Aeg-Electrolux SC91840-6I Používateľská príručka

Kategória
Mrazničky
Typ
Používateľská príručka
SANTO C 9 18 40-6i
Udhëzimet për përdorim Frigorifer-Ngrirës
Ръководство за
употреба
Хладилник-фризер
Upute za uporabu Hladnjak-zamrzivač
Návod k použití Chladnička s
mrazničkou
Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 3
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme 3
Siguria e përgjithshme 3
Përdorimi i përditshëm 4
Kujdesi dhe pastrimi 5
Instalimi 5
Shërbimi 5
Paneli i kontrollit 6
Ndezja 6
Fikja e frigoriferit 6
Fikja e pajisjes 6
Alarm ndaj temperaturës së lartë 7
Butonat e përzgjedhjes së temperaturës
7
Treguesit e temperaturave 7
Rregullimi i temperaturës 7
Funksioni COOLMATIC 8
Funksioni i pushimeve 8
Funksioni FROSTMATIC 8
Përdorimi i parë 9
Pastrimi i brendësisë së pajisjes 9
Përdorimi I përditshëm 9
Ngrirja e ushqimeve të freskëta 9
Depozitimi i ushqimeve të ngrira 9
Kalendari i Ngrirjes 9
Shkrirja e akullit 10
Prodhimi i kubeve të akullit 10
Akumulatorët e ftohtësi 10
Raftet e lëvizshme 10
Vendosja e rafteve të derës 10
Vendosja e gjysmë rafteve të derës 10
Kontrolli i lagështisë 11
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 11
Këshilla për kursimin e energjisë 11
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
11
Këshilla për ftohjen 11
Këshilla për ngrirjen 12
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të
ngrira 12
Kujdesi dhe pastrimi 13
Pastrimi periodik 13
Shkrirja e frigoriferit 13
Shkrirja e ngrirësit 14
Kohë të gjata mos-përdorimi 15
Si të veprojmë nëse 15
Zëvendësimi i llambushkës 17
Mbyllja e derës 17
Të dhëna teknike 17
Instalimi 18
Pozicionimi 18
Lidhja elektrike 18
Nevojat për ventilim 18
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
2
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin
e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për
sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që
ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në
këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e
akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për
sa kohë nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse (antipiretikut).
Të dhëna për sigurinë
3
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark
të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes.
Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
së ndriçimit të
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet
në murin e pasmë.
2)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
4
Të dhëna për sigurinë
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Nëse nuk e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë elektrike.
Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime
në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
Të dhëna për sigurinë
5
Paneli i kontrollit
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 Drita treguese e Frigoriferit
2 Çelësi ON/OFF i frigoriferit
3 Rregullatori i temperaturës së frigoriferit, butoni +
4 Treguesi i temperaturës së frigoriferit
5 Rregullatori i temperaturës së frigoriferit, butoni -
6 treguesi COOLMATIC
7 butoni COOLMATIC
8 Drita treguese e Pajisjes
9 Çelësi ON/OFF i pajisjes
10 Rregullatori i temperaturës së ngrirësit, butoni +
11 Treguesi i temperaturës së ngrirësit
12 Rregullatori i temperaturës së ngrirësit, butoni -
13 treguesi FROSTMATIC
14 Butoni FROSTMATIC
15 Treguesi i alarmit ( ALARM OFF)
16 Butoni i riaktivizimit të alarmit (ALARM OFF)
Ndezja
1. Futeni spinën në prizë.
2. Shtypni çelësin ON/OFF.
3. Llamba ndriçuese do të ndizet.
4. Drita treguese e alarmit pulson kur arrihet temperatura e vendosur.
Zilja do të tingëllojë.
5. Shtypni butonin e riaktivizimit të alarmit për ta riaktivizuar atë.
Fikja e frigoriferit
1. Mbajeni çelësin ON/OFF të shtypur për më shumë se 5 sekonda.
2. Pas kësaj, do të shfaqet një numërim mbrapsht i temperaturës nga -3 -2 -1. Kur shfaqet
"1", frigoriferi është i fikur. Treguesi i temperaturës fiket. Drita treguese do të fiket.
Fikja e pajisjes
1. Mbajeni çelësin ON/OFF të shtypur për më shumë se 5 sekonda.
2. Pas kësaj, do të shfaqet një numërim mbrapsht i temperaturës nga -3 -2 -1. Kur shfaqet
"1", pajisja është e fikur. Treguesi i temperaturës fiket. Drita treguese do të fiket.
6
Paneli i kontrollit
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Në rastin e një rritjeje jonormale të temperaturës brenda në ngrirës (si psh. ikje korrenti),
drita treguese e alarmit do të fillojë të pulsojë dhe do të tingëllojë një zile.
Shtypni butonin e riaktivizimit të alarmit për të ndaluar tingullin e ziles, ndërkohë që drita
treguese e alarmit do të vazhdojë të pulsojë.
Zilja do të pushojë automatikisht kur temperatura të kthehet në vlera normale, ndërsa drita
treguese e alarmit do të vazhdojë të pulsojë.
Shtypni butonin e riaktivizimit të alarmit. Drita treguese e alarmit fiket dhe njëkohësisht
treguesi i temperaturës së ngrirësit tregonr rreth 5 sekonda, temperaturën më të ngrohtë
të arritur në dhomëzën e ngrirësit.
Butonat e përzgjedhjes së temperaturës
Temperatura rregullohet duke përdorur butonat e përzgjedhjes së temperaturës. Këta
butona janë lidhur me treguesin e temperaturës.
Treguesi i temperaturës ka kaluar nga treguesi i temperaturës AKTUALE (treguesi i
temperaturës është ndezur) në treguesin e temperaturës së DËSHIRUAR (treguesi i
temperaturës pulson) duke shtypur një nga butonat përzgjedhës të temperaturës.
Çdo herë që shtypet një nga dy butonat, temperatura e DËSHIRUAR rregullohet me anë
të 1°C. Temperatura E DËSHIRUAR duhet të arrihet brenda 24 orëve.
Nëse nuk shtypet asnjë nga butonat, treguesi i temperaturës tregon sërish automatikisht
pas një periudhe të shkurtër (afro 5 sek.) treguesin e temperaturës AKTUALE.
Temperatura e DËSHIRUAR do të thotë:
Temperatura që është zgjedhur për brendësinë e dhomëzës përkatëse. Temperatura E
DËSHIRUAR tregohet me numra që pulsojnë.
Temperatura AKTUALE do të thotë:
Treguesi i temperaturës do të tregojë sërish temperaturën aktuale në dhomëzën përkatëse.
Temperatura AKTUALE tregohet me numra të ndriçuar.
Treguesit e temperaturave
Treguesit e temperaturës shfaqin të dhëna të ndryshme:
Gjatë punës normale, do të shfaqet temperatura e frigoriferit në atë moment
(temperatura AKTUALE).
Në ngrirës shfaqet temperatura më e ngrohtë (temperatura AKTUALE). Kur është
mbushur plot, zona më e ngrohtë ndodhet normalisht në pjesën e sipërme të zonës
ballore të ngrirësit. Në varësi të pjesës së mbushur, temperaturat janë të ulëta në zona
të tjera të ngrirësit.
Gjatë rregullimit të temperaturës, ekrani që do të pulsojë do të tregojë temperaturën që
keni vendosur aktualisht (temperaturën E DËSHIRUAR).
Kur ndryshoni përzgjedhjen e temperaturës, prisni rreth 24 orë derisa ekrani i temperaturës
të stabizilohet.
Rregullimi i temperaturës
Për të venë pajisjen në punë, veproni si vijon:
1. Vendosni temperaturën e kërkuar, duke shtypur çelësin përkatës të temperaturës.
Treguesi i temperaturës do të shfaqë menjëherë përzgjedhjen e ndryshuar (temperatura
E DËSHIRUAR) dhe treguesi i temperaturës do të pulsojë.
Paneli i kontrollit
7
2. Çdo herë që shtypet butoni i temperaturës, temperatura e DËSHIRUAR rregullohet me
anë të 1 °C. Temperatura E DËSHIRUAR duhet të arrihet brenda 24 orëve.
3. Pasi të jetë vendosur temperatura e nevojshme, pas pak (afro 5 sek.) treguesi i
temperaturës do të tregojë sërish temperaturën AKTUALE në brendësi të dhomëzës
përkatëse. Treguesi i temperaturës do të ndryshojë nga pulsimi në ndriçim të
vazhdueshëm.
Për ruajtjen e saktë të ushqimit, duhet të vendosni temperaturën e mëposhtme:
+5 °C në frigorifer
-18 °C në ngrirës.
Kur përzgjedhja është ndryshuar, kompresori nuk e fillon punën menjëherë nëse është në
proces shkrirja automatike. Pasi temperatura e frigoriferit të jetë arritur shpejt, ju mund të
ruani në të ushqime menjëherë pasi ta keni ndezur atë.
Funksioni COOLMATIC
Funksioni COOLMATIC është i përshtatshëm për ftohjen e shpejtë të sasive të mëdha të
ushqimeve në frigorifer.
Për të aktivizuar këtë funksion, ndiqni këta hapa:
1. Shtypni butonin COOLMATIC.
2. Treguesi COOLMATIC ndizet.
Funksioni COOLMATIC kujdeset për ftohjen intensive. A Temperatura e DËSHIRUAR e +2°C
zgjidhet automatikisht.
Funksioni COOLMATIC përfundon automatikisht pas një periudhe prej 6 orësh.
Ju mund ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë:
1. Shtypni butonin COOLMATIC.
2. Treguesi COOLMATIC do të fiket.
Funksioni i pushimeve
Ky funksion ju lejon ta mbani frigoriferin të fikur dhe bosh gjatë një periudhe pushimesh
(psh. pushimet e verës) pa formimin e erërave të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i pushimeve është i ndezur.
Për ta aktivizuar këtë funksionin:
1. shtypni vazhdimisht (çelësin e temperaturës +) derisa në treguesin e temperaturës të
shfaqet shkronja "H" (Holiday = Pushime). Funksioni Holiday vendos një temperaturë
afro +15°C. Frigoriferi është në modalitetin e kursimit të energjisë.
Për ta çaktivizuar këtë funksionin:
1. regjistroni temperaturën e nevojshme duke shtypur çelësin e temperaturës së ngrirësit.
Funksioni FROSTMATIC
Funksioni FROSTMATIC shpejton ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe njëkohësisht i mbron
ushqimet që janë ngrohur pa dashje.
Për të aktivizuar këtë funksion, ndiqni këta hapa:
1. Shtypni butonin FROSTMATIC.
2. Treguesi FROSTMATIC ndizet.
Funksioni FROSTMATIC përfundon automatikisht pas një periudhe prej 52 orësh.
Ju mund ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë:
8
Paneli i kontrollit
1. Shtypni butonin FROSTMATIC.
2. Drita FROSTMATIC do të fiket.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herëparë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin FROSTMATIC të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të ngrini në dhomëzën e sipërme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë, specifikohet në pllakëzën e
parametrave , një etiketë që ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe koshat nga
pajisja dhe vendosni ushqimin mbi raftet e ftohta për të patur rezultate sa më të mira.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që ushqimet të mos e tejkalojnë ngarkesën maksimale në anë të pjesës së
sipërme (aty ku është e pranishme)
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, si për shembull për shkak të ikjes së korrentit, nëse
ushqimi me energji ka zgjatur më shumë se vlera e treguar në tabelën e karakteristikave
teknike në "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të ringrihet (pasi është ftohur).
Kalendari i Ngrirjes
Përdorimi i parë
9
Simbolet tregojnë lloje të ndryshme ushqimesh të ngrira.
Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në muaj për llojet e përshtatshme të ushqimeve
të ngrira. Koha e ruajtjes në pajisje ka vlerë më të lartë apo më të ulët në varësi të cilësisë
së ushqimit dhe trajtimit para ngrirjes.
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më shumë kuti të posaçme për prodhimin e kubeve
të akullit. Mbushini këto kuti me ujë, më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për të hequr kutitë nga ngrirësi.
Akumulatorët e ftohtësisë
Një ose më shumë akumulatorë të ftohtë janë në ngrirës; këto rrisin gjatësinë e kohës
do të ruhet ushqimi në rast të ikjes së dritave ose defekti.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen
sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës, gjysmë-
raftet e përparme mund të mbështeten mbi ato të
pasmet.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund
të vendosen në lartësi të ndryshme.
Vendosja e gjysmë rafteve të derës
Gjysmë rafti i derës mund të vendoset në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
10
Përdorimi I përditshëm
1. ngrini raftin me gjysmë raftin e derës lart
jashtë mbajtësve të derës
2. hiqni kllapën mbajtëse nga drejtuesi nën
raft
3. Bëni të kundërtën e veprimit të mësipërm
për të futur gjysmë raftin në një lartësi të
ndryshme.
Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm me
kanale (të rregullueshme nëpërmjet një leve
rrëshqitëse), i cili mundëson rregullimin e
temperaturës në sirtarin(-ët) e zarzavateve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të ushqimit te
dhomëzat e frutave dhe zarzavateve ruhet për një
kohë më të gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në dhomëzat e frutave dhe
zarzavateve.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë
se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse
kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët
për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
11
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen
në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në
ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla
të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë
hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,
në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë
sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
12
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe
do të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë
lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme
e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Kujdesi dhe pastrimi
13
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark
dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Rreth 12 orë para shkrirjes, vendoseni rregullatorin e Temperaturës në përzgjedhjet më të
larta, në mënyrë që të formohet një rezervë e mjaftueshme ftohjeje për ndërprerjen e
operacionit.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një
vend të freskët.
KUJDES
Mos i prekni me duar të zbuluara ushqimet e ngrira. Këto ushqime mund të ngrijnë duart.
3. Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e qendrës,
duke vendosur një tas poshtë për të
mbledhur ujin e shkrirë
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes, vendosni
një tenxhere me ujë të ngrohtë në dhomëzën
e ngrirësit. Përveç kësaj, hiqni copëzat e akullit
që plasariten përpara se të ketë përfunduar
shkrirja.
4. Kur ka përfunduar shkrirja, thani pjesën e
brendshme mirë dhe mbajeni kruajtësen
për ta përdorur sërish në të ardhmen.
5. Ndizni pajisjen.
6. Pas dy ose tre orësh, rivendosni brenda në dhomëz ushqimet që hoqët më parë.
14
Kujdesi dhe pastrimi
Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruajtur brymën nga avulluesi pasi mund
ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
nxirrni jashtë gjithë ushqimet
shkrirja
4)
dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj
lëreni derën/dyert pak hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet
apo defektet që nuk janë në këtë manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë
Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën)
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk punon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
kryesore nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje të ndryshme
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon.
Llambushka është në
modalitetin stand-by.
Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës.
Drita treguese do të
ndizet.
Pajisja nuk punon mirë. Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
4) Nëse parashikohet.
Si të veprojmë nëse…
15
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Zilja do të tingëllojë. Drita
e alarmit pulson.
Temperatura në ngrirës është
shumë e lartë.
Referojuni kapitullit "Alarmi i
Temperaturës së Lartë.
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës.
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e lini derën të hapur më gjatë
se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta futni në
pajisje.
Temperatura e ambientit është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e ambientit.
Kompresori nuk starton
menjëherë pasi shtypni
butonin FROSTMATIC ose
COOLMATIC, ose pasi
ndryshoni temperaturën.
Kjo është normale, nuk është
asnjë gabim.
Kompresori starton pas një
periudhe kohore.
Në pllakëzën e pasme të
ftohësit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakëzën e pasme.
Është normale.
Brenda në frigorifer
rrjedh ujë.
Tubi i daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Temperatura nuk mund
të regjistrohet .
funksionet FROSTMATIC ose
COOLMATIC janë të aktivizuar.
Fikeni FROSTMATIC ose
COOLMATIC manualisht, ose
prisni të vendosni temperaturën
derisa funksioni të rivendoset
automatikisht. Referojuni
paragrafit " Funksioni
FROSTMATIC ose COOLMATIC "..
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët/e
lartë.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë/të ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta futni në
pajisje.
Keni futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
16
Si të veprojmë nëse…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Vendosini produktet në mënyrë të
tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Ka shumë brymë.
Ushqimi nuk është paketuar siç
duhet.
Paketojeni ushqimin në mënyrë të
saktë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Zëvendësimi i llambushkës
1. Fikni pajisjen.
2. Shtypni çengelin e pasmë dhe në të
njëjtën kohë rrëshqisni kapakun në
drejtim të shigjetës.
3. Zëvendësoni llambushkën me një tjetër të
së njëjtës fuqi (fuqia maksimale tregohet
në mbështjellën e llambushkës).
4. Instaloni kapakun e llambës duke e
rrëshqitur në pozicionin e tij fillestar.
5. Ndizni pajisjen.
6. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të
ndizet.
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Të dhëna teknike
Dimensionet e folesë
Lartësia 1780 mm
Gjerësia 560 mm
Thellësia 550 mm
Koha në rritje 24 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
Të dhëna teknike
17
Instalimi
Pozicionimi
PARALAJMËRIM
Nëse po hidhni një pajisje të vjetër që ka një bravë ose gremç në derë, duhet të siguroheni
që kjo e fundit të jetë bërë e papërdorshme, për të shmangur kështu rrezikun që fëmijët të
mbyllen brenda.
Pajisja duhet ta ketë spinën të arritshme pas instalimit.
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës
që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e klimës Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në
tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni
pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar
me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake
të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat
Nevojat për ventilim
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë i
mjaftueshëm.
50 mm
min.
200 cm
2
min.
200 cm
2
18
Instalimi
Благодарим ви, че избрахте един от нашите висококачествени
продукти.
За да осигурите оптималната и редовна работа на вашия уред,
прочетете внимателно това ръководство за работа. То ще ви даде
възможност да преминавате през всички етапи на работата с
лекота и максимална ефективност. За да можете да правите
справки в това ръководство винаги, когато ви потрябва, ние
препоръчваме да го съхранявате на безопасно място. Моля,
предайте го на евентуалния бъдещ собственик на уреда.
Желаем ви много радост с новия уред!
Съдържание
Информация за безопасност 20
Безопасност за децата и хората с
намалени способности 20
Общи мерки за безопасност 20
Всекидневна употреба 21
Грижи и почистване 22
Инсталиране 22
Обслужване 22
Командно табло 23
Включване 23
Изключване на хладилника 24
Изключване на уреда 24
Аларма за висока температура
24
Бутони за настройка на
температурата 24
Индикатори за температура 25
Регулиране на температурата
25
Функция COOLMATIC 25
Функция ваканция 26
Функция FROSTMATIC 26
Първа употреба 26
Почистване на вътрешността
26
Всекидневна употреба 27
Замразяване на пресни хранителни
продукти 27
Съхранение на замразени храни
27
Календар на замразяване 27
Размразяване 28
Приготвяне на кубчета лед 28
Акумулатори на студ 28
Подвижни рафтове 28
Позициониране на рафтовете на
вратата 28
Позициониране на полурафта на
вратата 28
Контрол на влагата 29
Полезни препоръки и съвети 29
Съвети за икономии на
електроенергия 29
Съвети за съхраняване в хладилник
на пресни хранителни продукти
29
Съвети за съхраняване в
хладилник 30
Съвети за замразяване 30
Съвети за съхранение на
замразени храни 31
Грижи и почистване 31
Периодично почистване 31
Обезскрежаване на хладилника
32
Обезскрежаване на фризера 32
Периоди на бездействие 33
Как да постъпите, ако 34
Смяна на крушката 36
Затваряне на вратата 36
Технически данни 37
Инсталиране 37
Разполагане 37
Свързване в електрическата
мрежа 37
Изисквания за вентилацията 38
Съдържание
19
222336754-00-072009
Опазване на околната среда 38
Запазваме си правото на изменения
Информация за безопасност
От интерес на вашата безопасност и за осигуряване на правилна упо‐
треба, преди да инсталирате и използвате уреда за пръв път, прочетете
това ръководство за потребителя внимателно, включително препоръките
и предупрежденията. За да избегнете ненужни грешки и злополуки, важно
е да внимавате всички хора, които използват уреда, да са напълно за‐
познати с неговата работа и средствата за предпазване. Запазете тези
инструкции и се погрижете те да останат към уреда, ако той бъде преме
стен или продаден, така че всеки, който го използва през целия му срок
на експлоатация, да бъде добре информиран за употребата и безопас‐
ността на уреда.
За защита на живота и имуществото си спазвайте предпазните мерки от
инструкциите за потребителя, тъй като производителят не носи отговор‐
ност за повреди, предизвикани поради неспазването им.
Безопасност за децата и хората с намалени способности
Този уред не е предназначен за употреба от лица (включително деца)
с ограничени физически, сетивни или умствени възможности, с недо‐
статъчен опит и познания освен ако не се наблюдават или са им дадени
инструкции за употребата на уреда от лице, отговорно за тяхната без‐
опасност.
Децата трябва да се надзирават, за да се гарантира, че няма да си
играят с уреда.
Съхранявайте опаковъчните материали далеч от обсега на деца. Съ‐
ществува опасност от задушаване.
При изхвърляне на уреда изключете щепсела от контакта, срежете ка‐
бела на захранването (възможно най-близо до уреда) и демонтирайте
вратата, за да предотвратите удар с електрически ток и евентуалното
затваряне на деца в него по време на игра.
Ако с този уред, който има магнитни уплътнения на вратата, ще заме‐
ните по-стар уред с пружинен затвор (ключалка) на вратата или капака,
уверете се, че пружинният затвор е неизползваем, преди да изхвърли‐
те употребявания уред. Така ще предотвратите смъртна опасност от
затварянето на деца вътре.
Общи мерки за безопасност
ВНИМАНИЕ!
Внимавайте да не запушите вентилационните отвори.
Уредът е предназначен за съхранение на хранителни продукти и/или
напитки при нормални домашни условия, както е обяснено в тази книж‐
ка с инструкции.
20
Информация за безопасност
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76

Aeg-Electrolux SC91840-6I Používateľská príručka

Kategória
Mrazničky
Typ
Používateľská príručka