7
www.zanussi.com
Pastrimi periodik
KUJDES! Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat dhe/ose
kabllot brenda pajisjes.
KUJDES! Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës. Kur të lëvizni
mobilien, ngrijeni nga buza e përparme
për të evituar gërvishtjen e dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht dorezat e derës dhe
pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse mund ta arrini, pastroni
kondensatorin dhe kompresorin në pjesën
e pasme të pajisjes, me një furçë.
Ky veprim do të përmirësojë performancën e
pajisjes dhe do të kursejë energjinë.
Pastrimi i prodhuesit të akullit
KUJDES! Mos përdorni detergjentë
ose ilaçe gërryese pastrimi.
Kur të jetë nevoja, pastrojini sipërfaqet e
shpëlarësit dhe enën e akullit që mund t'i arrini
nga jashtë, vetëm me anë të një cope të butë
dhe ujit të ngrohtë. Sigurohuni që ena e akullit
të thahet tërësisht përpara se ta rivendosni.
Shkrirja e dhomëzës së prodhimit të
akullit
KUJDES! Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të gërryer brymën
nga avulluesi, pasi mund ta dëmtoni
atë. Mos përdorni pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Rreth dhomëzës së prodhimit të akullit do të
krijohet gjithmonë një sasi e caktuar bryme.
Bryma dhe akulli i trashë kanë efekt izolues,
ndaj ulin efikasitetin ftohës me rritjen e
temperaturës, duke pasur nevojë për më
shumë energji.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës të arrijë
një trashësi prej 3-5 mm.
1. Fikeni pajisjen dhe shkëputeni atë nga
priza.
2. Zbrazni dhomëzën e akullit.
3. Lëreni hapur derën e pajisjes dhe
dhomëzën e prodhimit të akullit.
Shkrirja zgjat zakonisht disa orë.
4. Kur të ketë mbaruar, hidheni ujin e shkrirë
që është mbledhur në tabaka dhe fshijeni
sipërfaqen derisa të thahet.
5. Futeni spinën në prizë dhe kthejeni
kontrollin e termostatit në pozicion
mesatar.
6. Rivendoseni ushqimin e nxjerrë jashtë
sërish në vendin e tij.
Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata,
merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Fikni prodhuesin e akullit.
2. Mbyllni linjën e ujit.
3. Zbrazni enën e akullit.
4. Hiqeni pajisjen nga priza.
5. nxirrni jashtë gjithë ushqimet
6. Lëreni derën/dyert hapur për të shmangur
erërat e pakëndshme.
Kur të rinisë prodhuesi i akullit, mos e
përdorni akullin e prodhuar gjatë ditës së
parë, për të pasur shije të freskët.
KUJDES! Nëse pajisjen do ta mbani
të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë
herë pas herë për të shmangur prishjen
e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve
elektrike.