. Nëse
dollapi është vendosur në një qoshe dhe pjesët anësore me menteshat janë përballë murit,
distanca midis murit dhe dollapit duhet të jetë të paktën 10 mm për të lejuar hapjen e
mjaftueshme të derës, në mënyrë që raftet të nxirren jashtë.
PARALAJMËRIM
Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; si rrjedhojë, spina duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas montimit.
Ndryshimi i kahut të derës
Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person
tjetër që do të mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës, ndiqni këta hapa:
1. Hiqni spinën nga priza e korrentit.
2. Hapeni derën e ngrirësit. Lironi
menteshën.
15mm
15mm 100mm
Instalimi 17
3. Hiqni dyert duke i tërhequr ato ngadalë
dhe hiqni menteshën.
4. Në anën e kundërt, hiqni kapakët e
vrimës.
3
2
1
18 Instalimi
5. Zhvidhosni dy këmbëzat e
rregullueshme dhe vidhat e menteshës
së poshtme të derës. Hiqni menteshën e
poshtme të derës dhe montojeni atë në
anën e kundërt.
6. Zhvidhosni vidhën e poshtme anësore
dhe montojeni në anën e kundërt.
7. Zhvidhosni kunjin mbajtës të derës.
Instalimi 19
8. Vidhoseni sërish kunjin në anën tjetër.
9. Mbërthejini dyert në kunja dhe montoni
derën. Montoni menteshën.
10. Në anën e kundërt, instaloni kapakët e
vrimës.
11. Shtrëngojeni menteshën. Sigurohuni që
dyert të jenë në nivel.
12.
Hiqni dhe montoni dorezën
5)
në krahun
e kundërt.
13. Rivendoseni dhe nivelojeni pajisjen,
prisni për të paktën katër orë dhe më
pas lidheni atë në prizë.
Bëni një kontroll përfundimtar për t'u
siguruar që:
Të gjitha vidat janë shtrënguar.
Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të
saktë.
3
2
1
5) Nëse parashikohet
20 Instalimi
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64

Aeg-Electrolux S72300DSX0 Používateľská príručka

Typ
Používateľská príručka

V iných jazykoch